Avokati i Popullit (Kosovë)
Avokati i Popullit në Kosovë apo Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) shqyrton ankesat ose kërkesat: ndaj organeve të administratës qendrore, pushtetit vendor dhe të tretëve që veprojnë për llogari të tyre, ndaj policisë, shërbimit sekret, burgjeve, forcave të armatosura dhe pushtetit gjyqësor si dhe ankesa apo kërkesa të tjera që nuk përfshihen në dy seksionet me sipër, bashkëpunon me organizatat joqeveritare si dhe bën studime në fushën e zbatimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.[1]
Detyra
RedaktoIAP paraqet mekanizmin ligjor për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike, institucioneve dhe personave apo autoriteteve tjera, të cilët ushtrojnë autorizime publike në Republikën e Kosovës, si dhe vepron si Mekanizëm Kombëtar për parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese, në të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, qëndrimin në institucionet shëndetësore, ndalimin doganor, ndalimin e emigracionit dhe çdo vend tjetër kur dyshohet se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.[2]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Institucioni i Avokatit të Popullit – Republika e Kosovës". 2024-03-29. Marrë më 2024-08-29.
- ^ "Për Ne – Institucioni i Avokatit të Popullit". 2017-11-16. Marrë më 2024-08-29.