Tuneli i Parë

fshat në Kosovë

Tuneli i Parë është një vendbanim që ndodhet në kuadër të Komunës së Mitrovicës dhe të rajonit Shala e Bajgorës.

Tunel i Parë
Fshat
Tuneli i Parë.jpg

HistoriaRedakto

Tuneli i Parë si vendbanim është themeluar fillimisht si koloni xehtare nga anglezët në vitin 1924. Ndodhet 4-5 km në verilindje të Mitrovicës. Thuhet se anglezët blenë pronat nga një pronar shqiptar për nevoja të puntorëve të minierës "Trepça", që nuk ishin nga Mitrovica dhe rrethina, por nga vise të ndryshme të Jugosllavisë së asaj kohe Lika, Dalmacia, Hercegovina etj. Anglezët ngritën banesat e para nga gurët dhe materiali i fortë ndërtimor. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Tunel të Parë nazistët gjermanë hapën kampin famëkeq të përqendrimit, ku u internuan afro 130 të burgosur.[1]

Shih dhe këtëRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Klubi Letrar Internacional "Arif Shala". fq. 111. ISBN 978-9951-663-35-9.

Lidhje të jashtmeRedakto