Avni Jashari lindi në Prishtinë më 17 mars 1981, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Lipjan, ndërkaq studimet universitare në fushën e gazetarisë i mbaroi në fakultetin “Faik Konica” në Prishtinë.

Avni Jashari
Avni Jashari.jpg
Kryetar i Degës Lëvizja Vetëvendosje - Lipjan
1 korrik 2018 – 11 korrik 2020
Paraardhësi: Selatin Retkoceri
Të dhënat personale
Lindi më: 17 mars 1981
Lindi në: Prishtinë
Kombësia: Kosovarë
Profesioni: Politikan
Partia politike: Lëvizja Vetëvendosje(2018-jo aktiv)

Avni Jashari punoi si gazetar për katërmbëdhjetë vite, fillimisht si gazetar në të përjavshmen “Java”, më pastaj redaktor në agjencinë e lajmeve “InfoSot”, producent dhe redaktor në “Rrokum TV”, së fundmi kryeredaktor në portalin informativ “Arbresh.info”, ishte edhe anëtarë i bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) për tetë vite. Si opinionist e gjejmë në shumë media të shtypura dhe elektronike kombëtare e ndërkombëtare.[1]

Në maj të vitit 2018 Avniu braktis gazetarinë dhe i hynë politikës. Zyrtarisht i bashkohet, Albin Kurtit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.[2]

Më 1 korrik të vitit 2018 Avni Jashari kandidon për kryetar Qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,ku edhe u zgjodh kryetar nga anëtarësia e kësaj partie në komunën e Lipjanit.[3]

Në zgjedhjet e parlamentare të vitit 2019 Jashari nuk kandidon për deputet duke mbështetur zyrtarisht dy kandidat për deputet nga komuna e Lipjanit. Më 11 korrik të vitit 2020 braktisi zyrtarisht politikën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe një intervenimi kirurgjik, ku mes tjerash lajmëron largimin nga politika për rehabilitim dhe rikthim në profesionet e tij profesionale. [4]

ReferimetRedakto

  1. ^ "Lajm i mirë për Albin Kurtin: Gazetari i njohur i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje". Marrë më 2018-10-07. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Gazetari i njohur i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje - Arbresh.info". Arbresh.info. 17 maj 2018. Marrë më 2018-10-07. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Avni Jashari zgjedhet kryetar i Vetëvendosjes në Lipjan". Klan Kosova. 1 korrik 2018. Marrë më 2018-10-07. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Klan Kosova. 11 korrik 2020 [http:// https://klankosova.tv/kryetari-i-deges-se-lvv-se-ne-lipjan-thote-se-eshte-larguar-zyrtarisht-nga-politika/ http:// https://klankosova.tv/kryetari-i-deges-se-lvv-se-ne-lipjan-thote-se-eshte-larguar-zyrtarisht-nga-politika/] Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!). Marrë më 2020-07-11. Është injoruar "titleKryetari i Degës së LVV-së në Lipjan thotë se është larguar zyrtarisht nga politika" (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)