Paralelet e përziera në Kumanovë - 1988

Masa shtrënguese u morën ndaj shqiptarëve të Maqedonisë të cilët u privuan edhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën publike e shtetërore dhe në shkollat fillore e të mesme. Nga viti shkollor 1987/1988 nxënësit shqiptar të shkollave të mesme i detyruan të vijonin mësimet në gjuhën maqedonase. Mësuesit e profesorët shqiptarë i detyruan që t'u flisnin maqedonisht nxënësve të tyre. Ata që kundërshtuan, u përjashtuan nga puna dhe u burgosën, siç ishte rasti me profesorët, nxënësit dhe prindërit e Kumanovës dhe të Gostivarit pas demonstratave të qeta të gushtit 1988 të cilat organet maqedonase i quajtën kundërrevolucionare dhe burgosën shumë shqiptarë që morën pjesë në to.

Full-length Pamje nga qyteti i Kumanovës.
Foto nga Qyteti i Kumanovës.

Në këtë periudhë në territorin e Maqedonisë u morën edhe masa të tjera represioni. Siç ishte rrënimi i mureve të shqiptarëve, jo vetëm në qytete, por edhe në fshatra. Kështu gjatë viteve 1989-1990 me qindra e mijëra mure dhe shtëpi të shqiptarëve u rrënuan nga ekskavatorët dhe policia maqedonase. Përmasat shqetësuese mori kur ky aksion sidomos në rrethinën e Kumanovës dhe Shkupit ku pati edhe viktima në njerëz. Gjatë kësaj fushate pati edhe rrënime xhamish si në Shkup dhe gjetkë.

Ndërprerja e mësimit shqip në vitin shkollor 1987/1988

Redakto

Pushtetarëve komunistë maqedonas, Kumanova u shërbente si terren për eksperimentimin e projekteve kundër shqiptarëve.

Ashtu si në vendbanimet tjera shqiptare të Maqedonisë, edhe në Kumanovë, qytet me 140 mijë banorë (mbi 60 mijë shqiptarë) ndaj popullatës shqiptare u zbatua politikë diskriminuese, sidomos ndaj shkollimit të mesëm në paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Funksionarët maqedonas, sidomos ata në postet udhëheqëse nëpër institucionet e arsimit, Kumanovën e kishin terren të përshtatshëm për eksperimentime politike, sidomos në vitet shkollore 1985/1986 dhe 1987/1988.

Kumanova u shërbente si model për aplikimin e "reformave" të filluara enkas për arsimin e mesëm në gjuhën shqipe, që si iniciativë filloi në vitin 1985. Gjithmonë duke u thirrur në Ligjin për arsim të mesëm të orientuar dhe në reforma, që në praktikë filloi të shndërrohej në fushatë për diferencimin e profesorëve shqiptarë, dhe për mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe. Kjo periudhë sikur e ndërpreu qetësinë e rrejshme që u krijua pas diferencimeve të vitit 1981. Nga presionet, burgosjet dhe keqtrajtimet e nxënësve, profesorëve dhe prindërve, u krijua një situatë kur nga këta presione të ndërmarra nga ana e policisë dhe aktivistëve komunist, shumë profesorë të përjashtuar nga puna u detyruan të largohen edhe nga Maqedonia. Ishte situatë kur Kumanova të përkujtonte momentet e viteve 1958-1963, kur qyteti u bë stacioni tranzit për shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë, prej nga morën udhën e pakthim për në Turqi.

Në Kumanovë, në vitin 1987/1988 ndaheshin vendime sipas procedurës së shpejtë për biseda informative në zyret e sigurimit shtetëror, ndaheshin vendime gjyqësore për burgosje, me procedurë të shpejtë pa i respektuar normat elementare ligjore. Edhe nga zyrat e Komitetit Komunal të Komunistëve, ndaheshin vendime për diferencime ideopolitike nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, si kusht primarë për të filluar procedurat tjera për maltretimin e shqiptarëveKumanovës. Ky presion nuk i dukej i mjaftueshëm, ata filluan të promovojnë projektin e Millosheviqit për të krijuar pa siguri dhe pa perspektivë kudo ku jetojnë shqiptarët.

Krahas ndërprerjes së arsimit të mesëm shqip nga pushtetmbajtësit maqedonas, bëhej edhe rrënimi i mureve të oborreve dhe zhvillohej një propagandë kundër natalitetit shqiptar.

Aktivitet e komunistëve në tetor të vitit 1987 pos rrënimit të perspektivës për arsimin shqip, filluan së pari në Kumanovë edhe me rrënimin e mureve të oborreve të shtëpive ku banonin shqiptarët, edhe atë duke filluar nga rruga Bajram Shabani, Tode Mendol (Lagjia e Trimave) si rrugë të banuara me shqiptarë. Rrug Bajram Shabani e kishte emrin e një heroi nga lufta "Nacionale çlirimtare", një veprim i tillë edhe në të gjitha lagjet shqiptare dhe në fshatrat e regjionit të Likovës. Lagjet e banuara me shqiptarë në Kumanovë dhe në fshatrat Orizare, Likovë, Mateç, Nikushtak, Ropalcë, Vishticë, Sllupçan, Llojan, Vaksincë, Opajë, Llopat, Çerkez, Rramanli etj, nga gërmadhat e rrënuara ngjanin sikur t'i kishte rrënë tërmeti. Ekspeditat policore dhe makineritë e saj për rrënimin e mureve të oborreve, prona të shqiptarëve, ishte e përcjellur me një numër të madh të njësive speciale policore të Kumanovës. Kumanova dhe Shkupi ishin qytetet ku testohej qëndresa e shqiptarëve, përgatitur në kuzhinat antishqiptare në Shkup dhe në Beograd, projekte që përgatiteshin për të krijuar pasiguri dhe paperspektivë për të gjithë shqiptarët në mbarë Maqedoninë.

"...Garnitura politike komuniste maqedonase vazhdoi praktikën e mbrapsht, që mos të mbajë llogari për ruajtjen e vijave të komunikimit ndërnjerëzor dhe ndërnacional, në mes shqiptarëve dhe Maqedonët (etni sllave)maqedonasve. Udhëheqësit shtetëror të Maqedonisë me veprimet e tyre politike dhe represive përmes organeve policore ishin të orientuara t'i rrënojnë edhe disa vlera pozitive të logjikës njerëzore, që deri diku ishin të ruajtura në mes këtyre dy popujve në Kumanovë. Në këtë periudhë, të represionit dhe të politikës kundër shqiptarëve, mungonte guximi intelektual, nga radhët e maqedonasve që të ngritnin zërin e arsyes në mbrojtjen e vlerave njerëzore. Pushtetarët maqedonas, përveç këtyre veprimeve politike dhe policore, insistonin t'i rrënojnë edhe raportet ndëmjerëzore edhe ndër shqiptarët, sidomos në kolektivet e shkollave fillore në gjuhën shqipe, në organizatat punuese dhe në administratën shtetërore, nëse kishte shqiptarë të punësuar.

Kumanova sikur edhe qytetet tjera ku jetojnë shqiptarëMaqedoni, në vitet 1974-1987, kishte një periudhë, kur lirisht valonte flamuri shqiptar, ekzistonin të gjitha paralelet e shkollave të mesme ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Madje ekzistojnë argumente se menjëherë pas "çlirimit" edhe mbishkrimet e lë gjitha institucioneve shtetërore dhe shoqërore, përveç maqedonishtes, shkruheshin edhe në gjuhën shqipe, dhe se flamuri shqiptar valonte edhe në institucionet shtetërore. Atëherë si duket maqedonasve apo udhëheqësve maqedonas nuk u pengonte, por për një kohë të shkurt, sikur në moment i mungonte "përvoja", për të hartuar projekte antishqiptare.

Por fatkeqësisht kjo periudhë zgjati shkurtë, pasi që edhe në Maqedoni vazhdoi të riaktualizohet dhe të praktikohet elaborati i Vasa Çubrilloviqit, për shpërnguljen e shqiptarëveJugosllavisë së atëhershme për në Turqi.

Në kushtetutën e RSM-së të vitit 1974, kur pritej që shqiptarët të kishin perspektivën e tyre, edhe pse në praktikë shumë pak aplikohej e drejta kushtetuese për shqiptarët, dhe ky mosrespektim në kontinuitet ishte nga pushtetmbajtësit maqedonas, sidomos në periudhën 1981-1988. Përsëri shqiptarët e Kumanovës i sollën në pozitë të përjetojnë periudhën që solli politikën e dorës së fortë, politikën e aktiviteteve të koordinuara antishqiptare.

Kumanovë u gërshetua politika shoveniste-birokratike serbo-maqedonase, që së pari kishte për qëllim që ndaj banorëve joshqiptarë, të nxisë ndjenjën e shqiptarofobisë. U krijua bindja se jeta e përbashkët me shqiptarët është e pamundshme, ndërsa në anën tjetër propagandohej bashkëjetesa përmes modelit të paraleleve të përziera me mësim në gjuhën maqedonase. Ky model i propozuar gradualisht u demaskua dhe në shesh doli qëllimi i vërtetë, që e kishte politika serbo-maqedonase atëherë, për shndërrimin e Kumanovës në terren eksperimental për realizimin e projekteve antishqiptare".2

Diferencimet ideo-politike dhe proceset e montuara politike

Redakto

Në vitin 1981 ndodhën diferencimet e para të profesorëve shqiptarë, pas sjelljes së rregullores për evidencën e orëve të mësimit, ku evidenca dhe procedurat tjera arsimore duke filluar nga evidentimi i orëve të mësimit duhej të bëheshin në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Filluan përjashtimet e nxënësve, ndjekjet ideo-politike dhe policore. Ata të cilët e kundërshtuan këtë rregullore, u dënuan për veprime të shkallës për kundërvajtje penale, që merrnin dënime prej 60 ditë gjerë në pesë vite heqje lirie. Ndërsa të njëjtit më parë për këtë qëndrim të tyre ishin të diferencuar në baza ideologjike sipas vendimeve të Komitetit Komunal të Kumanovës, "nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë". Pas kësaj situate, dolën shumë rrethana të palakmueshme në të gjitha shkollat e mesme të Kumanovës.

U përjashtuan shumë nxënës nga procesi arsimor. Profesorët e diferencuar të gjimnazit "Goce Delçev", duke iu shmangur ndjekjeve gjyqësore dhe policore, ata edhe u larguan nga vendi. Kthimi i tre profesorëve në Kumanovë, pas arratisjes së tyre në Zvicër, u përcoll me burgosje prej dy muajve gjer në pesë vjet heqje lirie. Për këtë periudhë, për rrjedhat e arsimit shqip në Kumanovë në vitin 1981 dhe më herët, është shkruar më gjerësisht edhe nga disa autorë kumanovar.

Pengesat e koordinuara kundër arsimit shqip në vitin shkollor 1985/86 "...Akti i dytë për pengimin e arsimit shqip, ishte viti shkollor 1985/1986. Ky hap i politikanëve komunist maqedonas, së pari filloi në Shkollën Teknike "Nace Bugjoni", për nxënësit e klasëve të treta dhe të katërta. Vendimi politik i strukturave republikane, ishte që të fillohet të praktikohet modeli i paraleleve të përziera me nxënës maqedonas dhe shqiptarë, ku mësimi do të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase. U krijuan probleme të mëdha, me të cilët njësoj u ballafaquan si profesorët ashtu edhe prindërit shqiptarë. Sulmet vinin nga Drejtoria komunale, Komiteti Republikan i Arsimit dhe nga sekretari Klimovski dhe ndihmësi i tij Sh. Sh., që ndoshta atëherë edhe nuk kishte ndonjë peshë në krijimin e paraleleve të përziera, ku mësimi duhej të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase. Vendim, i cili për profesorët dhe nxënësit shqiptarë ishte i papranueshëm, megjithatë Sh. Sh., në një takim që kishte me një delegacion të profesorëve të Kumanovës ishte shprehur në njëfarë mënyre edhe pro vendimit politik për krijimin e paraleleve të përziera.

Edhe përkundër refuzimit nga ana e prindërve, nxënësve dhe profesorëve, të gjitha strukturat e tjera shtetërore të niveleve komunale dhe republikane, insistonin që ky vendim politik që ishte edhe kundërligjor dhe kundërkushtetues ta vënë në praktikë. Në këtë vit shkollor, falë rezistencës së koordinuar të një pjese të profesorëve shqiptar të Shkollës Teknike "Nace Bugjoni", së bashku me prindërit e nxënësve ky vendim politik u kundërshtua dhe u pengua që të vehet në praktikë. Ashtu që mësimi në vitin shkollor 1985/86 përkundër problemeve të shumta, vazhdoi edhe më tej të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Projekti antishqiptar me paralelet e përziera në shkollat e mesme Akti i tretë dhunues, kundër arsimit shqip.

Projektin për ndërprerjen e arsimit shqip dhe heqjen prej përdorimit të gjuhës shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës, projekt që nuk u realizua në vitin shkollor 1985/86, filloi të realizohet në vitin shkollor 1987/1988. Ky projekt si akt i tretë filloi të realizohet menjëherë pas mbajtjes së Plenumit të IX i KQ të LKJ-së.

Vendimet e këtij plenumi ndoshta edhe u shtrembëruan nga udhëheqësit maqedonas dhe të njëjtit promovuan, platformën antishqiptare në Maqedoni, së pari duke filluar të krijojnë problemet në sferën e arsimit. Këtë problem, udhëheqësit e lartë maqedonas, herë-herë të ndihmuar edhe nga ndonjë shqiptar shpejtuan të propagandojnë në projekt në formë të "bashkëjetesës" dhe "barazisë" dhe të fabrikuar në një model të rij për "vëllazërim-bashkimin" me paralelet e përziera me nxënës shqiptarë dhe maqedon e që mësimi të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase. Insistimi i tyre ishte që ky projekt së pari të fillojë të realizohet në shkollat e mesme të Kumanovës. Ky model i cili filloi së pari në Kumanovë, filloi të krijojë paqartësi te profesorët dhe nxënësit shqiptarë. Ndaj profesorëve që kundërshtuan këtë model "arsimor", që ishte edhe qëndrim i KQ të LKM-së, u bë së pari diferencimi ideopolitik dhe pastaj, ata u shpallën nacionalistë dhe irredentistë shqiptarë dhe më pas edhe të largohen nga procesi arsimor.

Diferencimet ideopolitike për katër profesorë të shkollës teknike

Redakto

Protestat e nxënësve, prindërve dhe arsimdashësve shqiptar në përkrahje të profesorëve të diferencuar apo kërkesave për arsimim në gjuhën shqipe ishin për çdo respekt. Disa ditë rresht, të gjata ishin radhët e nxënësve, të cilët me vendosmëri dhe me lot në sy protestonin dhe kërkonin që edhe më tej të zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe.

Ato ditë objektet shkollore u shndërruan në qendra për mbrojtën e të drejtave të shqiptarëve për arsimim në gjuhën shqipe. Diferencimet e profesorëve shqiptar u bënë në shkollën e mesme Teknike "Nace Bugjoni" dhe në shkollën e mesme të zejtarisë (profesionale) "Pero Nakov", por ky qëndrim dhe organizim spontan i nxënësve dhe prindërve në mbrojte të gjuhës shqipe u përcjoll edhe në të gjitha shkollat e mesme të Kumanovës. Gati në të njëjtat vendime për përjashtimin nga puna e këtyre katër profesorëve, ishte arsyetimi i njëjtë : "Ka vepruar nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë, para Kolegjiumit të arsimtarëve ishte i qartë në përcaktimet e tij, propozoi që edhe më tej të zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe dhe të ekzistojnë edhe më tej paralele të pastra etnike shqipe në vitet e treta dhe të katërta në shkollat e mesme "Nace Bugjoni" dhe "Pero Nakov", dhe nuk ka marrë pjesë aktive t'u sqarohet nxënësve shqiptarë për arsyen e formimit të paraleleve të përziera me nxënës shqiptarë dhe maqedon, ku mësimi do të zhvillohej në gjuhën maqedonase, edhe pse i ka ditur arsyet objektive pse është bërë ky riorganizim në vitet e treta dhe të katërta, dhe më pas nxënësit shqiptarë refuzuan që t'i ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase. Bojkotimi i mësimit në gjuhën maqedonase te nxënësit shqiptarë në vitin shkollor 1985/86 dhe në fillim të vitit shkollor 1987/88 u nxit nga ky profesor...". Kështu shkruante në katër vendimet e profesorëve të diferencuar D. Ajdini, N. Maliqi, M. Bediu dhe Xh. Imeri. Vendimet e para të komisionit disiplinor për përjashtim nga puna u ndanë me 29 shtator 1987 ".

Pastaj filluan procedurat për diferencim dhe akuza nga udhëheqësit e Kuvendit Komunal, Komitetit komunal të komunistëve dhe të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Kumanovës. Kërkonin që të filloj edhe ndjekja penaie ndaj këtyre profesorëve.

Organeve hetuese dhe policore si bazë për diferencimin dhe ndjekjen e këtyre katër profesorëve, filloi t'u shërbejë, Kolegjiumi i arsimtarëve që u mbajt në shtator të vitit 1985 dhe Kolegjiumi i arsimtarëve që u mbajt, më 02 shtator 1987 në Shkollën e Mesme Teknike "Nace Bugjoni" në Kumanovë.

Në akuzat kundër profesorëve radhiteshin "fakte" nga më të ndryshmet që drejtoheshin nga udhëheqësit komunal të drejtorisë të arsimit dhe udhëheqësve komunist të nivelit republikan. Këta, katër profesorë ngarkoheshin me fajin, se kanë nxitur bojkotin dhe protestat e nxënësve shqiptarë me kërkesë për ekzistimin e mëtutjeshëm të paraleleve të pastra në gjuhën shqipe. Pastaj ngarkoheshin me akuzën, se edhe në shtator të vitit 1985, atëherë vepruan nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë, sepse atëherë penguan iniciativën për formimin e paraleleve të përziera në vitet e treta dhe të katërta në Shkollën e Mesme Teknike "Nace Bugjoni", ku mësimi duhej të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase. Pastaj fituan epitetin, si organizator të bojkotit disajavësh, në shtator dhe tetor të vitit shkollor 1985, që e organizuan prindërit e nxënësve të viteve të treta, me kërkesë që mësimi të zhvillohet në gjuhën shqipe edhe në vitet e treta dhe të katërta në Shkollën e Mesme Teknike "Nace Bugjoni".

Në fillim të vitit shkollor 1987/88, në shtator u burgos profesori, inxhinieri i diplomuar Ahmet Hasani dhe u përjashtuan nga puna profesorët : Mustaf Bediu, Xhafer Ymeri, Destan Hajdini dhe Nazmi Maliqi dhe pas dhjetëditësh filluan edhe diferencimet për profesorët e tjerë të Shkollës Teknike "Nace Bugjoni", në Gjimnazin "Goce Delçev", në Shkollën Bujqësore "Kiro Burnaz", në Shkollën e Mesme Ekonomike "Mosha Pijade" dhe në Shkollën e Mesme të Zejtarisë "Pero Nakov".

Vazhduan diferencimet ideopolitike, u soll vendimi që profesorët shqiptarë edhe para nxënësve shqiptarë, të viteve të treta dhe të katërta duhej të ligjëronin vetëm në gjuhën maqedonase. Këtë model disa profesor shqiptarë edhe e pranuan, kishin zgjedh rrugën, apo kishin pranuar detyrën nga padronët e tyre, si më "fatlume" që të heshtnin. Për dy tre profesor të posa diplomuar, edhe pse nxënësit shqiptar me dëshirë të madhe prisnin inkuadrimin e tyre, ata gjetën arsye të tjera personale dhe nuk e panë të arsyeshme të bëjnë kërkesë për punësim dhe të kyçen, në këtë përbërje kadrovike, që ishte mase e nevojshme për aktivitet dhe rezistencën në mbrojtje të arsimit shqip.

Profesorët shqiptar, u përjashtuan me arsyet nga më të ndryshmet sipas kurthave të kurdisura nga ideologët dhe pushtetarët komunist, që e kishin synim kryesor pengimin e arsimit shqip. Vazhduan diferencimet e pamëshirshme ndaj profesorëve dhe ndaj nxënësve. U bë diferencimi ideopolitik dhe u larguan menjëherë nga puna në tetor dhe nëntor të vitit 1987 edhe Selver Vejseli (dorëzoi deklaratë me shkrim se nuk e pranon projektin e paraleleve të "përziera"), Jakup Mehmeti, Idriz Ademi, Xhabir Isufi, Zeqirija Dauti, Nehat Osmani, Ruzhdi Aliu, Feti Vejseli, Femi Latifi, Xhelal Hyseni etj.

Diferencimet ideopolitike vazhduan në mënyra të ndryshme edhe në fillim të vitit shkollor 1988 / 89, u diferencuan dhe mbetën jashtë procesit arsimor edhe profesorët Sadulla Jakupi, Xhelal Selmani, Sevim Ferati, etj.

Ndoshta kishte edhe ndonjë largim nga procesi arsimor edhe me arsye të tjera. Por, është edhe një e vërtetë se disa profesor edhe nuk u diferencuan, asnjëherë, por shkollat e mesme mbetën pa nxënës shqiptarë. Disa nga profesorët edhe nuk pranuan të punojnë në paralelet vetëm me nxënës maqedonas ose për disa prej tyre, nuk kishte edhe ndonjë ofertë të tillë. Kishte edhe raste kur dy tre profesor shqiptar merrnin pjesë në komisionet për diferencimin e kolegëve të tyre shqiptar edhe pse pas një kohe, të njëjtin fat dy prej tyre e përjetuen edhe vet. Pas këtyre diferencimeve që ndodhën me vendim të KQ të LKM-së dhe masave të propozuara nga Komiteti komunal i Kumanovës, filluan presionet e tjera dhe diferencimet ideopolitike, duke i shpallur nacionalist dhe separatistë shqiptarë, të gjithë ata profesorë, prindër dhe arsimtar që kundërshtonin modelin e paraleleve të përziera.

Gjuha shqipe në vitin shkollor 1987/88 hiqej nga procesi Arsimor në shkollat e mesme të Kumanovës

Redakto

" Gjithçka shkon e vjen në këtë botë, ndrohet e shndërrohet, shitet e blehet, po vetëm gjuha amtare që asht trashëgim i t'parëve, as nuk shitet, as nuk blehet. Xeju në dashtni të gjuhës sate, pash atë kafshatë buke që ta pat përtypë goja e nanës !". (Shtjefën Gjeçovi).

Mbledhjet e niveleve të ndryshme, për diferencim dhe largim nga puna organizoheshin në të gjitha shkollat e mesme. I gjithë ky presion bëhej kundër arsimit shqip, për të gjithë duhej të ishte e qartë, gjuha shqipe hiqej prej përdorimit prej procesit arsimor nga shkollat e mesme të Kumanovës. Situatën atëherë edhe më tepër e komplikoi sjellja jo korrekte e disa aktivistëve të Kuvendit Komunal, Komitetit komunal dhe disa udhëheqësve të atëhershëm, të rangut komunal dhe republikan. Në mënyra të ndryshme manipulonin me vullnetin e prindërve, profesorëve dhe nxënësve shqiptarë. Përsëriteshin situatat e tetorit të vitit 1981, që u krijuan me evidencën e njësive mësimore pedagogjike në gjimnazin "Goce Delçev". Defilime të ngjashme të politikanëve dhe aktivistëve partiak, të cilët atëherë morën pjesë në mbledhjen e përbashkët mes profesorëve shqiptarë dhe udhëheqësve të organizatave shoqërore politike, në tetor të vitit 1981, në zyrën e arsimtarëve të gjimnazit "Goce Delçev", u përsëriten edhe gjatë këtyre diferencimeve.

Atëherë në këtë mbledhje (tetor 1981) pos funksionarëve të lartë maqedonas merrnin pjesë edhe disa funksionar shqiptar. Njëri nga të pranishmit i nivelit arsimor dhe shkencor që kishte (profesor fakulteti), atëherë i befasoi profesorët shqiptarë që ishin të pranishëm, por besoj se edhe të tjerët, jo edhe aq nga distancimi i kërkesave të profesorëve, por nga vlerësimi i tij, citoj "...Ata student shqiptarë që kanë studiuar në Universitetin e Kosovës, janë t'indoktrinuar nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë...". Në këtë takim mori pjesë edhe Hamit Thaçi i cili edhe tërë diskutimin e vet e mbajti në gjuhën shqipe, ishte edhe më i afërt me qëndrimet e profesorëve shqiptarë.

A u mungonte guximi intelektual disa funksionarëve shqiptar ?

Në shtator-tetor të vitit 1987 dhe në qershor dhe gusht të vitit 1988, u përsërit situata e tetorit të vitit 1981, në mbledhjet nëpër shkolla përveç funksionarëve maqedonas të niveleve të ndryshme, merrnin pjesë edhe disa funksionarë shqiptarë të asaj kohe : Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Kumanovës B. S., Sekretari ekzekutiv i LK të Komitetit Komunal Sh. S., Kryetar i Lidhjes Socialiste për Kumanovë U. H., disa funksionar lokal V. R., R. Sh., dhe funksionarët republikan S. S., dhe H. M.

Disa funksionarë shqiptarë të nivelit komunal, me pak dallime në fillim përkrahën qëndrimin e profesorëve shqiptarë të Shkollës Teknike "Nace Bugjoni", që mos të pranohet modeli i propozuar nga KQ i LKM-ës, për paralelet e përziera ku mësimi do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase. Sidomos përkrahja ishte nga një funksionar komunal, por më vonë gati të gjithë pësuan "transformim". Sa ishin të nevojshme prononcimet publike të disa funksionarëve, kur filluan të jenë të zëshëm në përkrahje të projektit të paraleleve të përziera dhe filluan të deklarohen edhe kundër profesorëve të diferencuar. Kishte deklarata të pamatura nga ana e tyre të drejtuara kundër nxënësve, prindërve dhe profesorëve shqiptar, dhe mundoheshin ta vënin në dilemë arsyen dhe kërkesat e drejta për arsimin e mesëm të shqiptarëve ne gjuhën shqipe. Këso rastesh të ngjashme të deklaratave me këto në Kumanovë, ndodhnin edhe me të disa funksionit shqiptarë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, etj. U manipuluan dhe u rreshtuan në propagandën e një ideje tjetër, mendoj që ishte e pakuptimtë, motoja e tyre "të mbrojmë kuadrot e tjerë shqiptarë nga diferencimi ideo- politik dhe nga përjashtimi nga puna".

Në këtë propagandim të tyre, përkundër "vullnetit" të mirë, ky veprim politik që ishte edhe publik, u doli i gabueshëm dhe u manipuluan edhe disa profesorë shqiptarë, të cilët pranuan të mbajnë orët e mësimit në gjuhën maqedonase edhe para nxënësve shqiptarë. Për këto rrethana është më se e arsyeshme, që nga këndi politik, këta politikan dhe të tjerët, të vejnë në letër ngjarjet politike të asaj kohe, të bëjnë vlerësimin e deklaratave të tyre në mbledhjet partiake dhe në strukturat e tjera ku kanë marrë pjesë, të shfletojnë procesverbalet e mbledhjeve ku ishin prezent si dhe të shpalosin mjetet e informimit lokal dhe republikan në gjuhën shqipe dhe maqedonase me deklaratat e tyre, si u zhvilluan ngjarjet rreth ndërprerjes së arsimit të mesëm në gjuhën shqipe në Kumanovë.

Nga se, ky veprim i tyre u tregua i pa suksesshëm, sepse edhe pastaj vazhdoi diferencimi i atyre, që ishin të planifikuar që më herët të përjashtohen nga procesi arsimor, se gjoja bëjnë gabime gjuhësore dhe nuk flasin rrjedhshëm gjuhën letrare maqedonase. Para se të ndaheshin orët në gjuhën maqedonase për disa profesorë shqiptarë, paralel ndodhi edhe përjashtimi edhe i disa profesorëve të tjerë në të gjitha shkollat e mesme të Kumanovës. Në këtë kohë kishte edhe tre-katër profesorë shqiptarë të pandërgjegjshëm, me detyra që i kishin pranuar nga udhëheqësit komunal komunist, ata bënë zgjedhjen e shkollave dhe pa kurrfarë turpi u dhanë pas honorarit nga orët e profesorëve të përjashtuar. Ndërsa disa profesorë, që kishin vendime për parapërjashtim nga puna dhe disa të tjerë që mbetën të pa diferencuar, vazhduan me punë në vitet e para dhe të dyta sepse në ato paralele vazhdoi mësimi, për pak kohë të zhvillohej në gjuhën shqipe. Në fund të vitit shkollor 1987/88, të njëjtit ngelën pa punë.

Por, kjo aspak nuk do të thotë se profesorët shqiptar i pranuan masat për ndalimin e gjuhës shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës. Por, përkundrazi, shumica e tyre ishin shumë aktiv dhe shumë unik në kundërshtimin e vendimit të Komitetit komunal dhe republikan, dhe për këtë arsye, të njëjtit pranuan vendime për përjashtim nga puna dhe u diferencuan nga "pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar". Pas mbarimit të këtij viti shkollor definitivisht u realizua projekti antishqiptarë i politikës serbe-maqedonase për mbylljen e të gjitha paraleleve shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës.

Nga kuadri i profesorëve shqiptarë, gjithsej 47 sa ishin të punësuar, pas mbylljes e të gjitha paraleleve në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës, në punë apo në procesin arsimor, pas masave kundër arsimit shqip ngelën vetëm tre profesorë në Gjimnazin "Goce Delçev" dhe një profesorë në shkollën ekonomike" Mosha Pijada".

Pas gjithë kësaj situate, cili ishte kontributi i Q. A. (si aktivist i Komitetit komunal) i cili mbeti i padiferencuar, dhe sa ka arsye për ndonjë dilemë? Cili ishte rroli i tij me disa koleg të tij dhe disa aktivistë të tjerë jashtë këtyre shkollave, gjatë diferencimeve në fillim të vitit shkollor 1987/88 dhe 1988/89, si dhe gjatë dhe pas demonstratave të 29 gushtit të vitit 1988? Me siguri se nuk do të mbetet si dilemë e pa zbërthyer nëse shfrytëzohen hulumtimet e mirëfillta të kësaj periudhe, kuptohet e shtjelluar përmes argumenteve. duke i analizuar rrethanat e atëhershme, dhe si rrodhën aktivitetet e pushtetit maqedonas për mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe.

Funksionarët maqedonas me politikë të hapur antishqiptare

Redakto

Politika antishqiptare në Kumanovë, në këto dy vite shkollore 1987/88 dhe 1988/89, vazhdoi të udhëhiqej nga kryetari i komunistëve të Kumanovës Todor Çushkarovski s'bashku me Jokim Strojmanov, Tihomir llijevski, Vllado Tomovski dhe struktura udhëheqëse republikane që ishte e caktuar për Kumanovën. Kuptohet ideolog kryesor i këtij projekti antishqiptar ishte ministri i atëhershëm për arsim Savo Klimovski dhe Komiteti Qendror i komunistëve të Maqedonisë. Me direktivë të Komitetit dhe me direktivën e tij, në Kumanovë u mbyllën paralelet në gjuhën shqipe dhe u larguan nga procesi arsimor 43 profesorë shqiptarë të Kumanovës si dhe mbetën jashtë procesit arsimor mbi dy mijë nxënës shqiptar. Ndërprerja apo ndalimi i mësimit në gjuhën shqipe, ishte në kundërshtim me të gjitha normat ligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën e atëhershme të Maqedonisë. Nga i gjithë ky aktivitet kundër arsimit shqip në Kumanovë, viktima ishin nxënësit, profesorët, prindërit, viktimë ishte popullata shqiptare. Në vitin shkollor 1988/89, nga 1850 nxënës që mbaruan shkollën fillore, 905 nxënës ishin shqiptarë, ndërsa 60 profesorë të profileve të ndryshme ishin të paraqitur në Entin për Punësim të Kumanovës si të pa punë.

Në Kumanovë në shtator të vitit 1988, pas mbylljes të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe, pasoi edhe shpërndarja e profesorëve dhe nxënësve shqiptarë, nëpër qendra të ndryshme të shkollave të mesme në Kosovë dhe një numër i vogël, shkuan në Preshevë dhe Bujanoc. Një numër i madh i nxënëseve filloi të shkapërderdhet nga frika prej kontrollimeve të shpeshta policore, presionet nga thirrjet e shpeshtë të tyre në biseda informative në zyret e sigurimit shtetëror. Një fat i njejt i përcolli gati të gjithë profesorët. Ata, pastaj nga trusnia policore që ushtrohej ndaj tyre u detyruan të marrin rrugën e kurbetit dhe të shpërndahen nëpër vendet e ndryshme të Evropës. Një pjesë bukur e madhe e këtyre profesorëve të diferencuar kanë mbetur të papërfiliur gjer në ditët e sotme.

Viti shkollor 1987/88 filloi me 15 paralele në gjuhën shqipe në vitin e parë, me mbi 1500 nxënës shqiptarë në të gjitha vitet dhe me 47 profesorë të të gjitha lëndëve. Vit që mbetet në kujtesën për suksesin e arsimit shqip në Kumanovë, pasi që në vitin tjetër vijues 1988/1989, fillon pa asnjë paralele në gjuhën shqipe të Kumanovës. Megjithëse edhe këtë vit shkollor kishte 950 semimaturant shqiptarë. Katër gjenerata të plota të semimaturantëve shqiptarë nga Kumanova ngelën jashtë bankave shkollore.

Presioni i Komitetit Qendror dhe atij Komunal i Lidhjes Komuniste të Maqedonisë, për pranimin e modelit për paralelet e përziera në shkollat e mesme vazhdoi të orientohet gjithë andej ku punonin dhe vepronin shqiptarët. Në vitin shkollor 1987/88, në spikam pastaj ishin kolektivet e shkollave fillore, ku kërkohej nga arsimtarët shqiptar të përkrahin këtë model si formë e proklamuar e bashkëjetesës dhe të dënonin profesorët e diferencuar, të cilët nuk i pranuan masat e Komitetit komunal dhe republikan të lidhjes së komunistëve, për ndalimin e mësimit në gjuhën shqipe në shkollat e mesme. Ata arsimtarë të shkollave fillore, që kundërshtuan këtë model të shkollimit të mesëm, të njëjtit u përjashtuan nga puna pas procedurave të diferencimit ideopolitik.

Diferencimet ideopolitike dhe përjashtime nga puna edhe në shkollat fillore

Redakto

Edhe në shkollat fillore dhe kudo ku punonin shqiptarët, u krijua një situatë e pasigurtë dhe e shpifjeve dhe kurdisjeve të situatave, nga udhëheqësit komunist maqedonas përmes pak arsimtarëve shqiptarë me oreks karrierist, për krijim të presioneve por edhe drejtpërsëdrejti, ndikuan në oengimin e procesit arsimor dhe në raportet ndërnjerëzore.

Ndërsa diskutohej për modelin e paraleleve të përziera si formë "më e suksesshme" e regjimit komunist maqedonas për ndalimin e arsimit të mesëm në gjuhën shqipe dhe për përjashtimin e profesorëve dhe të nxënësve nga procesi arsimor në Kumanovë dhe rrethinë, pushteti i kishte fut në lojë garash në mes veti, disa shqiptarë për poste drejtorash dhe udhëheqës të strukturave organizative komuniste si dhe poste "në sindikatë", nëpër shkolla fillore. Në të njëjtën kohë, filloi edhe propaganda e paskrupullt politike kundër natalitetit të "madh" të shqiptarëve.

Kështu pas diferencimeve ideopolitike dhe largimit të shumë profesorëve nga procesi arsimor, në Qendrën medicinale dhe në disa kotektive të shkollave fillore shqipe dhe bashkësive lokale filloi të organizohej një peticion që do ta nënshkruajnë edhe disa shqiptarë, disa mjek, arsimtarë dhe të punësuar të tjerë.

Nuk është me peshë të vehet në spikamë se e nënshkruan apo nuk e nënshkruan disa shqiptarë këtë peticion, që kishte përmbatje të përkrahjes së modelit të paraleleve të përziera, përkrahja e politikës kundër natalitetit të shqiptarëve dhe të kundërshtoheshin intelektualët e Kosovës, që i dhanë përkrahje arsimit të mesëm në gjuhën shqipe dhe profesorëve të diferencuar të Kumanovës. Por, është edhe më me peshë të kuptohet se shqiptarëve të Kumanovës dhe intelektualëve shqiptarë, edhe kundër bindjeve dhe dëshirës së tyre, u përgatiteshin kurthe nga më të ndryshmet, madje i detyruan shumë shqiptarë t'i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të krijohet frigë dhe pasiguri te të gjithë, ata që nukë pajtohen me këtë politik, dhe nëse nuk tregoheshin të disiplinuar ndaj qëndrimeve të udhëheqësve komunist maqedonas.

Sa ishte prezent serviliteti për interesa personale, dhe sa një sjellje e tillë e dëmtoi rezistencën e mbrojtjes së arsimit shqip. Edhe në këtë vit të diferencimit dhe të aktiviteteve antishqiptare, që i përgadiste pushteti maqedonas në koordinim me atë serb, disa mësues të "pakualifikuar", disa politikan shqiptarë dhe "aktivistë" që ishin në kreun udhëheqës të Komitetit dhe Kuvendit komunal në Kumanovë, dhe disa të rangut republikan që ishin nga Kumanova, filluan të defilojnë nëpër mbledhjet e Komitetit komunal të Kumanovës, nëpër tubimet e lidhjes socialiste, në bashkësitë lokale, në kolektivet e shkollave fillore, ku madje i ofendonin profesorët, nxënësit dhe prindërit, të cilët i kundërshtonin këto masa që ishin kundërarsimitshqip.

Në kujtesë të nxënësve, profesorëve dhe prindërve me siguri se do të mbetet vardisja e turpshme e një udhëheqësi komunal nga terreni, i cili i nënçmoi dhe iu kërcënua me burgosje profesorëve të diferencuar dhe të gjithë atyre të cilët nuk e pranojnë këtë model të arsimit të mesëm. Ky prononcim i këtij aktivisti "lideri" u bë para nxënësve shqiptar në oborrin e shkollës së mesme "Pero Nakov".Paraqitjet e këtilla sidomos ishin (ë përqendruara kundër profesorëve të diferencuar shqiptar, të cilët nuk pranuan këtë model të KQ të LKM -ës. Disa nga këta funksionar, të iartë dhe bashkëmendimtarë të tyre, iu bashkëngjitën kërkesës së KQ të LKM-ës, dhe komitetit komunal të Kumanovës. Kërkuan që të fillojë procedura për burgosjen e profesorëve duke u thirrur për ruajtjen e "vëllazërim bashkimit", madje kishte edhe funksionar dhe aktivistë të tillë edhe ndër shqiptarët, që publikisht deklaronin se "gjuhën maqedonase e konsideroj si gjuhë amtare krahas gjuhës shqipe dhe se duhen të ndërmiren të gjitha masat që t'i prehen rrënjët e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë, që është i importuar nga Kosova". Diskutimet e tyre mund të shihen më qartë në shtypin ditor të atëhershëm : "Nova Makedonija", "Veçer", në "Flaka e vëllazërimit", në "Rilindja" dhe në javoren komunale "Nash vesnik" dhe në disa proçesverbale nga mbledhjet e mbajtura.

Përveç publikimeve të këtilla në këto gazeta, për paraqitjet dhe deklaratat e pushtetarëve maqedonas mund të gjenden edhe të dhëna tjera. Për disa "personalitete" nuk kishte edhe aq rëndësi të madhe qëndrimi i Drofesorëve, protestat dhe rezistenca e prindërve dhe nxënësve që ishte i orientuar në mbrojtje të arsimit të mesëm shqip. Ka të dhëna të evidentuara në këto procese që edhe nuk mund të llogariten ndoshta edhe aq të sakta, edhe për qëndrimet e disa funksionarëve dhe disa aktivistëve shqiptarë, si dhe për qëndrimin e disa arsimtarëve në shkollat fillore, ndonjë mjeku dhe disa nëpunësve në administratën komunale. për qëndrimet e aktivistëve të bashkësive lokale etj. Në bazë të këtyre proceseve, protestat e prindërve dhe kërkesat e drejta dhe me lotë në sy dhe sakrifica e nxënësve shqiptar në mbrojtje të asimit shqip, kjo kërkesë e drejtë nuk u vërejtë edhe në qëndrimet e disa aktivistëve të pushtetit. Me Këto qëndrime, ishin të koordinuar dhe të nxitur disa prej tyre edhe për mos prishje të komoditetit të tyre, por një pjesë tjetër ishte e nxitur edhe me presion apo edhe ishin paarsye nën influencën e udhëheqësve komunist maqedonas. Por, do të ishte gabim dhe shtrembim i fakteve, apo edhe devalvim i hulumtimeve shkencore, nëse konstatohet se të gjithë aktivistët politik shqiptar ishin njësoj në përkrahje të këtij proekti antishqiptar. Ky proekt udhëheqej nga politikanët maqedonas të asaj kohe dhe këto aktivitete, bëheshin me një koalicion të koordinuar nga Beogradi.

Për qëndrimin e disa individëve (në numër simbolik) ndaj arsimit shqip, ndaj profesorëve të diferencuar si dhe deklaratat e tyre, pro për politikën maqedonase kundër natalitetit të "madh" të shqiptarëve, nuk ka arsye pa argumente t'problematizohen.

Për një hulumtim të mirëfilltë, duke lënë gjurmë e fakte për këtë periudhë, mund të shihen prononcimet e disa individëve dhe të gjithë atyre që në mënyra të ndryshme morën pjesë në këto aktivitete politike. Të gjithë hulumtuesit e kësaj periudhe do të kenë mundësi apo rast që të shfletojnë dhe të mësojnë, por edhe të kontribuojnë diçka më tepër, për këtë periudhë, nga këta procese dhe dokumente të arkivuara. Këta argumente nuk do të thotë se duhet t'instrumentalizohen si fushatë akuzash.

Por, këta fakte është me rëndësi që të vëhen në rrafsh hulumtues dhe të shërbejnë për historiografinë e shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe në Kumanovë dhe të deshifrohen me argumente pengesat që i paraqiti pushteti maqedonas kundër arsimit shqip, në periudhën 1985 -1989.

Përkundër presioneve të pushtetëmbajtësve maqedonas, iniciativat vazhdojnë

Redakto

Në këta dy vite shkollore 1987/88 dhe 1988/89, edhe përkundër këtij presioni të paparë, që e bënin pushtetëmbajtësit maqedonas kundër arsimit shqip, ankesat dhe reagimet e profesorëve, prindërve dhe nxënësve të Kumanovës u drejtuan pa ndërprerje në të gjitha instancat shtetërore në nivele komunale, republikane dhe federative edhe pse mungonin përgjigjet pozitive. Në kërkesat dhe ankesat ishin vënë në spikamë se shuarja e paraleleve në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës, është në kundërshtim me të drejtën legjitime për arsimin në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës, është në kundërshtim me të drejtën ligjitime për arsimin në gjuhën amtare, në kundërshtim me të drejtën e fjalës së lirë dhe shprehjes së mendimit të lirë, pastaj insistohej në rihapjen e paraleleve shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës, që t'i rikthehen të drejtat themelore qytetare dhe juridike të njerëzve të punësuar e që ishin të diferencuar prej këtyre proceseve të montuara politike me mbylljen e paraleleve shqipe, dhe që të kthehen në vendet e mëparshme të punës të gjithë profesorët që ishin të përjashtuar nga procesi arsimor.

Përkrahja e arsimit shqip nga intelektualët dhe funksionarët shqiptarë nga Kosova

Redakto

Në vazhdën e aktiviteteve t'intelektualëve dhe disa politikanëve nga Maqedonia, këtyre ankesave të shqiptarëve të Kumanovës iu bashkëngjit letra e hapur e intelektualëve dhe disa politikanëve nga Kosova. Për përkrahjen e shqiptarëve të Maqedonisë për arsimin e mesëm në gjuhën shqipe, me peshë të madhe ishte letra nga Kosova, në përkrahjen e profesorëve dhe nxënësve shqiptar të Kumanovës. Kjo letër përmbajtësore në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, për atë kohë kishte një peshë të madhe në përkrahjen morale të profesorëve shqiptarë në Kumanovë dhe në përkrahje të arsimit shqip. Këtë letër të hapur, që iu kishte drejtuar udhëheqsisë së Maqedonisë. ishte e nënshkruar nga intelektualët e Kosovës Ali Podrimja, Ramiz Kelmendi, Mensur Raifi, Ali Aliu, Gani Bobi, Zejnulla Rramani, Shkëlzen Maliqi etj.

Kërkesat e shqiptarëve i përkrahu pjesa më e madhe e politikanëve të Kosovës. Ndërsa këtë reagim dhe brengosje të disa politikanëve dhe intelektualëve kosovarë, pushtetarët maqedonas e kualifikuan si përkrahje Datemaliste ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Mandej shkuan aq larg në deklaratat e tyre publike, se qarqe të ndryshme shkencore, kulturore e politike -ga Kosova t'u shtrijnë dorën e paternalizmit vetëm shqiptarëve të ndershëm dhe jo atyre që veprojnë nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë ("Lotët Paternalist", koment në Nova Makedonija më 02 tetor 1987). Këto ankesa dhe përkrahje publike të njerëzve eminent dhe disa politikanëve të Kosovës e frikësuan kryesinë e Maqedonisë për ndërmarrjen e hapave të tjerë represive dhe publikë kundër profesorëve dhe nxënësve shqiptarë.

Organet e pushtetit, fshehtazi mandej duke i shfrytëzuar organet e sigurimit shtetëror me 11 nëntor 1987, me forca të mëdha policore hynë në disa shtëpi të profesorëve të diferencuar me pretekst se të njëjtëve duhet t'ju merren pasaportat. Megjithatë kjo ekspeditë policore kishte qëllime të tjera dhe pa kurrfarë kontrolli ushtronin dhunë dhe u kërcoheshin profesorëve të diferencuar. Pas një kohe iu kthyen pasaportat, por edhe gjatë kësaj procedure nuk mungonin kërcimet policore kundër profesorëve, me pretekst që të krijohet pasiguri ndaj tyre dhe që të largohen nga Kumanova dhe Maqedonia.

Demonstratat e shqiptarëve në Kumanovë në mbrojtje të arsimit shqip

Redakto

Kliko per te pare video fragment nga demonstratat

Shqiptarët e Kumanovës ishin t'informuar më 26 gusht 1988, përmes mjeteve t'informimit radio Kumanovës dhe radio televizionit të Shkupit, ndërsa me thirrje ishin të ftuar aktivistët e bashkësive lokale për pjesëmarrje në mbledhjen e organizuar, në Komitetin komunal. Prej ditës së informimit e gjer në ditën e mbatjes (29 gusht 1988), të kësaj mbledhje apo tubimi, kishte tri ditë, kështu që të gjithë nxënësit, prindërit, profesorët dhe të tjerë t'interesuar për arsimin e mesëm në gjuhën shqipe në Kumanovë, ishin të njoftuar për një tubim të tillë. Sipas interesimit, apo rëndësisë që e kishte ky tubim, prezenca e një numri të madh të shqiptarëve të moshave të ndryshme para ndërtesës së Komitetit komunal ishte edhe e pritur. Nga të pranishmit jashtë ndërtesës së Komitetit komunal të Kumanovës, mbi pesë mijë shqiptar të moshave të ndryshme prej 10 vjet e gjer 70 vjet, vajza dhe djem, burra dhe gra, kanë brohitur kërkesa për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe si dhe për kthimin e profesorëve të diferencuar në procesin arsimor.

Kjo protestë e qetë e shqiptarëve të Kumanovës si vazhdim i mbledhjes së mbajtur më 26 gusht 1988, poashtu në sallën e Komitetit komunal të Kumanovës u klasifikua nga pushteti maqedonas si demonstrata nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar dhe i veprimit kundërevolucionar. Këtë kualifikim së pari e dha Komiteti komunal i Kumanovës më pas edhe e vërtetoi KQ i LKM-ës dhe të gjitha strukturat e tjera shtetërore.

Tmerri shtetëror antishqiptar para fillimit të vitit shkollor 1988/89.

Më 29 gusht 1988, definitivisht në tubimin e shqiptarëve në sheshin e Kumanovës, pushtetarët maqedonas hoqën maskat e tyre. Në vend se të pritej përgjigje pozitive nga takimi që zhvillohej me kompetentët e arsimit dhe politikës, për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe, funksionarët komunist maqedonas me dinakri dhe me një intrigë kurdisnin situata, injoruan kërkesën e shqiptarëve. Kërkesën për mësim në gjuhën shqipe e kualifikuan si armiqësore. Menjëherë pas mbarimit të këtij tubimi oasuan burgosjet, maltretimet më çnjerëzore policore mbi fëmijët, ndaj -xënësve dhe shqiptarëve të moshave të ndryshme, largimi nga puna i shumë arsimtarëve dhe të punësuarve të tjerë shqiptar.

Ky diferencim madje bëhej edhe nëse nga aktivistët e komitetit komunal, të njëjtit u identifikuan se kanë marrë pjesë në këtë tubim edhe përmes fotografive të deshifruara.

Afër një mijë shqiptarë u maltretuan nga policia maqedonase, bëhej bastisja e shtëpive të shumë shqiptarëve dhe i gjithë ky skenarë maqedono-serb, mbaroi me mbylljen e plotë të paraleleve shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës. U burgosën më tepër se 300, dhe u thirrën në biseda informative më tepër se një mijë e pesëqind shqiptarë. Trembëdhjetë prej tyre u dënuan prej pesë e gjer më tetë vite burg, ndërsa të tjerët me nga 60 ditë burgu i mbushën burgjet famëkeqe të Maqedonisë, ku disa mbetën me pasoja nervore shëndetësore dhe disa nga këto tortura policore gjetën edhe vdekjen.

Atëherë, por edhe më vonë mbeti dilema, se si mbetën të kursyer disa aktivist, ata të cilët ishin në sallë dhe kush e bëri seleksionimin për thirrjen e tyre. Kush i ndihmoi që të nxehet situata në këtë tubim me diskutimet tejet patriotike dhe cili ka qenë roli i funksionarëve shqiptar dhe aktivistëve të nivelit komunal dhe republikan, për tejkalimin e kësaj situate.

Kush përfitoi nga ky rast dhe a ekzistojnë individ të tillë që ndërtuan apo akoma ndërtojnë karrierë, në nivele të larta shtetërore me ato rrethana jhe të llogariten si "shqiptarë të mirë" nga strukturat e sigurimit dhe pushtetmbajtësit maqedonas në kontinuitet. Kjo dilemë shtrohet nga shkaku se disa aktivist të Kuvendit dhe Komitetit komunal, vazhdimisht ishin në gara të jenë aktual me strukturat policore dhe shtetërore. Mandej kundërshtonin edhe pranimin eventual në procesin arsimor të ndonjë kuadri, për shkak të lidhjeve familjare që mund të kishte me ndonjë profesorë të diferencuar. Disa persona (disa aktivist komunist) që krijonin skena të mosdurimit në kolektivet e tyre shkollore, në shkollat fillore në Kumanovë dhe në shkollat fillore në gjuhën shqipe, në rrethinën e Likovës etj. Këta persona që mund të numërohen në gishta, si njerëz të "privilegjuar" të pushtetit dhe nga strukturat e sigurimit shtetëror, edhe pse ndoshta kanë qenë nën "presion", megjithatë nuk kanë pasur arsye t'inkorporohen në kurthat e organizuara kundër kuadrave dhe arsimit shqip.

Policia maqedonase nuk i kurseu edhe fëmijët

Redakto

Në mesin e të burgosurve nga pjesëmarrësit e këtij tubimi protestues të 29 gusht 1988, kishte shumë të mitur të cilët policia maqedonase aspak nuk i kurseu, por përkundrazi disa i bënë edhe të paaftë për jetë. Të gjitha këto tortura, pushtetarët maqedonas të nivelit komunal të udhëhequr nga klika e Todor Çushkarovski (Tosha) dhe klika e Branko Rules, Savo Klimovskit, Jakimovski, Tihomir llijevski (Tiha-crni) etj, i arsyetoi si veprime për ruatjen e "bashkëjetesës" në mes kombeve dhe kombësive. Sigurisht se edhe nga kjo distancë kohore historia do ta hedhë në shesh ironinë e politikës së pushtetëmbajtësve maqedon, duke e sqaruar drejtë politikën e gabuar që e udhëheqtë kreu shtetëror i Maqedonisë me ndikim të plotë të Sllobodan Millosheviqit, dhe do të demaskoj marrëzinë e pushtetëmbajtësve kumanovarë në vitet 1987-1988 dhe 1989-1990.

Katër gjeneratat e nxënësve shqiptarë mbetën pa shkollim të mesëm, profesorët mbetën të lënë anash dhe të përbuzur, shumë profesor shqiptarë dhe të profileve të ndryshme u burgosën dhe shumë të tjerë u larguan nga puna dhe morën rrugën e kurbetit. Këto masa u ndërmorën nga pushteti dhe u ushtrua dhunë mbi gjithë shqiptarët, vetëm pse kërkuan arsimim të mesëm në gjuhën shqipe.

Demaskimi i koalicionit të pushtetarëve serbo-maqedon që ishte në dëm të shqiptarëve

Redakto

Kërkesat për arsimin shqip, respektivisht për ekzistimin e mëtutjeshëm, të paraleleve në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës, më 29.08.1988 ky tubim i shqiptarëve të Kumanovës, demaskoi planet serbo-maqedonase dhe aktivitetet e koordinuara të tyre antishqiptare.

Filloi tortura e paparë ndaj pjesëmarrësve të demonstratës edhe pse kjo protestë ishte e qetë dhe me asgjë nuk rrezikonin rendin kushtetues të Maqedonisë. Me siguri se ata, që e përjetuan burgun do t'i mundësojnë opinionit dhe do të ofrojnë dëshmi që më bindshëm të mësojnë, se çka ndodhi nëpër zyret e Ministrisë Rajonale të Punëve të Brendshme të Kumanovës, nëpër sallat e gjyqeve dhe në burgjet e Maqedonisë. Për Këtë, mund të dëshmojnë edhe policët dhe të punësuarit e tjerë, si dhe shqiptarët dhe të punësuarit tjerë, të punësuar në këtë organ, të cilët nuk kanë qenë t'involvuar në këto tortura nga më të vrazhdat kundër shqiptarëve. Cili ishte misioni antinjerëzor i punëtorëve të sigurimit shtetëror me policinë e Kumanovës. Cilët inspektorë dhe policë maqedonas gjendeshin në listën e vullnetarëve të sektorit të Kumanovës, për ushtrimin e dhunës dhe torturave të ndryshme mbi shqiptarët. Me siguri se nuk kanë mundur t'i shlyejnë faktet për ata, të cilët kanë qenë urdhërues dhe ekzekutorë, për këto veprime të çnjerëzishme.

Në kujtesën e shqiptarëve dhe sidomos te të rinjtë dhe moshave të tjera. te ata të cilëve iu mohua e drejta për dëshminë e pafajësisë do të mbetën te palëshyera veprimet e dhunës policore që u ushtrua ndaj tyre.

U shkelën liritë dhe të drejtat elementare njerëzore

Redakto

Fatet njerëzore ishin në duart e atyre që kishin dhënë urdhër të shkatërrojnë arsimin shqip dhe të shkaktojnë trauma njerëzore, dhe të shkatërrojnë perspektivën e arsimit shqip. Nëpër arkivat e ministrisë së arsimit, Ministrisë së punëve të mbrendëshme, në dosjet gjyqësore, mbetën tekstet komentet dhe fotografitë me mjetet e informimit edhe atë : Informata e KQ të Lidhjes të komunistëve të Maqedonisë Shkup në lidhje me ankesat e përfaqësuesve të profesorëve nga Kumanova, qershor 1988. Informacione në Televizionin e Shkupit, TV-Prishtina, në "Nova Makedonija", "Veçer", "Flaka e Vëilazërimit", "Nash Vesnik", "Rilindja "etj. të 3atave 30, 31 të muajit gusht dhe 01, 02, 03, 04, 05 të muajit shtator të vitit 1988 etj.

Kërkesat për rihapjen e paraleleve shqipe u ngulfatën me dhunë

Redakto

Kërkesat e shqiptarëve për ekzistimin e mëtutjeshëm të paraleleve shqipe në shkolla e mesme te Kumanovës. U mbyllën me dhunën e papare kundër gjithçka çka ishte shqiptare. Policët e sekretariatit komunal të punëve lë mbrendëshme në Kumanovë, atëherë duke u bindur nga punëdhënësit e tyre se ky aktivitet i tyre i dhunës policore, është fillimi prej kur nuk do të kenë më punë me shqiptarët, gati pa përjashtime të gjithë këta policë, me përpikëmëri i kishin realizuar ato urdhra. Këta policë dhe inspektorë të sigurimit shtetëror të Kumanovës, i kishin maltretuar të ftuarit në pyetje niarmative si dhe ata të cilët kishin marrë dënimin e parë gjyqësor dhe për famdëvajtje, me të gjitha format antinjerëzore.

Disa nga ata të cilët përjetuan këtë tmerr dhe këto krime kundër njerëzimit, dëshmonin se zyret e policisë dhe sallat policore në Kumanovë dhe në qendra të tjera policore nëpër Maqedoni, ku "përpunoheshin- maltretoheshin shqiptarët të cilët ishin ftuar në biseda informative" i ngjanin burgjeve famëkeqe naziste, që është mund të shihet vetëm në filma të luftës dhe filma kriminalistik.

Ndërsa sa i përket procedurave gjyqësore, ato ishin në procedurë të shkurtë me dëshmitar nga vetë policët. Kumanova, prej mbrëmjes së 29 gusht 1988 e gjer më 15 nëntor 1988, ishte poligon për ushtrimin e shkathtësive fizike të policive dhe inspektorëve të sigurimit shtetëror të Ministrisë të punëve të mbrendëshme maqedonase, mbi ata shqiptarë të cilët i kishin përfshirë kamerat policore dhe nga disa të cilët ishin zënë në moment nga policia. Në ato ditë, thuajse të gjitha familjet shqiptare me shumë pak përjashtime, në çdo çast pritnin se kur do të arrestohen ndonjë anëtar i familjes nga ekspeditat policore dhe inspektorët e sigurimit shtetëror të Kumanovës.

Bastisjet, rrafja e kryefamiljarëve para njerëzve të familjes, demonstrimi i forcës policore në vendet publike ishte situatë e përditshme. Nga ata të cilët e përjetuan tmerrin nëpër zyret e policisë Kumanovës, dëshmojnë se jeta më për ta ishte e parëndësishme, ndërsa për familjarët që asgjë nuk dinin për të afërmit e tyre, policia u lansonte lloje lloje dyshimi dhe manipulimi. Në burgjet e Maqedonisë nga dënimet dhe proceset e montuara nga gjyqet komunale dhe të Qarkut u dergjën mbi 300 shqiptar të Kumanovës.

Manipulim nga strukturat shtetërore

Redakto

Nga të burgosurit që ishin të akuzuar për pjesëmarrje në demonstratat për mbrojtjen e arsimit shqip në shkollat e mesme të Kumanovës, më së keqi pësuan ata të cilët i ngarkonte aktakuza e Gjyqit të Kumanovës dhe të Qarkut si organizator të demonstratave.

Shumë prej të burgosurve morën dënime me burgim të rëndë :

Xhemile Faik Sopi u dënua me 5 vjet, Milaim Rufat Halimi u dënua me 5 vjet burg, Nexhmedin Hajdar Jashari u dënua me 8 vjet, Rexhie Remzi Avdiu u dënua me 5 vjet, Saqip Hajdar Jashari u dënua me 8 vjet burg, Metush Osman Osmani u dënua me 5 vjet burg, Xhemal Jashar Jashari u dënua 5 vjet burg, Xhafer Murtez Sahiti u dënua me 4 vjet burg, Xhevat Fejzi Jashari u dënua me 6 vjet, Fadil Vebi Limani me 5 vjet, Ridvan Bajram Jashari u dënua me 8 vjet burg, Skender Femi Aliu u dënua me 5 vjet, Nuredin Sadri Xhemaili u dënua me 5 vjet burg, Liman Jashari me një vjet burg dhe disa të tjerë. Nëse u shfletohet biografia e preardhjes familjare pothuajse që të gjithë këta të burgosur e kishin prejardhjen nga Kosova nga ana e Gjilanit dhe e Preshevës ".

Këto akuza të pushtetarëve maqedonas me antidisponim të verbëruar kundërshqiptar, akuza të drejtuara kundër kosovarëve, për ne shqiptarët edhe nuk ishin fare me rëndësi, apo ky fakt nuk ka kurrfarë peshe. Shqiptarët e Kumanovës atëherë kishin dhimbjen më të madhe ndaj vëllezërve dhe motrave për torturat që i përjetuan, dhe pakurrfarë luhatje ishin të bashkuar rreth një qëllimi, kishin synim kryesor mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të drejtës për arsimin e mesëm në gjuhën shqipe pa e dëmtuar askënd. Por me siguri pushtetmbajtësit serbo-maqedon dhe ndonjë servil shqiptar në Kumanovë, apo në ndonjë qytet tjetër, atëherë kanë pasur llogarit jhe arvajtjet karrieriste të tyre, që me çdo kusht t'i përçajnë shqiptarët me metoda policore dhe politike, se gjoja rahatinë e vendasve kumanovarë apo edhe të tjerëve, ua prishin shqiptarët e "ardhur" nga Kosova.

Kjo propagandë antishqiptare kurdisej edhe nga funksionarët më të vtë me qëllim të maskimit të planeve të tyre afatgjata kundër arsimit shqip, kundër gjuhës shqipe dhe kundër shqiptarëve. Kjo tezë policore dhe politike, për përçarjen e shqiptarëve të Kumanovës, bindshëm u doli e pasuksesshme, sepse shqiptarët e kësaj ane, asnjëherë nuk ishin më të bashkuar dhe më solidar, njëri me tjetrin një vit para demonstratave si dhe në demonstrata dhe në kohën e situatës të krijuar më pas. Kuptohet me snumë pak përjashtime. Shqiptarët e Kumanovës atëherë i bashkoi kërkesa isnike dhe e pastër kombëtare, për arsimin e shqiptarëve në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës.

Kërkesa e pastër kombëtare dhe qytetare për arsimin shqip

Redakto

Edhe pas kësaj situate, iniciativat, kërkesat dhe reagimet e shqiptarëve lë Kumanovës, për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe ishin evidente. Këto kërkesa dhe iniciativa u koordinuan edhe me profesorët shqiptarë të qyteteve të tjera në Maqedoni ku ishte i ndërprerë mësimi në gjuhën shqipe. Në këto aktivitete ishin të kyçur një pjesë e arsimtarëve, profesorëve dhe prindërve të nxënësve nga Kumanova. Disa profesorë të shkollave të mesme me disa arsimtarë të shkollave fillore ishin pjesëmarrës në shumë, protesta, reagime, takime me funksionarët e lartë republikan dhe federativ në Shkup, Beograd, Prishtinë dhe me ankesa dhe informime të drejtuara edhe në nivele ndërkombëtare.

Këto aktivitete ishin të nxitura dhe të mbështetura me peticioneve, kërkesa dhe iniciativa të organizuara në Kumanovë nga profesorët: Xhafer Ymeri, Nazmi Maliqi, Mustafë Bediu, Jakup Mehmeti, Destan Hajdini, Saduila Jakupi, Xhabir Isufi, Zeqiria Dauti, Selver Veseli, Ruzhdi Aliu etj. Në këta aktivitete, ishin të kyçur edhe disa studentë kumanovarë që studionin në Prishtinë dhe merrninin pjesë aktive gjatë mbledhjes së nënshkrimeve në të gjitha peticionet dhe disa aktiviteteve të tjera për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe. Në këtë kohë, sidomos në organizimin e peticioneve si pjesë e rezistencës në mbrojtjen e arsimit shqip, ishin të kyçur edhe përfaqësuesit e prindërve të nxënësve dhe disa përfaqësues të fshatrave dhe të bashkësive lokale të Kumanovës: A. Seferi, F. Rushiti, I. Osmani, S. Beluli, Sh. Bislimi, R. Islami, N. Avdiu, I. Ismaili, M. Idrizi, Z. Xheladini, M. Sahiti, Z. Ganiu, F. Shabani, etj.

Këto aktivitete të profesorëve dhe prindërve të nxënësve të shkollave të mesme të Kumanovës, që kishin formë të rezistencës në mbrojtje të arsimit shqip, në periudhën shtator 1985 qjer në mars të vitit 1990, pa dyshim se ishin të përkrahura pa rezervë edhe nga të gjithë arsimdashësit të gjuhës dhe arsimit shqip në Kumanovë.