Hotla

fshat në Maqedoni
This is the stable version, checked on 18 qershor 2022. 2 pending changes await review.

Hotël, (maqedonisht: Отља/Otlja ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.

Hotël
Отља
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej3,148
{{{postal_code_type}}}
f. Hotël

Gjeografia

Redakto

Hotla shtrihet në veriperëndim të Karadakut të Kumanovës, me një hapësirë të madhe gjeografike, si në atë malore dhe fushore, ku pothuajse është bashkëngjitur me fshatrat Likovë dhe Mateç, pra Hotla rrëzë maleve të Karadakut (Mali i Zi i Shkupit), që gjenden në kufijtë më lindor të Shqipërisë natyrore, përkatësisht Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

Toponime

Redakto

ARA SHEMES-emërtim sipas pronarit të arës.
ARA DERVISHIT-arë që ishte prone e ndonjë dervishi, gjendet larg fshatit. Në këtë rajon haset patronimi Dervishi.
ARAT E QEHAJVE-ara që janë emërtuar sipas apelativit Qehaj.
ARA JETISHIT-ishte pronë e familjes Jetishi.
ARA KOVAÇIT-vend në bjeshkë, ishte pronë e një farkëtari.
BAJRAKI-lëndinë, nga turq. bajrak-flamur, flamurtar.
BIRA SULËS-shpellë ku ishte strehuar Sulejmani i njohur në popull si Sul Hotla, luftëtar dhe trim i njohur i këtij rajoni dhe më gjërë.
BOTA KUÇE - tokë e djerrë. Vend në bjeshkë ku dheu është me ngjyrë të kuqe dhe është përdorur për përpunimin e enëvë prej balte, çerepave etj.
BREGU KUÇ-vend ku dheu është me ngjyrë si të kuqe.

ÇESHMA E AMETALLARËVE-shumë e vjetër ku janë furnizuar me ujë një numër shumë i madh i fshatarëve aty deri ka fillimi i viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar.
BUÇINI-kodër e zhveshur, pa drunj.
BUNARI NEZIRIT-kompleks arash që kanë marrë emrin sipas personit që kishte hapur bunarin.
DUBRAVË-mal i pasur me drunj.
DRUMI MADH-ara që i përfshinte rruga e vjetër e Shkupit.
GJURI KULLËS-gur me një madhësi të madhe, gjendej afër një kulle që i kanë mbetur vetëm themelet.
GJURI SHIPES -gur mbi kodër ku qëndronin shpendët.
GJURI LEMZËS-shkëmb që gjendet në bjeshkë.
GJURI SHNOSH -lloj guri që për nga përbërja është i fortë dhe nuk thërmohet (coptohet) lehtë.
GUMSHIREC-mal i pasur me drunj.
JAZGI-vend në mal ku mbanin bagëtitë gjatë verës.
KALESHNJAK- kodër me një sipërfaqe të madhe, që përfshin ara dhe shtëpi të ndërtuara.
KAMENAJCË-nga slla. kamen - gur/i, kompleks arash të përziera me gurë.
KRONI KULLËS-krua që gjendej afër kullës.
KROI BEGIT-kodër ku gjendet ky burim që ka marrë emrin e begut, emri i të cilit nuk dihet.
KRAISHTA-kompleks arash që gjenden në skaj të fshatit.
KOJRIA HAXHI SULVE-zabel i mbushur me shkurre, pronë e familjes Sulejmani.
KODRA VERIT-vend që më së shumti e rreh era e veriut.
KUVOL-kodër që më herët në këtë vend i kanë mbajtur kuajt.
KU PIQEN REKAT -vend në bjeshkë ku bashkohet lumi i Hotlës dhe i Strimës.
KU DAN UDHA -rrugë udhëkryqe për në fshatrat Mateç, Hotël dhe Likovë.
LIVAZE-kompleks arash.
LIVADICË-sot është bërë tokë pjellore, në të kaluarën kanë qenë livadhe.
LIVADHI DEMËS-më parë ishin livadhe tani janë ara.
LEQISHTE-kodër, nga slla. leqa-thjerrëz (bimë barishtore me lule të vogla të bardha dhe farërat e saj përdoren për ushqim.)
LUTA-topoleksemë e formuar nga apelativi Lutë/a.; mal i dendur.
MULLAJNI ALIÇKALLARVE-mulli i lagjes Aliçkallarë.
MULLAJNI GAXHOLLVE-mulli i lagjes Gaxholl.
MULLAJNI OSTRECVE-mulli i lagjes Ostrecve.
MULLAJNI QEHAJVE-mulli i lagjes Çalkallarë.
MULLAJNI ABAZALLARVE-mulli i cili gjendej në lagjen e Abazallarëve.
N‘GUR T‘ZAJ -vend në bjeshkë ku gurët janë me ngjyrë të zezë.
ORASHEC-kompleks arash, toponim me bazë antroponimike Oras \Orash dhe sufiksi ec.
PUDARNICA-lëndinë me bar ku kullosin bagëtitë.
RIMNIK-kompleks arash.
REZAJNA-janë ara përreth kodrës.
RRASA KUÇE-vend në bjeshkë i pasur me gurë në formë të pllakave, që kanë ngjyrë si të kuqe.
RRAFSHA MADHE-lëndinë në bjeshkë me sipërfaqe të rrafshë.
MANI BARDH-sipas ngjyrës që kishte ky fryt.
SAÇMA-mal i pyllëzuar me drunj. Në të folmen përdoret leksema saçmë-me kuptimin i shpeshtë. Khs. me shprehjen: E kam mbjellë sillazhen saçmë.
SLLUPI-mal që ka për bazë antroponimin vetjak Sllup.
STANI MALIQIT-vend ku Maliqi mbante dhentë, të rrethuar me gardh të drunjve.
STERNIK-kompleks arash shumë pjellore. Nga fjala Sternë/a-vend i gërmuar në tokë për të mbledhur dhe ruajtur ujin e shiut.
KODRA HESHME-kodër e zhveshur nga drunjët, që ka pamje të bukur.
KOLLÇAK-mal i pasur me drunj. Topoleksemë e formuar nga antroponimet Kolë dhe Çakë.
KOLMOSKA - vend shkëmbor.
PRROI KEÇ -përrua shumë i thellë.
ROGATICA –mal, nga fjala Rogë/a- vend në bjeshkë me bar pa lisa dhe prapashtesa -ica.
TRSK-mal i pasur me kullosë . Rrjedh nga slla. Trska - kallam sheqeri.
TE STANET-vend në bjeshkë ku mbanin bagëtitë.
TE SHKOZAT-mal i pyllëzuar, që ka marrë emrin sipas drurit të shkozës që rritet në atë vend.
TE BUNARI BEQIR AGËS-kompleks arash, që janë emërtuar sipas bunarit që e kishte hapur Beqiri.
TE DIRT E RUSHAJTIT-vend ku janë kryqëzuar dy rrugë.
Sipas të dhënave thuhet se Rushiti kishte vendosur dy dru në formë të shkronjës-V - që tregonte drejtimin e rrugëve.
UJI BAJRAMIT-vend me kullosë, ku kishte hapur një krua Bajrami.
UJI BEGJIT-krua që gjendej në truallin e begut.
VORRI AVDILIT - varr ku është varrosur Avdili.
VORRNAJCË-varreza shumë të vjetra.
VUKOVIJA - mal

XHADJA SULLTAN MURATIT-sipas të dhënave pohohet se në këtë rrugë paska kaluar sulltan Murati në kohën e sundimit Osman.[1]

Demografia

Redakto

Banori hotlanas/i/e/it/et.
Është ndër fshatrat e mëdha të këtij rajoni, sipas numerimit të popullsisë në vitin 2002 fshati kishte 3148 banorë shqiptarë, kurse tani ka 500 shtëpi dhe rreth 4000 banorë.

Kultura

Redakto

Shkolla fillore e Hotlës është me e vjetra ne komunën e Likovës,K.F.Hotla garon në ligën komunale.

Fshati Hotël ka dy xhami. Xhamia e vjetër quhet me emrin “Xhamia e Mulla Muratit“ e cila është ndërtuar në vitin 1405, kurse e renovuar në vitet 1928, 1970.Sheshi i Dëshmorëve,ku jan t5 varrosur dëshmorët e kombit të luftës së 2001 dhe të Ballit Kombëtar ë të LDB.

Ekonomia

Redakto

Hotla është fshati më i zhvilluar ekonimikisht në komunën e Likovës.Ka shumë kompani private ku janë të punësuar një numër shumë i madh i fshatarëve,ka 10 kafene,9 shitore dhe mini markete,4 flokar (berber,rrojtore),6 zdrukthtar (dru punues),1 plastik punues,1 nallban (mbatthes i kuajve dhe gomarëve),4 auto elketro dhe mekanik,5 auto larës dhe gomesteri,1 fushë për futboll të vogël dhe 1 stadium për futboll të vogël dhe gara sportive tjera (pronë e familjes së dëshmorit Isa Ameti),5 ullukndreqës etj.

Banorët e fshatit merren me kultivimin e kulturave bujqësore dhe me blegtori. Duhani i tipit Otla është kultura kryesore e cila kultivohet me dekada të tëra.

Banorët e fshatit Hotël me ujë të pijshëm furnizohen prej burimeve të shumta që ekzistojnë në mal, që i kanë sjellur me vetëkontributin e tyre.

Historia

Redakto

Emri i fshatit Hotël e ka prejardhjen prej emrit (fisit) shqiptar Hot, që përdoret edhe në patronimi dhe prapashtesën –la.

Fshati Hotël i Kumanovës është një nga vendbanimet më të vjetra të këtij rajoni, i populluar që në kohërat antike nga fiset ilire, dardane e pajone. . Në dokumentet e vjetra, me këtë emër Hotla përmendet që nga viti 1335, pastaj riaktualizohet në defterët turq në vitin 1780, kur numëroheshin dhjetra familje shqiptare. Më 1916, në suazat e Qarkut të Kumanovës, ka pasur statusin e komunës, ku kanë marrë pjesë disa fshatra të komunës së sotme të Likovës.

Gjatë gjithë historisë sonë kombëtare, Hotla, si edhe fshatrat e tjera të këtij rajoni periferik të botës shqiptare, vazhdimisht u ballafaqua me synimet e armiqve të shumtë të huaj, të cilëve u pengonte elementi shqiptar. Së këndejmi, Hotla do të jep shumë dëshmorë të kombit në të gjitha luftërat e zhvilluara deri në ditët e sotit. Ndërsa, si rezultat i këtyre presioneve sistematike, një numër i madh i hotlanëve do të detyrohen edhe të emigrojnë jashtë vendit, kryesisht në Tuqi dhe vendet perendimore.

Në këto rrethana të rënda historike, në kohëra luftash e përpjekjesh për mbijetesë, lindi sypatremburi Sulë Hotla, i cili emrin e këtij fshati do ta përjetësojë në histori dhe do ta bëjë të pavdekshëm, ndërsa figura historike e trimit të Hotlës, për shumë kohë do të jetë simboli i qëndresës heroike të shqiptarëve të kësaj ane.Në luftën e 2001-shit,Hotla përpos që dha pesë dësmorë dha edhe një kontibut të madhë në përgatitjen dhe mobilizimin e luftës,përshkak pozitës gjeografike të mirë djemtë e Hotlës disa javë bartën armatimin me kuaj dhe gomer më shumë se tre javë rreshtë pa ndërprerë edhe atë në mbrëmje për të mos u hetuar nga sllavomaqedonasit.Nënat,motrat dhe gratë e Hotlës u kujdesë për Sllupçanasit për t'i furnizuar me bukë një kohë shumë të gjat deri sa ky fshat ishte nën granatimet dhe popullata ende ishin prezentë ne fshat.

Për një periudhë kohore, në Hotël kanë jetuar edhe një numër i madh i familjeve serbe, të cilat janë sjellur si kolonë nga Serbia. Ndërsa, aktualisht në këtë fshat jetojnë afër 4000 banor të gjithë shqiptarë dhe të besimit islam.

Shih edhe

Redakto
  • Sulë Hotla
  • Hysni Shaqiri
  • Shaban Aziri-teolog (kontribues në fushën e publicistikës, kulturës dhe gazetarisë
  • Mulla Abdullau-Dulla
  • Dësmorët e 2001:Sali Latifi.Lokman Neziri,Isa Ameti (i vetmi dëshmorë mësues),Gjylsere Sahiti (e vetme dëshmore femër),Asip Emrullau.Dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore të Ballit Kombëtar:Mexhid Sulejman Asipi (djali i Sul Hotlës),Shefki Sulejmani (kusheri i Sulë Hotlës) dhe Esat Ameti (kusheri i Sul Hotles).

Mentor kurtishi (Kengetar). Mensur Kurtishi (Futbollist) . Orhan Ademi (futbollist) .Emin suleymani (Futbollist). Benjamin Sulejmani (Futbollist)

Referime

Redakto
  1. ^ "Emri dhe historiku i fshatrave". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2006. Marrë më 11 korrik 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto