Bajgora (Mitrovicë)

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Bajgora)

Bajgorë është një vendbanim në komunën e Mitrovicës, Kosovë. Vendbanimi shtrihet në shpatijet e Shalës së Bajgorës.

Bajgorë
Fshat
Bajgora
Bajgora
Popullsia
 • Gjithsej1.098

Shala e Bajgores ka dhënë një kontribut të madh gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njihet për Brigadën 141 Mehe Uka, me shumë komandantë të njohur si: Shemsi Ahmeti, Riza Beqiri, Bislim Bajgora etj.

Nga Bajgora kanë dalë edhe personalitetet e shquara: si Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Mehmet Rexhep-Selaci, Riza Rexhep Selaci, Imer Tahir Selaci, Bajram Mehmet Selaci, Mursel Igrishta, Tafil, Pajazit, Asllan, Isuf, Faik Boletoni, Ukshin Kovaçica, Sherif Tër, Adem, Hetem Voca, Mulla Mustafa, Kadri Bistrica, Rexhep e Rifat Dedia, Haradin Vidishiqi, Qerim, Ibrahim Shupkovci, Shaban Mujani, e shumë të tjerë.

Vendbanimi i Bajgores është i lidhur me ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë si dhe për shalanët në këto anë janë: Lufta e Sllatinës dhe Cerajt (prill 1941), lufta e Koloshinit dhe e Pazarit të ri (1941-44), lufta e Shalës kundër partizan-çetnikëve në fund të vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, luftërat në Rrëzhë, nëntor 1944, Beteja e Stantergut, janar 1945, lufta në shkurt dhe mars 1945, beteja e gurit të Sokolit në malet e Vesekofcit më 1946, si dhe beteja e Batahirit në bunkerin e Kozmaticës, (vrasja e Ahmet Selacit) etj.

Ndërsa kuvendet më të rëndësishme që janë organizuar në Shalë janë: Kuvendi i Barës, shtator 1944, Kuvendi i Kovaçicës, tetor 1944, Kuvendi i Vidishiqit, 22 janar 1945. Kuvendet dhe kongreset e organizuara nga përfaqësues të nacionalizmit shqiptar, të cilët aspiruan, punuan dhe luftuan për ta bërë Shqipërinë etnike.

Gjeografia

Redakto

Bajgora shtrihet në pjesën veriore të Kosovës, 30 km në veri të Prishtinës, me një lartësi prej 1,203 metra mbi nivelin e detit. Numri i banorëve është 1 098.

Bajgora është zonë kodrinore. Pika më e lartë në afërsi ndodhet 1.7 km në verilindje të Bajgorës dhe është 1501 metra mbi nivelin e detit. Ajo është e populluar mjaft dendur, me 222 banorë për kilometër katror. Qyteti më i afërt është Mitrovica, 14 km në jugperëndim të Bajgorës. Bajgora me rrethinë karakterizohet me një mozaik të zhvilluar të vegjetacionit natyror. [1]

Temperatura mesatare vjetore në fshat është 9° C . Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 20 ° C, dhe më e ftohti është dhjetori, me -4 ° C. Mesatarja e të reshjeve vjetore është 931 mm. Muaji me shira më të shumta është muaji maj, me një mesatare prej 131 mm reshjesh, kurse muaji më i thatë është gushti, me një sasi mesatare të reshjeve prej vetëm 17 mm. [2]

Kultura

Redakto

Qendra Skitare

Redakto

Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë. Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe Moteli “Dodona” me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive. [3]

Galeria

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ ”NASA Earth Observations: Land Cover Classification”. NASA/MODIS. 30 januari 2016.
  2. ^ ”NASA Earth Observations: Rainfall (1 month - TRMM)”. NASA/Tropical Rainfall Monitoring Mission. 30 januari 2016.
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 17 dhjetor 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Bajgora – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale