Shala e Bajgorës, është trevë malore që shtrihet mes luginës së Ibrit dhe Llapit në rrëzat e Kopaonikut.[1] Emri Shalë e Bajgorës ka mbetur nga fisi Shalë dhe fshati qëndror Bajgorë, pasi vendbanimi Bajgorë është territorialisht vendbanimi më i madh i kësaj treve. Vuk Karaxhiq në fjalorin e vet, të vitit 1818, e ka regjistruar, Shalën në Kosovë si vend dhe fis shqiptar. [2]

Dimër në Bajgorë
Shala e Bajgorës
Shala e Bajgorës në dimër
Maja e Bajrakut

Gjeografia

Redakto

Kjo hapësirë malore gjendet rreth minierës së Stantërgut, ku nxirret xehja e plumbit dhe e zinkut. Kjo trevë përbëhet prej disa fshatrave malore, të populluara vetëm me popullsis shqiptare dhe e cila merret mexehtari dhe blegtori. Shala e Bajgores është pjesë e Kosovës së Veriut, pranë së cilës ndodhet edhe Miniera e Trepçës.

Shala e Bajgores kufizohet me Mitrovicën, Vushtrrinë, Zveçanin, Kastriotin e Besianën ndërsa në pjesën veriore kufizohet me Serbinë. Ka pasuri të mëdha natyrore dhe bujqësore, duke përfshirë arin, argjendin, bronzin, aluminin, bakrin dhe hekurin. Fshatrat më të njohura të Shalës së Bajgorës janë: Bajgora, Bare, Boletini, Gumnishti, Kaçandolli, Kovaçica, Kutlloci, Mazhiqi, Magjera, Melenica, Rashani, Rrëzhana, Selaca, Skroma, Stantërgu, Tërstena, Vllahia, Zabërgja, Zasella, Vidishiqi, etj.[3]

Temperaturat në Shalën e Bajgorës varësisht nga stinët janë jo aq të larta dhe sillen mesatarisht gjatë vitit 4 - 8° celsius, në stinën e verës reth 15°celcius, në stinën e vjeshtës rreth 10°celcius, në stinën e dimrit reth - 6°celsius dhe në stinën e pranverës reth 8 - 9°celcius. Të reshurat atmosferike në këtë trevë janë të shpeshta, mesatarja e rënies së shiut në pranverë janë 100 mm në 1m² ndërsa gjatë vjeshtës 425mm në 1m² dhe ditë me borë gjatë një viti ka mesatarisht 67,5 ditë, në lugina e ultërsira 37.5ditë e në lartësira deri në 160 ditë, pra nëse merren të reshuurat atmosferike në tërësi mesatarja e tyre gjatë një viti është 600 - 1100 mm në 1m².

Klima e kësaj treve është:

  • Klima e mesme kontinentale që përfshinë pjesën e luginave dhe pjesën jugore të Shalës së Bajgorës dhe
  • Klima malore kontinentale e cila mbizotron në viset më të larta malore mbi 1300 m lartësi mbidetare.

Vendbanimet e Shalës së Bajgorës

Redakto

Treva e Shalës së Bajgorës përfshinë një sipërfaqe rreth 433 km² dhe përbëhet prej 54 vendbanimeve:

  1. * Bajgora Bajgora
  2. * Bare Barja (Mitrovicë)
  3. * Bahtiri
  4. * Bistrica
  5. * Boletini
  6. * Bozhlani
  7. * Breca
  8. * Ceraja
  9. * Cecelia
  10. * Dedia
  11. * Gumnishta
  12. * Kaçanolli
  13. * Karaça
  14. * Kçiç i Madh
  15. * Kçiç i Vogël
  16. * Kovaçica
  17. * Koshtova
  18. * Kurillova
  19. * Kutllovci
  20. * Lipa
  21. * Lisica
  22. * Maxhera
  23. * Mazhiqi
  24. * Melenica
  25. * Murgull
  26. * Ofqari
  27. * Rahova
  28. * Rashan i Epërm
  29. * Rashan i Poshtëm
  30. * Reka
  31. * Rrëzhana
  32. * Selaci
  33. * Skoçna
  34. * Skroma
  35. * Sllakofci
  36. * Smrekonica
  37. * Stantërgu - Qytetza
  38. * Stantërgu - Fshati
  39. * Strana( Cërnusha )
  40. * Suma ( Pasoma )
  41. * Sylevica
  42. * Shlivovica
  43. * Shupkofci
  44. * Tërllabuqi
  45. * Tërstena
  46. * Tuneli i Parë
  47. * Vesekofci
  48. * Vidishiqi
  49. * Vllahia
  50. * Zabërgja
  51. * Zasella
  52. * Zijaça
  53. * Zhazha
  54. * Zhitia

Qendra Skitare

Redakto

Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë. Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe Moteli “Dodona” me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive. [4]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Shala e Bajgorës, zonë e re turistike
  2. ^ Dr. Latif Mulaku " Govor Albanca Bajgorske Salje ", Prishtinë 1968"
  3. ^ Fazli Hajrizi:Shala e Bajgorës në vështrimin historik Arkivuar 25 korrik 2018 tek Wayback Machine, trepça.net
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 17 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Shala e Bajgorës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale