Aziz Nimani
artist shqiptar
Aziz Nimani lindi në vitin 1936 në Pejë, ndërroi jetë në gusht të vitit 2005 në Prishtinë. Shkollën e mesme të Artit e kreu në Pejë. Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimi i Artit, e kreu në Prishtinë. Akademinë e Arteve të Bukura e kreu në Lyon të Francës. Për një kohë jetoi dhe punoi në Francë, ku ishte vlerësuar mjaft mirë nga publiku dhe kritika franceze, madje ishte shpërblyer disa herë. Gjatë krijimtarisë së tij, Aziz Nimani ka pikturuar mijëra punime, kryesisht në teknikën vaj në pëlhurë dhe dru, por edhe pastel dhe vizatim. Punimet e tij gjenden sot në të katër anët e botës që nga Amerika, Evropa e deri në Australi[1].
Ekspozita personale
Redakto- 1974 – Galeria “Delta”, Lyon, Francë
- 1975 – Galeria “Le Lavoir”, Romenay, Francë
- 1977 – Galeria “Mouffe”, Paris, Francë
- 1978 – Galeria e qytetit Norkshoping, Suedi
- 1979 – Galeria e qytetit, Bali, Indonezi
- 1995 – “Barlet Fine Arts Gallery”, Pleasanton, SHBA
- 2005 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë