Strima
Strimë, (maqedonisht: Стрима/Strima) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.
Strimë
Стрима | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoFshati Strimë është vend malor që ndodhët diku rreth 9 km larg komunës së Likovës, shtrihet në rrëze e malit të Karadakut dhe ndodhet në pjesën veri-lindore të Republikës e Maqedonisë respektivisht në afërsi me Republikën e Kosovës. Strima rrethohet nga fshati Brezë në perëndim, fshati Hotël në lindje, fshati Orkoc në veri dhe në jugë-perëndim fshati Mateç Lubancë, Radishan; respektivisht kufizohet me këta fshatra në këndin, afër vendit të quajtur Guri kuq. Fshati Strimë ndodhët në një lartësi mbi detare, ku pika më ulët e fshatit është 700 metra dhe ajo më e larta 1625 metra lartësi mbidetare.
Klima
RedaktoKlima e fshatit Strimë është malore që e karakterizojnë dimra të gjatë me acare të mëdha dhe me dëborë të konsiderueshme, ndërsa verërat janë të buta dhe me reshje të shpeshta të shiut. Maja më e lartë në këtë fshat është 1651 metra lartësi mbidetare dhe njihet me emrin "Puplak" njëherit kodra e Puplakut është edhe maja më e lart në malet e Karadakut. (Karadak është fjalë turke që në përkthim do të thotë Mal i zi).
Fshati Strimë është i pasur me pyje ku, druri i ahut përfshin pjesën më të madhe të pyjeve, pastaj është prezent edhe Dushku, Fashëri, Shkoza etj.
Fshati Strimë është i njohur në rajon me livadhet dhe kullotat që posedon, që në rajon janë të njohura si Livadhet e Strimës. Pastaj ka burime të shumta të ujërave, që janë të mirënjohur në Karadak dhe rrethin. Fshati Strimë ka edhe burime të mineraleve, por në këtë drejtim nuk është bërë ndonjë studim konkret.
Toponime
RedaktoToponimet kryesore të fshatit Strimë janë këto: Livadhet e Strimës, Gjuri kuç, Vakaveci, Laki Memetit, Vorri Matraxh-it, Kepi vdorës, Kepi shqipes, Laki kaurritvetëm, Te piçenrekat, Kepi keç, Kalaja Rimit, Vorrzët e callve, Prroj durrës, Prroj zekës, Xhibra shkinës, Kodra holl, Rrafsha vogël, Rrafsha madhe, Selishte, Ograde, Guri Shkupit, Kepi burrav, Mullini Osmanit, Mullini Abazit, Mullini Hashimit, Mullini Jonuzit, Mullini Eshtrefit, Mullini Rasimit, Mullini Feratit, Kroj Feratit, N'rek, Fangi madh, Lugji preshit, N'hith, Te stanet, Stani Durakit, Puplak, Luta, Duhani egër, Bota kuçe, N'lam t'arës madhe, Kepi duhanit, N'argjaç, Kroj babés qak, Kepi zdravecit, Kepi Sejdis, Shpella lopve, Kodra holl, N'kodër, Baçja Hashimit, Livadhi Hamitit, Stani Hoxhës, Stani Avdis, Stani Shehit, Shpella nxet, Shpella Agushit, Te kepat e përtem, Te kepat e rënë, Udha qepav, Te tilbja, Shpella Arashës, Udha madhe, Kroj Durakit, Gropa luleve, Arat e gjata, Kojria madhe, Laki epërm, Te kalaja, Llanishte, Gropa e luleve etj..
Domethënia e toponimeve
Redakto- Vakaveci - burim shumë i ftohtë i ujit prej ku formohet edhe lumi i Strimës.
- Gjuri kuç - Një shkëmb po me ngjyrë të kuqe, lartësia mbidetare 1500 metra.
- Vorri Matranxhit- vend ku është varrosur Lekë Matraxha.
- Laki Memetit - Pjesë e livadheve të Strimës ku është edhe varri i Mehmetit.
- Puplak- Është kodër né fshatin Strimë dhe është më e larta në Karadak, 1651 metra
- Kepi vdorës - Një shkëmbë afër së cilit në kohën e dimrit mblidhej borë e madhe.
- Kepi i shqipes - Një shkëmbë në male ku folenë e kishin shqiponjat
- Te piçenrekat - Vend ku bashkohet lumi i Strimës dhe lumi i Hotlës.
- Bira Sulës - Një shpellë ku kishte qenë i fshehur Sula nga një hakmarrje.
- Guri Shkupit - Një shkëmbë nga i cili vështrohej qyteti i Shkupit.
- Mullini Osmanit - Mulli të cilin e kishtë ndërtuar Osmani.
- Te stanet - Vende ku gjatë kohes se verës fshatarët dilnin me bagëtitë.
- Stani Durakit - Vend ku ka qenë kasollja dhe bagëtitë e Durakut.
- Bota kuçe-vend ku dheu ka qenë me njgjyrë të kuqe.
- Luta-vendë përballë fshatit.
- Duhani egër-vend në fshat ku është rritur bima helmuese me fletë sikur duhani.
Demografia
RedaktoFshati Strimë dikurë ka numëruar 62 shtëpi, ka pasur rreth 370 banorë, ky numër i popullatës do të zvogëlohet dukshëm, duke filluar që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullatës shkoi për në Turqi, më vonë kemi një pauzë deri ka viti 1970 pastaj pas viteve të shtatëdhjeta përsëri fillon shpërngulja, filimisht në fshatin Haraçinë, pastaj në Hasanbeg dhe në Kumanovë. Strimasit kryesisht janë të përqëndruar në fshatin Haraçinë dhe Hasanbeg, vlenë të thuhët se Strimasit mërguan në një numër të madhë në Zvicërr, Gjermani dhe Bellgjikë, veçanarisht si vend më i frekuentuar në diasporë dhe më i populluar nga Strimasit është Belgjika, ku janë afër 50 shtëpi ndërsa rrethë 210 banorë të gjithë me origjinë nga Strima. Në ditët e sodit fshati Strimë numëron vetëm pak shtëpi respektivisht vetëm 3.shtëpi dhe ka vetëm 18 banorë. Shkaqet kryesore të shpërnguljes së popullatës ishin;kushtët e vështira malore; mungesa e rrugës, rrymës, spitalit, martesa etj. Me çka me modernizimin e jetes bashkëkohore fshati Strimë ashtu si edhe shumë fshatra malore marrë në përgjithësi qoftë në rrethin e Karadakut por qoftë edhe më gjërë pësuan po të njejtin fat.
Ekonomi
RedaktoEkonomia e fshatit është kryesisht e përqëndruar në ruajtjen e bagëtisë pastaj pylltaria por ky fshat karakterizohej edhe me prodhimin e kulturave drithore siç janë: tërshëra, gruri, elbi, thekra, misri etj.
Kultura
RedaktoXhamia e fshatit Strimë u ndërtua në vitin 1996 karakteristikë tjetër e fshatit është se ka edhe Tyrben, në të cilën shërbyen me shekuj disa gjenerata të familjes së shehëlerëve Strimas. Fshati Strim ka pasur edhe shehun e vetë, që vinte nga familja e shehëlerëve, por kjo familje e shehëlerëve nuk ka pasur lidhje gjaku me Matranxh-ët. Sheh Strima ( Baba sheh Selimi ) Sheh i fshatit Strimë , delegat i Karadakut në mbledhjen e Shkupit më 1912 , pajtues gjaqesh dhe ngatrresash në Karadak dhe më gjërë , shok i ngushtë i Idriz Seferit , veprimtar i shquar për çështjen kombëtare , figurë e njohur në Kosovë , Preshevë dhe në rajonë.
Historia
RedaktoFshati Strimë ka qenë i banuar qyshë në kohërat e lashta nga fiset ilire respëktivisht nga Dardanët, për këtë dëshmojnë edhe varrezat nga periudha e Perandorisë Romake siç është monumenti "Kalaja e Ilirëve" ; "Kisha e Ilirëve" ; "Vorrët e Ilirëve" që në mesin e popullatës kjo qendër monumentesh është e njohur si "Kalaja e Rimit" Ky kompleks ndodhet saktësisht mbi vendin e quajtur "Kepi keç" ku edhe sot ndodhen themelet e kishës dhe varrezat e shërbyesve fetare të ritit Katolik të Dardanëve. Ndërsa priftërijtë Dardanë posedonin edhe tokë të mjaftueshme, e cila ishte e mbjellur me vreshta. Vreshtat ishin karakteristikë e shumë qendrave kishtare katolike iliro-dardane dhe monumenteve fetare të asaj periudhe. Vreshtat kanë qenë të mbjellura në një vend të përshtatshëm pikërisht për bimën e rrushit. Vendi ishte i mbjellur me vreshta duke filluar nga kisha e murgjëve, respektivisht nga rrafshina mbi "Kepin e keç" deri afër "Gurit të kuç" gjegjësisht në vendin, që sot njihet nga Strimasit si "Mas kodre" Ky ishte vend rreze diellit. Ngase vendi rreze diellit është si kushtë i parë për kultivimin e vreshtave. Koha e saktë e ndërtimit të kishës nga ana e priftërijve dhe popullatës Dardane, që tani ishte kthyer në konfesionin Katolik.(Më parë para se t'a përqafonin Katolicizmin Dardanët besonin në Diellë dhe Dardanët në këtë vend ishin të vendosur shumë mijra vjet më parë, që kur zoti krijoi Ademin, ngase emri Adem zbërthehet vetëm në gjuhën Shqipe që don të thotë -At dhe Ëm- ose edhe baba edhe nënë) këtë fakt e kanë dëshmuar dijetarët dhe studiuesit Frances, Gjerman dhe Skandinavë, të cilët gjuhën dhe kulturën e fiseve ilire e vendosin si trung ose themel i gjithë Europës. Me një fjalë, fiset ilire janë themeluesit e kontinentit të Europës.
Krishterizmin si fe zyrtare në perandorinë Romake e shpalli "Konstantini i Madhë" që ishte edhe perandor Romak dhe nga emri i tij u emërua edhe Kostantinopoja ose Stambolli i sotëm. Konstantini ka qenë me prejardhje Dardane nga Nishi i sotëm. Po në këtë periudhë shekulli III dhe IV është ndërtuar edhe monumenti kishtar Katolik në Strimë. Kjo është një periudhë, kur kultura e Dardanëve shënoi një lulëzim të madhë. Dardanët si qendër administrative dhe fetare-Katolike kishin Shkupin. Qendrat e Dardanëve, feja Katolike, kultura, arkitektura etj nuk i dallonte shumë nga popujt tjerë Evropian siç ishin Italianët, Francezët, Gjermanët, Anglezët etj... Mirëpo kjo periudhë e lavdishme nuk zgjati shumë, pasi që gadishulli ilirik(Ballkanik) nga fundi i shekullit të IX filloi të pushtohet nga sllavët që shpërnguleshin nga karpatet dhe fiset sllavo-barbare filluan t'i pushtojnë tokat e fiseve ilire. Më vonë kah fundi i shekullit XV gadishulli ilirik ra edhe nën sundimin Osman, me çka u keqësua edhe më shumë gjendja e fiseve ilire dhe lidhja e tyre me kulturë perëndimore u zbehë dukshëm dhe aq sa sundoi perandoria Osmane aq edhe ilirët mbetën pas civilizimit perëndimor Europian. Mirëpo kjo lidhje me Europën perendimore dhe tani edhe me SHBA-të përsëri u ripërtëri pas çlirimit nga perandoria pesëshekullore Osmane dhe nga ajo sllave që ende nuk ka përfunduar çlirimi i plotë i tokave dhe i viseve ilire.
Perandori Otomane dhe thundra barbare sllave zhduki shumë elemente Katolike-ilire por edhe shumë elemente edhe përpara konvertimit të ilirëve në katolicizëm (ngase më parë ilirët besonin në Yllë prej këtu edhe ju mbeti emri Yllirë; ilirë).
Fshati Strimë do të ripopullohet diku nga fundi i shekullit XVII nga një pjesë e Fisit Thaç, respektivisht në vitin 1790 dhe si rithemelues llogaritet Lekë Matranxhi dhe biri i tij Mehmet Qehaja (qeha-nga fjala Turke që don të thotë "njeri i pasur") i cili u shpërngul nga fshati Çajë i rrethit të Kukësit, një pjesë e kësaj familje u ndalë në fshatin Zhelinë dhe Bollaticë të Tetovës që, edhe sot ndodhët këtu mahalla e Matraxhve. Një pjesë ndalet në fshatin Vaksincë të Kumanovës që, edhe këtu sot është e njohur "mahalla e Matraxhve." ndërsa fshati Strimë përsëri i ripopullua dhe u ripërtëri pas shumë viteve nga ky fis dhe trung ilirë, pra Lekë Matranga u rivendos në tokën e stërgjyshërve të vetë në tokën e katragjyshëve Katolik-Dardanë, pra në Strimën e Dardanëve.
Emri i fshatit Çajë té krahinës së Lumës lidhët me ngjarjen se: Në kohërat e hershme ilire në rrethin e Lumës kishte ardhur një luftëtarë dhe ishte vendosur në një pjesë të kësaj krahine, emrin e këtij luftëtari nuk kishin arritur asnjëherë t'a mësojnë por at luftëtarin e kishin thirrur =Çaj luftari=;=Çaj ushtari= dhe kështu ka mbetur, që edhe sot e kësaj dite njihet fshati "Çajë" Ndërsa Leka dhe biri i tij Mehmeti së bashku me nënën e vet u vendosën në fshatin Strimë, këtë vend Mehmet Qehaja e kishte blerë me lira turke nga Perandoria Osmane.(Lekë Matranga ka qenë Katolik i besimit Krishterë)
Me shpërnguljen e Mehmetit nga Çaja, në këtë vend mbeti edhe një pjesë e Matranxh-ëve që edhe sot e kësaj dite ende ekzistojnë. Shpesh fëmijët e vegjël kur natën nuk i merr gjumi, prindërit i thonë: shuj o bir se i thëras Matranxhët - foshnjën pastaj e zenë gjumi nga frika! Kjo dukuri tregon qartë se kush kishin qenë Matranxhët.
Thuhet dhe është vërtetuar se Matranxh-ët janë të dëgjuar në rrethin e Lumës për trimërinë titanike,kjo trimëri është trashëguar brezë pas brezi edhe në gjeneratat e tanishmë,Matranxh-ët i dhanë shumë udhëheqës, heroj dhe dëshmorë luftërave që zhvilluan Shqiptarët për lirinë e tyre.
Mehmet Qehaja u shpërngul nga Luma, për arsye se: Mehmeti ishte shumë i pasur, Cubat dhe Komitat e fshatrave për rreth Çajës, një ditë ia grabitën gjithë kopenë e dhenve, që numëronte diku rreth 1000 krerë, me të marrur vesh, Memeti i tuboi gjithë burrat e pushkës të familjes së vetë dhe iu vunë pas Cubave, pasi që i zurën, i sulmuan dhe afër 200 prej tyre i lanë të vrarë, ndërsa bagëtinë e kthyen prap për në Lumë. Me këtë Mehmeti, bëri një darkë të madhe ku i ftoi gjithë Lumjanët(fshatrat për rreth Çajës) dhe të gjithë të ftuarve ju kërkoi që t'ja dorëzonin armët dhe municionin, pasi që të gjithë të pranishmit ia dorëzuan armët dhe municionin e pyetën,-pse vall e bëre këte o Memet-? Mehmeti ju kishte thënë se -Tani jam në gjak me gjithë Lumën dhe ky gjak nuk ju bjen juve por mua- Për arsye se Cubat dhe Komitat që i kishin vrarë për t'a kthyer bagëtinë, kishin qenë të po asaj rrethine dhe tani, familjarët e Cubave të vrarë do të hakmerreshin ndaj Memetin, me çka Memeti u detyrua që të shpërngulet nga Çaja. Edhe sot këndohet kënga "Treqind hutë u zbrazën menjëherë, i vranë çobant e i murën dhent" kjo këngë popullore Lumjane i është kushtuar kësaj ngjarje.
Vlenë të përmendet edhe një studim, ku është vlerësuar dhe është konstatuar kontributi i Matranxh-ve qoftë nga Strima, Çaja , Zhelina Vaksinca etj...është ardhur në përfundim se Matranxh-ët janë kontribuesit më të mëdhej dhe janë të parët që ndihmuan kauzën për çështjen kombëtare Shqiptare. Këtë karakteristik Matranxh-ët e dëshmuan në luftën e fundit që zhvilluan Shqiptarët në Maqedoni, pra në luftën e vitit 2001. Matranxh-ët kanë edhe shumë cilësi dhe tipare shumë të larta njerzore dhe humane, kështu që Matranxh-ët kurrë nuk ia kthyen pushkën vëllaut, asnjëherë nuk e derdhën gjakun e vetë, këtë më së miri e dëshmon kur Lekë Matranxh-a dhe biri i tij Memeti për të mos derdhur gjak ndër fise u shpërngulën nga Luma dhe tokën e të parëve të tij, pra Strimën përsëri e pagoi me lira turke, vetëm e vetëm për të mos pasur ngatrresa. Matranxh-ët janë gjak i pastër, gjaku i tyre kurrë nuk u përzie ndër histori por ngeli po ai gjak i të parëve të tyre iliro-pellazgjik. Matranxh-ët kundër armikut të tyre nuk patën mëshirë, armikun e luftuan i madhë e i vogël.
Përbërja e fshatit
RedaktoFshati Strimë ka qenë i përbërë prej pesë lagjeve ose mahallave siç ishin: Matranxh, Xhelil, Avlla, Teshe dhe Dese.Vetëm Matranxh-ët janë pasardhës të Memetit, ndërsa Xhelilt jané nipa të Mehmet qehasë, kurse Avllat; Teshet dhe Deset nuk jan të fisit Thaç, nuk janë as pësardhës të Memetit, por këto katër mahallë janë të ardhur pas Memetit dhe Mehmet qehaja ua dhuroi vendin dhe tokat që edhe sot i kanë.
Mehmet Qehaja kur erdhi nga krahina e Lumës me vehte solli edhe bagëtinë që numëronte diku afër 500 krerë, ndonëse edhe fshati ofronte kushte të tilla për ruajtjen e bagëtisë, me çka edhe në të ardhmën preokupim kryesorë i banorëve do të mbetej bagëtia. Më vonë Mehmet Qehaja vdes dhe varroset në veri-perendim të fshatit ku ndodhen kullosat dhe livadhet e fshatit, ky vend sot njihet si "Laki Memetit" po në këtë kompleks varrezash ndodhet edhe vorri i Lekë Matranxh-it. Pasardhës të Mehmetit ose Lekë Matrenxh-it janë mahalla e Matraxh-ve, që njëherit ishin edhe mahalla më e madhe e fshatit dhe udhëheqës të tij.
Referimet
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoSelia: Likova dhe vendbanimet: Allasheci | Bellanoci | Dumanoci | Gllazhnja | Goshinca | Hërkoci | Hotla | Izvori | Llojani | Malina | Mateçi | Nikushtaku | Opaja | Orizarja | Ropalca | Runica | Sllupçani | Strazha | Strima | Vaksinca | Vishtica | Zllakuçani
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |