Avni Kastrati u lind më 3 tetor të vitit 1956KaraqevëKamenicës, është ushtarak shqiptarë.

Avni Kastrati

Avni Kastrati shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa të mesmen, teknike, në Gjilan. Deri sa ishte nxënës i shkollës së mesme i vdes babai, mandej ai dhe tre vëllezërit dhe motra e tij mbetën nën përkujdesjen e së ëmës së tij. Pasi kreu shkollën e mesme në vitin 1976 regjistrohet në Akademinë Ushtarake të Aviacionit Ushtarak në Zarë. Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në vitin 1981 sistemohet në Podgoricë, në rolin e instruktorit të fluturimeve, ku punoi deri në vitin 1984. Në vitin 1984 transferohet në Zagreb. Edhe pse ishte pilot aviacioni, me gradën e kapitenit të klasit të parë caktohet në detyrën e pilotit të helikopterit, e që për të ishte një degradim e jo avancim siç kërkonin rregullat.

Në repartin e helikopterëve ishte i detyruar të transferohet për arsye të njohura politike ndaj eprorëve shqiptarë. Në Zagreb punoi deri në gjysmën e viti 1991. Gjatë kësaj kohe ai ra në kontakt me oficerët shqiptarë të cilët shërbenin në Zagreb dhe në qytetet e ndryshme të Kroacisë, në mesin e tyre edhe me kolonel Ahmet Krasniqin, që më vonë rezultoi të jetë bashkëpunëtori më i afërt i tij.

Duke e parë se situata në shtetin e atëhershëm dhe në ushtrinë jugosllave po keqësohej dhe duke parë se siguria e oficerëve shqiptarë ishte e rrezikuar, ai në muajin janar të viti 1991 ishte i detyruat ta largojë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për Suedi, së pari si turist në vizitë e mandej edhe kërkimin e azilit për familjen dhe veten. Avniu nuk priti shumë dhe saktësisht pas dy muaj e gjysmë vendosi të dezertoj nga ushtria jugosllave, për t’iu bashkuar familjes në Suedi. U vendos në Stokholm ku jeton dhe punon edhe sot. Në pamundësi të angazhimit të tij në Aviacionin Suedez, për shkak se vjen nga një vend joperëndimor, u detyrua të ndërroj profesionin.