Bajri (Mitrovicë)
Bajri është kodrinë në periferi të qytetit e lartë 520 m mbi nivelin e detit. Ka pozitë të mirë gjeografike, andaj ushtria turke për ta mbrojtur qytetin nga sulmet eventuale të kryengritësve shqiptarë kishte ngritur kazermat ushtarake. Deri pas luftës së Dytë Botërore ishte territori i pabanuar. Pas ndërtimit të shumë ndërmarrjeve ekonomike dhe shkollimit të popullsisë filloi lëvizja e banorëve në relacionin fshat-qytet. Në këtë mënyrë u krijuan lagje të tëra afër qytetit. Sot ky lokalitet është i banuar dendur. Ka banorë nga të gjitha viset e Kosovës, mirëpo dominojnë ata me origjinë nga Shala e Bajgorës dhe Drenica.[1]
Referime
Redakto- ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. ISBN 978-9951-663-35-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)