Tërshëra
Tërshëra (Avena sativa L.), e njohur edhe si tërshana, është një lloj drithi që përdoret si ushqim për njerëzit dhe për kafshët.
Tërshëra
|
Kultivimi
RedaktoTërshëra rritet më mirë në rajonet me klimë të butë. Ajo ka një kërkesë më të ulët për verë të nxehtë dhe tolerancë më të madhe ndaj shirave se drithërat e tjera, si gruri, thekra apo elbi, kështu që është veçanërisht e rëndësishme në zonat me verë të lagësht dhe të freskët, të tilla si Evropa Veriperëndimore dhe madje edhe Islanda. Tërshëra është një bimë një vjeçare, dhe mund të mbjillet ose në vjeshtë (për tu korrur fund të verës), ose në pranverë (për tu korrur në fillim të vjeshtës).
Prodhime ushqimore
RedaktoProdhimi botëror
RedaktoRusia | 5174890 | 20 % | 5500000 | 20 % | |
Kanada | 3691000 | 14 % | 3488400 | 13 % | |
ShBA | 2095710 | 8 % | 1691070 | 6 % | |
Polonia | 1181888 | 4 % | 1461813 | 5 % | |
Australia | 1520000 | 6 % | 1408000 | 5 % | |
Finlanda | 1294500 | 5 % | 1246300 | 5 % | |
Gjermania | 1201647 | 5 % | 1179000 | 4 % | |
Suedia | 1102300 | 4 % | 1071000 | 4 % | |
Spanja | 873400 | 3 % | 1040500 | 4 % | |
Ukraina | 941000 | 4 % | 940000 | 3 % | |
Belarusia | 587500 | 2 % | 840000 | 3 % | |
Kina | 654000 | 2 % | 720000 | 3 % | |
Britania e Madhe | 749000 | 3 % | 652000 | 2 % | |
Franca | 554862 | 2 % | 594000 | 2 % | |
Të tjerët | 4675775 | 18 % | 5128954 | 19 % | |
Total | 26297472 | 100 % | 26961037 | 100 % |
Mjekim
RedaktoKy artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substance fuqizuese të sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substance estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.
Shiko dhe këtë
Redakto- Tërshëra në projektin Commons të Wikipedias
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |