Avni Dalipi u lind me 19.07.1970 në Kumanovë, Maqedoni. Ne vitin 1993 u diplomua ne fakultetin e arteve ne Universitetin e Prishtines ne drejtimin e aktrimit.

VEPRA ARTISTIKE

SHFAQJET :

  • 1.“The KosoWars” regjia Haqif Mulliqi, Teatri Alternativ Kosova,Prishtine
  • 2.“ Ruleti Ballkanik” regjia Gëzim Kame, Teatri kombëtar i Kosovës,Prishtine
  • 3.“Dredhëzat mbi varre” regjia Jeton Ahmetaj, Teatri kombëtar i Kosovës, Prishtine
  • 4."Profesor …jam talent…(1)" regjia Faruk Begolli, Teatri Dodona
  • 5. "Ditë Vere" regjia Melihate Qena, Teatri Dodona
  • 6."Borgjezi Fisnik", regjia Luan Daka, Teatri Dodona
  • 7."Karavani i bubrrecave", Regjia Isa Qosja – teatri “Sofra”- Struge
  • 8."Zhvarrimi I Pjetër Bogdanit", regjia Fadil Hysaj, Teatri Kombetar i Kosoves, Prishtine
  • 9. “Komemorativisht”, Haqif Mulliqi, regjia Haqif Mulliqi, Teatri Alternativ Kosova, Prishtine
  • 10. “Komedia”, Haqif Mulliqi, regjia Haqif Mulliqi, Teatri kombetar i Gjakoves

FILMAT :

  • 1. “Djelmoshat e rrezikshëm”, Halil Budakova
  • 2. "Vallja e çmendur", Isa Qosja (Ky film u prezantua në festivalin e Brukselit “Cinema Mediterraneen a Bruxelless” në nëntor të vitit 1998) etj..
  • 3. "Vesa", Isa Qosja
  • 4. "Rruga pa kthim", Ekrem Kryeziu
  • 5. "Te Pulat Tona", Sunaj Raça
  • 6. “Palaço i pa kulturuar”, film për fëmijë.

FILMAT ME METRAZH TE SHKURTE :

  • 1.“Procesi”, Robert Bacaj
  • 2.“Rruga”, Osman Demiri
  • 3.“Jeta Ime”, Agron Maliqi
  • 4.“Visible Dream”, Hareza Basha
  • 5.“Ruhani i IV”, Mentor Shala
  • 6.“Piktura”, Agron Maliqi
  • 7.“Jeta Ime”, Agron Maliqi
  • 8.“Njerëzit e humbur”, Hareza Basha
  • 9.“Maratonisti”,Robert Bacaj, film ne proces te realizimit

SHFAQJET PËR FËMIJE :

  • 1.Princesha Zobeidë – teatri Dodona – regjia M. Qena
  • 2.Pylli është I të gjithëve – Teatri Dodona – regjia M. Qena
  • 3.Besimi I Humbur – Teatri Dodona – regjia Adem Zhitopotoku
  • 4.Babadimri midis nesh – QDAKFR Qeshu – Smile – Regjia A. Dalipi etj..
  • 5.Lojra Për Fëmijë – Lojëra pa Kufinj në organizim të shoqatës italiane Ai.Bi., me koncept, përzgjedhje, regji dhe udhëheqje të A. Dalipit

AUDIO PROJEKTET ;

  • 2008. "Antologjia e Puthjeve te Blerta", Permbledhje me poezi-audio recitime- Horizonti, Kumanove
  • 2008. "Tregime", Permbledhje tegimesh-audio, te lexuara, Lina-r Pres Kumanove
  • 2007. "Antologjia e Drames Bashkekohore Shqiptare", TLS&Friends, Kumanove
  • 2007. "Antologjia e Drames Tradicionale Shqiptare", TLS&Friends,Kumanove
  • 2008. "Treni i Fundit i Metrose", tregim-audio, i lexuar, Lina-r Pres, Kumanove

AKTIVITETE TJERA :

  • Ka punuar, profesor i “Aktrimit” dhe “Fjala Artistike”(diksion), Shkolla e mesme “Odhise Paskali” – Peje
  • 13.02.2004- 24.10.2004, KEC, Trajner për trajnimin e trajnerëve (TOT) / Fuqizimi i të drejtave të fëmijëve në arsim / Reformat në arsimit, metodat e reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies, përmes lojës (aktivitetit kreativ) / Zbatimi i metodave “Me fëmijën në qendër”.
  • 2001-2006, Qendra për dramë dhe aktivitete kreative për fëmijë dhe te rinj “Qeshu-smile”- Prishtinë / Nëpër projektet e kësaj qendre, në shumicën prej tyre kam qenë bashkdizajnues dhe në shumicën prej tyre / koordinator kreativ i projekteve

DISA NGA PROJEKTET JASHTË FILMIT DHE TEATRIT :

  • “Teatri, Loja, Filmi, Kujdesi, Argëtimi”, Në kuadër të programit veror, të organizuar nga “CARE international”, gjithashtu bazë kryesore e projektit ana psikologjike e trajtimit të problemeve nga fëmijët, në mënyrë diskrete dhe spontane, “të pa hetueshme”.
  • Programi “Hap pas Hapi”, Përgatitja dhe furnizimi i 24 çerdheve të fëmijëve me lodra sipas këtij sistemi.
  • “Unë kam të drejtë” shfaqje interaktive për fëmijë lidhur me të drejtat e fëmijëve- ku fëmijët janë pjesëmarrës që inkuadrohen në shfaqje.
  • “Një jetë më e mirë për të gjithë”, shfaqje interaktive për fëmije, rezultat i trajnimeve te drejtpërdrejta, ku perpos aktorëve fëmijët janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e probleme të shprehura nga aktorët, në momentin e “Ngrirjes” së shfaqjes, për të dhënë zgjidhjet e tyre-gjithmonë me lojë.
  • Trajnim për te drejtat e fëmijëve në kampin e Plemetinit, për fëmijët Rom, Ashkali, Egjiptas.
  • “Të gjithë jemi të njëjtë”- trajnim për integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në shoqëri, pra integrim në sistemin e rregullt arsimor të Kosovës, jo në shkollat e veçanta, duke larguar diskriminimin dhe ndarjen, Angazhimi në shkolla të veçanta do të ndikonte negativisht në aspektin psikologjik të fëmijëve me Nevoja të veçanta, do të shkaktonte mbyllje, ndërsa ne do të ishim pjesëmarrës në këtë lloj diskriminimi, në mënyrë të pa hetueshme.
  • 2000-2001, Ai.Bi (Amici dei Bambini) - Trajner për trajnimin e stafit të shoqatës mbi mënyrat e përkrahjes së fëmijëve të traumatizuar nga lufta, përmes lojës.
  • 1999-2000, Klinika psikiatrike e shtetërore e Maqedonisë – mbështetje për fëmijët e traumatizuar nëpër kampet e – Neproshteno, Bojana, Radusha- gjatë luftës në Kosovë, me fëmijët Kosovarë.

PUBLIKIMET

  • 2004 – “Të drejtat e fëmijës” – libër manual për të drejtat e njeriut dhe fëmijës- Bashkautor
  • Jeton ne Prishtine, kurse veprimtarinë artistike krijuese e zhvillon ne Prishtine dhe Shkup.