Nikushtaku, (maqedonisht: Никуштак/Nikuštak) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.

Nikushtak
Никуштак
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.748
{{{postal_code_type}}}
f. Nikushtak
Faqja zyrtarehttps://www.facebook.com/fshati.Nikushtak.a.a
Nikushtaku

Gjeografia

Redakto
Xhamia e fshatit

Nikushtaku shtrihet në rrëzat e Karadakut, përreth rrugës rajonale Kumanovë-Shkup.

Fshati ka dy xhami. E vjetra quhet sipas emrit të fshatit dhe gjendet në pjesën e epërme, e ndërtuar në vitin 1641. Xhamia e re e fshatit Nikushtak quhet “Xhamia e bardhë “, e ndërtuar në vitin 1990. Banorët furnizohen me ujë të pijshëm prej bunarave dhe burimeve që i kanë sjellë individualisht prej malit.


Demografia

Redakto

Banorët e Nikushtakut njihen si nikushtakas/i/e/it/et. Në vitin 1519 ky fshat kishte 39 familje. Sipas regjistrimit të vitit 1994 ka pasur 1558 banorë, kurse tani ne vitin 2005 ka 1900 banorë.

Ekonomi

Redakto
Rrush Nikushtakit


Nikushtakasit merren me kultivimin e kulturave drithërore, perimeve, pemëve dhe hardhisë së rrushit. Në fshat më herët funksiononte kooperativa bujqësore “Nikushtak”, e formuar në vitin 1957, e cila përfshin rreth 300 hektar sipërfaqe. Viteve të pas komunizmit në fshat filluan gjithashtu të funksionojnë kompani private si "SIA Company", "GRADIS KOO" .,'"BESA PETROL" , "AGONI TRANSS" , "Market MiniMaks" , ``Restaurant "NEAR PALACE`` "ALKI CAFFE" ``Cafe Rinia``etj ..



Historia

Redakto

Emri i këtij fshati është i lidhur me emrin e përveçëm shqiptar Nik, Nikush, dhe sufiksin –ak. Zgjerimi i emrave me sufiksin –ush ndeshet edhe tek emrat tjerë shqiptar si Ramush, Malush, Mitrush, Hajrush etj.

Krekza - Fshati Nikushtak



Krekza - Lisi i njohur krekza ( krekë ) 23 është simbol dhe karakteristikë e veçantë për pjesën lindore të fshatin Nikushtak për atë se në bazë të tij ka marr emrin pjesa lindore e fshatit Nikushtak . Ky dru , respektivisht ky lis sot është pronë e familjes Limani , më saktësisht e haxhi Idriz Xhemailit. Legjenda flet për atë se ky dru është shumë i vjetër , i cili i ka mbijetuar.

Dru i vendeve të ngrohta , i ngjashëm me panjën , me lëvore të lëmuar në ngjyrë të kuqërreme , me gjethe të mëdha të ndara zakonisht në pesë pjesë , me lule të vogla , të blerta në të verdhë dhe me push , që bën fryte prej dy farash në ngjyrë të gjelbër dhe ka lëndë të fortë , e cila përdoret sidomos për të bërë vegla muzikore ; krekëz . ( Albanian Explantory Dictionary ) .












Personalitete

Redakto
 
Faredin Ebibi

Prof. Dr. Faredin Ebibi u lind më 10.05.1963, në fshatin Nikushtak. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje.

Pas mbarimit të shkollës fillore u regjistrua në Medresenë “ Alauddin”, në Prishtinë, në vitin shkollor 1979/80, kurse e mbaroi më 1983/84. Pas medresesë ai u regjistrua në Univerzitetin ‘AL-Az’har”, në Kajro – Egjipt, ne Fakultetin e Usuluddin-it, në degën e hadithit, në vitet 1987-1992. Pas diplomimit u kthye në vendlindje dhe u punësua në fshatin Nikushtak vaiz, mual-lim dhe hatib në Xhaminë e Bardhë. Në shtator të vitit 1997, u pranua ligjerues ne Fakultetine Shkencave Islame, në Shkup, në lëndën e hadithit. Më 2006, ai përpos që është ligjërues në lëndën e hadithit, mban edhe postin e dekanit te Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Në vitin 2003 mbrojti titullin magjistër, në Univerzitetin “EZ-zejtun”, ne Tunis në temën “BURIMET E BUHARIUT DHE METODOLOGJIA E TIJ NË KREUN. DITURIA NGA PËRMBLEDHJA EL-XHAMIUS-SAHIH”, Fakulteti i Usuluddin-it. Ndërsa më 2009, vazhdon doktoraturën në temën “STUDIMI SOCIOLOGJIK I SUNNETIT” , Instituti Sociologjik, Shkup. Hoxhë Faredin Ebibi ka marrë pjesë në mbledhje me karakter Botëror si ajo në vitin 2007 në Ohër. Është autor i disa librave, siç janë: -Ebxhedia e Kur’anit Famëlartë, Kumanovë 1996 -Hyrje në Shkencën e Texhvidit, Shkup 1995 -Hyrje në Shkencën e Hadithit 1, Shkup 1999 -Hyrje në Shkencën e Hadithit 2, Shkup 1999 -Buhariu, jeta dhe veprimtaria e tij, Shkup 1996 -Xhamia. Shkup 2004 -Fjalor Shkollor SHQIP–ARABISHT – ARABISHT-SHQIP, Shkup 2005 -Fjalor Arabisht- Shqip, Shkup 2005 -Kurbani, Shkup 2004 -Terminologjia e Shkencës së Hadithit (Dispensë për Studentë) Shkup 2008 -Metodologjia e Buhariut (Dispensë për Studentë) Shkup 2008 Është edhe bashkautor i librave që vojojnë: -E Drejta Familjare në Islam. Shkup 1996

-Pesë Shtyllat e Fesë Islame, Shkup 1998.

 
Zija Abdullahu






Doc. Dr. ZIJA ABDULLAHU u lind më 29.10.1961 në Nikushtak të komunës së Likovës – Kumanovë Shkollën fillore e kreu ne ne vendlindje. Të mesmën ne “Furkan” Damask – Siri, në vitin 1984/85 Fakultetin e kreu në Univerzitetin El-Ez’her, Fakultetin e Usulud-dinit (Bazat e fesë), katedrën e Akaidit dhe Filozofisë, në vitin 1990, në Kajro – Egjipt. Magjistraturën dhe Doktoraturën në Univerzitetin e Zejtunës në Tunis – Tunizi, më 2000 Në vitin akademik 2010/2011 u bë prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dhe është profesor i rregullt në të njejtin Fakultet. Mori titullin : Prof. Ass. Dr, apo sipas sistemit të vjetër “Docent”, po në të njëjtin vitë, më 2010/2011 Është ligjerues i lëndës së Akaidit në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, që nga viti 2001/2002, i angazhuar në vitin e parë dhe të dytë. Gjatë viteve 2003-2008, u angazhua për katër vitet në të njëjtën lëndë. Viteve të fundit ligjeron në vitin e tretë dhe të katërt te po kësaj lënde. E si ligjerues i Filozofisë së Përgjithshme dhe asaj Islame nga Viti 2010. Ligjërues i lëndës së Orientalistikës në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup gjatë vitit akademik 2000/2001. Ka marrë pjesë në seminare, tribuna, radio e televizione të ndryshme. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “ DITURIA ISLAME” nga viti 2001-2004. Poashtu anëtar i redaksisë së revistës “BOLETINI”, i Fakultetit të Stuimeve Islame. Është marre edhe me veprimtari shkencore dhe ka botuar: “STUDIMI KRAHASIMTARË I FEVE” botoi Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë 2010 “SEKTET DHE SHKOLLAT ISLAME” , skriptë për vitin e tretë në lëndën e Akaidit ne Fakultetin e Studimeve Islame, Prishtinë Përkthime ne gjuhën arabe: “Dhuna në qytetrimin perendimor – Islami si rifillim i historisë” të autorit Dr. Melazim Krasniqit e botuar në Halep- Siri më vitin 2007 Priten të botohen së shpejti poashtu : “NDIKIMI I BESIMIT NË SJELLJET E MUSLIMANIT” (botim autorial) “UNI NE KURANIN FAMËLARTË-TRAJTESË PSIKOLOGJIKE KURANORE” (botim autorial) Është recensent i shtatë librave, mentor i më shum se njëzet temave të diplomave ne Fakukltetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe autor i disa artikujve në revista të ndryshme.


Usamedin Alili - kryetar i Komunës së Likovës (2000 - 2001)

 
Adnan Abdullahi








Adnan Abdullahi, inxhineri i dalluar tashmë është një kuadër i mirëfilltë që ka mbërritur të jetë i dalluar edhe në mesin e kompanive më të mirënjohura botërore si Siemens.Falë punës dhe angazhimit të tij që nga periudha e studimeve dhe diplomimit në Fakultetin e Elektroteknikës në Linz të Austrisë dhe përkushtimit të tij në punën profesionale, Adnani ka marrë edhe gradën e lartë të projekt – menaxherit në kompaninë Siemens – VAI për shtetet e Ballkanit, Rusisë dhe Francës.Adnani nga viti 1992 udhëtoi drejt Austrisë, menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm në Kumanovë dhe atje nisi sfidat e reja duke shprehur gatishmërinë që ti hyjë studimeve në Fakultetin e Elektroteknikës në Linz.Adnan Abdullahi është i specializuar për projekte të tensionit të lartë, transformatorëve, izolatorëve etj. Ai është edhe një poliglot i dalluar i cili zotëron disa gjuhë të huaja, si gjermane, angleze, frenge, ruse, dhe gjuhët sllave të Ballkanit.

 
Naser Aliji









Naser Aliji (* 27 dhjetor 1993 në Nikushtak ) është një futbollist me prejardhje Shqiptare. Ai luan që nga 2013 për FC Basel në zvicerane Super League Raiffeisen . Ai luan kryesisht në pozitën e mbrojtësit të majtë e jashtme,Debutimi i tij në Ligën e Super ishte Aliji më 16 mars 2014 kundër Fc Araau (5: 0). Ai gjithashtu ka luajtur për ekipin e Zvicrës U-20 kombëtar.Naser Aliji behet lojtari i pare me origjine nga Ilirida qe vesh fanellen e Shqiperise .

 
Burhan Aliji








Burhan Aliji u lind ne 29,09,1989 ne Fshatin Nikushtak.Shkollen fillore e kreu ne vendlindje pasi qe familjarisht ishin kthyer nga Zvicrra ne te cilen kishte kryer shkollimin parashkollor.Ne vitin 2001 ne KF Bashkimi kishte filluar karieren e tij si fudballist ne moshen 11 vjecare ne kete klub kishte vazhduar deri ne vitin 2007.Nga viti 2008-2010 ka luajtur per KF Milano te Kumanoves.Pasataj eshte transferuar ne KF Teteks i Tetoves.Ka luajtur edhe per reprezantacionin e Maqedonis deri ne moshen 21 vjecare.Ne vitin 2012 kishte dy oferta nga KF Vardari i Shkupit dhe KF Shkendia e Tetoves.Burhani ishte percakturar per KF Shkendia.Aktualisht luan per KF Euromilk te Shkupit.


DESHMORET E FSHATIT NIKUSHTAK

Redakto
 
Sheshi I Dëshmorëve Nikushtak.

HARUN ALIUT (1971-2010)








Harun Aliu u lind më 20 maj të vitit 1971 në Nikushtak . Femijerine e tij ai e kaloi ne vendlindje ku dhe e kreu Shkollën fillore.Kushtrimi ishte njeri nder themeluesit kryesor te Ushtrise Clirimtare Kombetare dhe anëtarë i shtabit të përgjithshëm, si dhe pjesëmarrës gati në të gjitha vendluftimet e UÇК-së, duke filluar nga Tanusha, Kalaja e Tetovës, për të vazhduar më tej në luftimet e rrethinës së Likovës gjer tek beteja e Haraçinës.

MUZAFER AGUSHI

1981-2001

Muzafer Agushi rrjedh nga një familje e ndershme e cila ka jetuar në pjesën perëndimore te fshatit Nikushtak. Babai i tij Shabi Agushi që herët për kushte jetesë më të mira do të shpërngulej në Fshatin Haraçinë, në të cilin u lind Muzaferi më 20.06.1981. Si i ri Muzaferi, për ta ndihmuar familjen është marrë me pune fizike. Tre javë pas kryerjes së shërbimit ushtarak ne ARM, në Prill të vitit 2001 do tu bashkangjitet radhëve te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Duke mos përballur atë që po zhvillohej në Maqedoni, vrasja e dy personave ne rrugën e qytetit të Tetovës, ngjarje kjo e transmetuan asaj kohe nga mediumet elektronike të vendit, kishin prek thell shpirtin e Muzaferit, i cili perfundimisht vendosi që të ju bashkangjitet atyre që kishin marrë pushken në dorë, ashtu që më 15.05.2001 ishte bërë pjesë e UÇK-së asaj kohe në Manastirin e fshatit Mateç. Si i ri Trim e i guximshem mori pjesë në betejën e Mateçit, nderkaq në betejën e Haraçinës ishte nën komandën e Komandant Arushes. (Nazmi Sulejmani). Meqë hapeshin fronte të reja dhe fshati Luboten ishte i rrethuar nga forcat ushtarake Maqedonase, Muzaferi me grupën e tij shkoi për të ju dalë ne ndihmë rrethimit te popullatës së atjeshme, në ketë betejë Muzaferi dhe disa shokë të tij plagosen rëndë. Ndërkohë Komandant Arusha pasi që kishte arritur që ti terheq të plagosurit dhe pasi që atyre u ishte dhënë ndihma mjekesore e duhur, rrugës për në manastirin e Mateçit, në vendin e quajtur "Vllai Grop" në malet e fshatit Nikushtak, Muzafer Agushi ndërroi jetë për tu bërë i pavdekshëm, duke u rreshtuar kështu në mesin e dëshmorëve të kombit.

Abaz Beqiri(17.051959-07.08.2001),

Qemal Shaqiri( 05.11.1975 - 16.03.2001 )

Jetulla Miftari (30.05.1979 - 08.05.2001)



Toponime

Redakto
  • ARA GAT-sipas gjatësisë që kishin arat në të kaluarën, tani me ndarjen e tokave janë zvogluar.
  • ARA IVAIT-kompleks arash, nuk dihet se kush ishte Ivahi.
  • BARRE-kodër që ka marrë emrin sipas fshatit Barrë tani të shdukur.
  • BUZALLËKI - lëndinë, livadh që nuk kositet. Nga sll. bósiljak.
  • ÇESHMA LILES - burim i ndërtuar nga Halili.
  • ÇESHMA KROIT BARDH
  • ÇESHMA NASUFIT
  • ÇUBUK ÇESHMA-kompleks arash, nga turq. çubuk- llullë për të pirë duhan.
  • ÇURULICË-lëndinë me bar, mund të rrjedhë nga fjala currel- rrjedhje uji, me që ka afër burime.
  • ÇUKARKA-mal. Nga fjala Çukë - maje mali a kodre, e hasim si toponim Çukarka në rrethinë të Preshevës.
  • DARDHA DINAKE-vend mjaft i pyllëzuar, që ka marrë emrin sipas frytit të dardhës dimnor, me rënien e tingullit m prej di(m)nake.
  • GURI SHPUM-vend në mal ku gjendet guri me vrima të mëdha.
  • GURI DIBEKIT- shkëmb që ka formën e dybegit, prej turq. dubeg-njeri i trashë.
  • KALISIT-gur i madh në mal, nga emri vetanak Kalis.
  • GURI MUJES-shkëmb i emërtuar sipa emrit Mujdin.
  • GURT E VIÇIRUPES-vend në mal i pasur me gurë, gurinë.
  • GJURISHTA-ara të përziera me gurë të vegjël.
  • KALAJA-topogërmadhë ku në të kaluarën ka pasur vendbanime.
  • KODRA ZILFIVE-janë ara , pronë e familjes Zulfiu.
  • KODRA NALT-sipas lartësisë që ka kodra.
  • KODRA LIPECIT-nga slla. Lipa - bli-ri. Vend i pasur me dru bliri.
  • KODRA CENËS-kodër që është emërtuar sipas llagapit Cenë.
  • KODRA DOÇIT-kodër e pasur me drunj, topoleksemë e formuar nga patronimi Doç/i, që haset tek shqiptarët.
  • KODRA DRUVE - vend në mal i pasur me drunj.
  • KRONI BARDH-krua që ka ujin e pastër dhe gëlqeror.
  • KRONI FTOFT-uji i këtij kroni është i ftohtë me që nuk e kapin rrezet e diellit.
  • KRONI MUSËS-krua që e kishte hapur Musliu.
  • KRONI BILËS-burim .
  • KOJRIA XHAMIS-lëndinë për kullosë, gjendej në afërsi të xhamisë.
  • LEJTHIA MADHE-kodër e pasur me dru lethiash.
  • LLAKA MIZIT-ara që më parë kishte qenë vend moçalik.
  • LLUGA-lëndinë e mbushur me shkurre, ferra, murriza etj.
  • PERZHALL-kodër dushku. Nga slla. Przhal-tokë e thatë, jopjellore.
  • PELLA PIPERIT-vend guror me vrima të mëdha në formë të shpellës.
  • PLEPISHT-mal i pasur me dru plepash.
  • POTOK-janë ara, nga maqe. Potok-përrua.
  • PUDARNICA-kompleks arash, nga antroponimi vetjak Pudar, dhe sufiksi sllav -ica.
  • PRONI MIÇVE-përrua i thellë.
  • RRENIMI-ara që gjenden përreth kodrave, ku gjatë shirave të mëdha bartet dheu .
  • SALANAK-kodër, që nuk i dihet kuptimi.
  • STANET E EPRA-tëbana që gjendeshin në krye të malit.
  • STANET E POSHTRA-tëbana ku mbanin bagëtitë, gjendeshin afër fshatit.
  • STANI BEKTESHIT-vend në mal ku mbante kopenë Bekteshi.
  • STENERIQ-kompleks arash. Nga fjala Stenë/a- shkëmb me zgavra të thella, gropë anës lumit, e ngrënë nga uji.
  • MULLINI LITIT-mulli i familjes Haliti.
  • MULLINI MIXHES BRAHIM-mulli që e kishte ndërtuar dhe punuar Ibrahimi.
  • NER KATUN - kompleks arash që gjenden në pjesën e poshtme të fshatit.
  • TE KREGZA-ara ku tani janë të ndërtuara shtëpitë.
  • TE KISHA-kompleks arash që më herët kshte qenë ndërtuar kisha katolike, ku themelet gjenden edhe tanimë.
  • TE SHELNET-ara që kanë trungje shelgjesh.
  • TE KROI FETAHIT - janë ara ku gjendet kroni i ndërtuar nga Fetahu.
  • TE KULLA-ara që kanë marrë emrin sipas objektit të ndërtuar me gurë më parë.
  • TE ARGAÇI MEMËS-vend në bjeshkë[1]

Galeria

Redakto

Një përmbledhje e fotove të fshatit në periudha të ndryshme kohore.

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto


  1. ^ Marrë nga Kumanova.li.