Gjykata
Gjykata është një institucion qeveritar, me autoritetin për të gjykuar mosmarrëveshje ligjore midis palëve dhe për të kryer administrimin e Drejtësisë në çështje civile, penale dhe administrative në pajtim me parimet e sundimit të ligjit.[1] Në të dy sistemet kryesore juridike në botë, sistemin anglosakson dhe atë civil, gjykatat janë instrumentet kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në përgjithësi është e mirëkuptuar që çdo person ka të drejtë të sjellë pretendimet e tij para gjykatës. Gjithashtu, e drejta e të akuzuarve për kryerjen e një vepre penale për t'u mbrojtur përpara një trupi gjykues në gjykatë është një nga të drejtat kryesore të njeriut në të tërë shtetet demokratike.
Sistemi i Gjykatave që interpretojnë dhe aplikojnë ligjin njihet kolektivisht si Gjyqësori.
Autoriteti i Gjykatës për të shqyrtuar një çështje dhe për të dhënë një vendim mbi të njihet si juridiksioni (latinisht jus dicere). Sipas veprës Komentari i Ligjeve të Anglisë nga juristi William Blackstone, Gjykata përbëhet nga tre elemente: paditësi (latinisht actor), i cili ankohet për një një dëmtim të pretenduar, mbrojtësi (latinisht reus), i cili është i thirrur për tu mbrojtur nga akuzat e pretenduara, dhe trupi gjykues (latinisht judex), që vlerëson provat dhe legjislacionin për të vendosur mbi meritat e çështjes, dhe në rast se gjen se paditësi ka vuajtur dëm, të lëshojë një vendim për aplikimin e një shpërblimi ligjor. Gjithashtu është e zakonshme që palët në Gjykatë të jenë të përfaqësuar nga avokatët, të cilët janë të edukuar në Drejtësi dhe të licensuar për përfaqësim ligjor.[2]
Termi "trup gjykues" përdoret për t'iu referuar Gjyqtarit që drejton seancat gjyqësore ose një grupi prej tre ose pesë Gjyqtarësh, të drejtuar nga Relatori i çështjes.[3]
Gjykatat Themeltare dhe të ato të Apelit
RedaktoGjykatat e shkallës së parë janë gjykata themeltare, të cilat kanë juridiksion të përgjithshëm në territorin ku ato veprojnë. Gjykatat themeltare bëjnë shqyrtimin e çështjes në themel, bazuar nga shqyrtimi i fakteve dhe i legjislacionit përkatës. Gjykimi i fakteve të çështjes mund të bëhet edhe nëpërmjet jurisë, e cila përbëhet nga 12 anëtarë të komunitetit të cilët dëgjojnë provat dhe dëshmitë dhe vendosin mbi çështjet e faktit. Juritë janë më pak të zakonshme në sistemet gjyqësore jashtë sistemit ligjor Anglo-Amerikan.
Gjykatat në Sistemet Civile
RedaktoDy sistemet juridike madhore të botës perëndimore janë Sistemi Civil, i përhapur në Evropën Perëndimore, dhe Sistemi "Common Law", i përhapur në vendet anglosaksone. Këto dy tradita madhore ligjore kanë origjina të ngjashme, duke qënë se të dyja janë produkte të kulturës perëndimore, por ka dallime të konsiderueshme mes tyre. Gjykatat në sistemin civil janë thellësisht të ndikuara nga Ligji Romak, dhe në veçanti nga një korpus ligji civil të njohur si "Corpus iuris civilis".[4] Kjo teori e sistemit civil u rizbulua rreth fundit të shekullit të njëmbëdhjetë dhe u bë bazë për studimin e Drejtësisë në Universitetet mesjetare, duke filluar nga Bolonja dhe më pas u shpërnda në të gjithë Evropën.[4] Sistemi Civil mund të ndahet në dy nëngrupe, Sistemet Franko-Italiane dhe Sistemet Gjermanike.
Në shumicën e shteteve që ndjekin sistemin civil, Gjykatat funksionojnë nën një sistem inkuisitorial, ku gjykata ose një pjesë e saj është e përfshirë aktivisht në hetimin e fakteve të çështjes, ndryshe nga sistemi anglo-amerikan ku gjykatat ndjekin sistemin adversial. Ligji procedurial shpalos rregullat e operimit të gjykatës dhe rregullat që duhen zbatuar gjatë zhvillimit të gjykimit: Procedura civile për çështjet civile dhe Procedura penale për çështjet penale.
Shih edhe
RedaktoBurim i të dhënave
Redakto- ^ Walker, David (1980). The Oxford companion to law. Oxford: Oxford University Press. fq. 301. ISBN 0-19-866110-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Blackstone's Commentaries, Book III., Ch. 3., p. 25, Yale Law School, Avalon Project
- ^ See generally 28 U.S.C. § 1: "The Supreme Court of the United States shall consist of a Chief Justice of the United States and eight associate justices [ . . . ]" (italics added); : "Each court of appeals shall consist of the circuit judges of the circuit in regular active service." (italics added); (in part): "Each district court shall consist of the district judge or judges for the district in regular active service." (italics added); 28 U.S.C. § 151 (in part): "In each judicial district, the bankruptcy judges in regular active service shall constitute a unit of the district court to be known as the bankruptcy court for that district [ . . . ]" (italics added).
- ^ a b von Mehren, Arthur T.; Murray, Peter L. (8 jan 2007). Law in the United States. Cambridge University Press. ISBN 9781139462198. Marrë më 21 maj 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)