Avni Rudaku
- … Duhen kontrolluarKy artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Avni Rudaku (1984 - ) është poet, publicist dhe kritik arti nga Kosova.
Jeta
RedaktoAvni Rudaku u lind më 10 nëntor 1984 në Gjilan, Republika e Kosovës. Mbaroi nivelin fillor në shkollën “Selami Hallaçi” dhe gjimnazin “Zenel Hajdini” (drejtimi matematikoro-natyror) në vendlindje. Në vitin 2006 merr titullin “Bachelor i Psikologjisë” dhe në vitin 2008 merr titullin universitar “Bachelor i Sociologjisë”. Në janar të vitit 2012 gradohet me titullin: “Master i Sociologjisë” (drejtimi akademik). Të gjitha studimet universitare dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin Publik të Prishtinës.
Avni Rudaku jeton dhe vepron në Gjilan.
Krijimtaria letrare
RedaktoRudaku ka botuar dy libra me poezi bashkëkohore: “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011). Poezitë e tij janë përkthyer deri më tani në gjuhën serbo-kroate dhe angleze. Është bërë pjesë e shumë antologjive vendore, rajonale dhe ndërkombëtare si: “Nga Prishtina me dashuri”, “Fjala poetike” (antologji e poezisë shqipe në Kosovë) nga “Balkan Free Press dhe Jalifat Publishing” me seli në Hjuston të Teksasit në SHBA, etj. Ka marrë pjesë në “Festivalin e Letërsive të Vogla” në Zagreb të Kroacisë bashkë me disa poetë të tjerë kosovarë. Në Beograd ka marrë pjesë në promovimin e librit “Nga Prishtina me dashuri” bashkë me poetin Arben Idrizi dhe dramaturgun Jeton Neziraj, projekt i rrjetit “Traduki” - rrjet europian për letërsinë dhe librat, ku marrin pjesë Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtajn, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zvicra – si dhe në bashkëpunim me “Beton”, një shtojcë e pavarur e gazetës së përditshme “Danas”.
Poeti Rudaku ka fituar disa çmime letrare: “Pena e Flakës” (vendi i parë 2013) në Festivalin Mbarëkombëtar në Gjilan, libër-dorëshkrimi më i mirë i pabotuar (vendi i dytë) “PËRAFËRSISHT” në Konkursin letrar në Ferizaj, etj. Në drejtimin universitar, në secilin vit akademik të Universitetit Publik të Prishtinës, ishte fitues i bursës universitare. Nga Federata Universale e Paqes me status konsultativ edhe në OKB, ka marrë mirënjohjen: “Ambasador i paqes”, shkrimet e të cilit kanë promovuar paqen dhe kanë dhënë kontribute për zhvillim të gjithmbarshëm shoqëror.
Puna e tij lidhet edhe me recensimin dhe redaktimin letrar. Është recensent dhe redaktor për disa libra të botuar me karakter poetik dhe publicistik.
Publicistika
RedaktoRudaku është sidomos i njohur në fushën e publicistikës. Ka rreth pesë vitesh që publikon artikuj nga fusha të ndryshme kulturore, etnologjike, sociologjike, politike, historike dhe psiko-sociale. Ka disa vite që punon si kolumnist i rregullt për shtojcën për kulturë të gazetës së përditshme kosovare “Kosova Sot”. Ka një mori publikimesh të botuara në gazetat, portalet dhe blogjet shqiptare.
Aktiviteti politik dhe aktivizmi qytetar
RedaktoRudaku ka një përvojë edhe si politikan, ndonëse vendimi për të hyrë në politikë ishtë ndër vendimet më të vështira për të, ngase siç ka deklaruar për shumë medie, ai më shumë ishte i pasionuar në shkencë, letërsi e publicistikë, sesa në të qenit pjesë e ndonjë grupacioni politik. Rudaku ishte nënkryetar i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Gjilanit dhe ishte kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kandidat për asambleist të Kuvendit Komunal në Gjilan. Rudaku ka dhënë dorëheqje nga të qenit anëtar, aktivist dhe ish zyrtar i lartë në këtë subjekt politik në fillimmuajin shkurt të vitit 2014. Vazhdon të jetë aktivist qytetar pa qenë pjesë e asnjë grupacioni partiak.
Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca, debate, punëtori dhe paraqitje televizive rreth zhvillimeve politike dhe debateve të shumta me karakter të përgjithshëm shoqëror e qytetar dhe shkencor e profesional. Ka qenë pjesë e shumë nismave për organizimin e protestave me karakter qytetar. Është i njohur më shumë si sociolog, psikolog, publicist dhe poet, sesa si politikan.
Aktiviteti si kritik i artit bashkohor
RedaktoRudaku është i njohur edhe për kritika të arteve pamore, duke qenë ndër shkruesit e shumë parathënieve në katalogët e ekspozitave dhe performancave të artistëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ka botuar një sërë kritikash mbi artin pamor të Budim Berishës, Nysret Salihamixhiqit, artistëve të rinj bashkëkohorë etj. Ka prezantuar në shumë ekspozita të artistëve vizuelë. Po ashtu, Rudaku është ndër bashkëthemeluesit dhe anëtarët e Qendrës për Art Bashkëkohor “Varg e vi”, e cila ka realizuar një sërë aktivitetesh në fushën e artit kontemporan, sjelljen e shumë artistëve nga Maqedonia, Shqipëria, Holanda, Zvicra etj.
Puna profesionale
RedaktoRudaku ka punuar për dy vite akademike edhe si asistent i ri për grupe lëndësh nga psikologjia në kolegjin universitar “Iliria”, dega në Gjilan (aktualisht “Gjilani”) dhe po ashtu ka qenë zyrtar për hulumtime shkencore në institutin “Victory” në Prishtinë. Aktualisht është kolumnist i rregullt i shtojcës për kulturë në gazetën e njohur kosovare “Kosova Sot”.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- Intervistë Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- [9]