Koshtova

fshat të Kosovë

Fshati Koshtovë, ose Koshtova, I njohur edhe me emrin Koshtova e Bobit ose Bobaj.

Koshtovë
Koshtova e Bobit
Fshat
noform
Pamje natyre nga Koshtova
Vendndodhja
Koshtovë is located in Kosova
Koshtovë
Koshtovë
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Mitrovicë
Komuna Mitrovicë
Kryetari i Komunës Agim Bahtiri
Partia udhëheqëse Akr
Të dhëna dhe statistika
Vendasit Koshtovali / Koshtovalike
Themelimi Nga fisi Gash
Krahina etnografike-
gjeografike
Mitrovicë
Lartësia 450 - 900 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Aeroporti 57km nga fshati
Targa 02
Koordinatat 42° 52′ 28″ Veri

20° 47′ 10″ Lindje

Sipërfaqja dhe demografia
Sipërfaqja 10 km2
 •  urbane 5.5 km2
 •  aglomerati 10 km2
Popullsia 1.702 banorë (2011)
Dendësia 170.2 banorë/km2

Koshtova është një prej fshatrave më të mëdha të Komunës së Mitrovicës, Kosovë.[nevojitet citimi]


Shtrihet në veri-perendim të Mitrovicës, apo në veri të Kosovës, në kilometrin e pestë të rrugës Mitrovicë-Zubin Potok, pranë lumit Ibër dhe Kanalit Ibër-Lepenc. Kufizohet me këto fshatra: në jug me Broboniqin (nga bjeshkët), Koprivën dhe Zhabarin, në lindje me Vinarcin përmes lumit Ibër, në perendim me Stërnacin (Stërmcin) dhe në veri me Zupçin.

Banorët e quajnë fshatin e tyre me emrin Koshtovë e Bobit, sepse, sipas rrëfimeve të pleqëve, para shumë vitesh këtu ka ardhur për të jetuar një familje nga Bobi i Shqipërisë.

Është një fshat turistik dhe shumë i njohur në të gjithë Kosovën, ku vetëm gjatë stinës së verës këtë fshat e vizitojnë me dhjetra mijëra persona nga tërë Kosova. Kjo për shkak të pozitës së mirë gjeografike të fshatit në brigjet e Lumit "Ibër". Është i njohur me Restaurantet e shumta, dhe me ushqimet më të shijshme në vend. Nga më të njohurat janë: Restaurant "Ibri", "No Name", "Vigu", "Vivianit Village", dhe disa të tjera. Poashtu është i njohur me Pishinën "La Baia" e cila frekuentohet nga gjithë banorët e Mitrovicës me rrethinë.

Fshati i takon vendbanimeve të tipit të shpërndarë, ka rreth 500 shtëpi (prej tyre rreth 100 shtëpi të pabanuara) dhe ka mjaft shumë lagje. Në këtë fshat është e pranishme shkolla e re fillore "Jusuf Rexha" ku ka rreth 450 nxënës, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, ku vijojnë mësimet edhe fëmijët e fshatit "Vinarc". Vlenë të ceket se Koshtova ka pasur shkollë para shumë viteve, por shkolla e vjetër është rrënuar kohë më parë. Poashtu në fshat është e pranishme edhe "Qendra e Mjeksisë Familjare - Koshtovë", e cila u ofron ndihmë banorëve të fshatit. Pas përfundimit të luftës sê fundit, në vitin 2007, banorët bashkë me Imamin e Fshatit marrin përsipër ndërtimin e Xhamisë së re, pastaj më vonë dhe minarën e saj rreth 36 metra të lartë, me vetëfinancim të tyre. Kurse në fshat egziston ende Xhamia e vjetër e lënë nën fatin e Jetës. Poashtu në fshat ka një fabrikë të llokumave dhe biskotave të quajtur "Driloni".

Ndër mikrotoponimet më karakteristike në këtë fshat vlen t'i përmendim: Xhamia e vjetër (130 vjeçare), Shkolla e vjetër, Kollovorta, Kokoli, Gurët e Bardhë, Uji i Njelmët, Përroni i Gjejës, Përroni i Gjakut, Përroni i Ukë Camit, Prapshtia e Shkozave, Shtogjet, Prapshtinat, Lugjet, Kodra e Krinit, Logjet e Dinit, Vllashkat, Livadhi i Grepit, Livadhi i Ali Perhajt, Kodra e Bajrakut, Kulla e Kojës, Gurt e Vojsës, Tërmaku (Tërnavaku), Livadhi i Madh, Çuku i Markut, Ura e Hajdarit, Lugu i Madh, Surqi, Kroni i Einës, Lluga e Haxhës, Kërshi i Halilit, Kroni i Pashës, Kroni i Sulejman Pashës, Te Hallaqet, Guri i Hazirit, Pusi i Zi, Arat e Ujëgjemit, Ara e Gurit, Arat e Baltakut, Prroni i shkollës, Livadhi i Ferizit, Livadhi i Mehë Musës, Ara e Shaban Balës, Ara e Qallakut, Shullaja e Grepit, Qafa e Maringut, Podi i Ferizit, Përroni i Kleçkës, Rrahishta, Kroni i Therrës, Bunkeri i Salihut, Sheljet, Lapidari i Heronjëve Kombëtar "Avni e Mehdi Haradinaj-Koshtova", etj.

Fshati ka 5 lagje, dhe emrat e lagjeve vijnë nga 5 djemtë prej të cilëve rrjedh fshati Koshtovë,

Lagjët e ndara me mbiemra:

  • Ali Markaj / Ali Markovit

• Me mbiemrat (Latifi, Hajredini, Dibrani, Aliu, Salihu, Hyseni, Hasani),

  • Nekaj / Nekiçt

• Me mbiemrat: (Miftari, Ahmeti, Rexha, Jashari, Grepi),

  • Ali Metaj / Ali Metovit

• Me mbiemrat (Feka, Hasani, Tahiri, Binaku),

  • Canaj / Canovit

• Me mbiemrat (Isufi, Jusufi, Hasani, Doroci),

  • Popaj / Popovit

• Me mbiemrat: (Brahimi, Seferi, Gashi, Bala).

HistoriaRedakto

Nga pleqët e fshatit thuhet se para shumë kohësh Koshtova ka rrjedhë nga fshati "Bob" në Shqipëri, nga dhe e morri emrin "Koshtova e Bobit", ose "Bobaj" ku sot në të gjithë Mitrovicën njihet me këtë emër. Dhe pas një përleshje të babait të tyre, Nëna merr 5 djemtë e saj dhe shpërngulen në Koshtovën e sotme, ku nga secili djalë kishte rrjedhë nga një familje, dhe me kalimin e kohës u formuan dhe lagje në bazë të emrave të djemve, (shiko më lartë).

Për lashtësinë e fshatit dëshmojnë jo vetëm gjetjet arkeologjike të rastësishme në ara, livadhe, male etj, por dëshmojnë edhe dokumentet e ndryshme. Në arën "Bregu" janë gjetur tulla të një tipi të veçantë, ndërsa në vendin "Balli i Logjeve (mal) që gjendet në veriperëndim të fshatit, janë zbuluar gurë të gdhendur në themelet e vjetra të shtëpive. Në vendin e quajtur "Tepa", në lagjen e Brahimajve gjenden themelet e nje kishe (nuk dihet cilës periudhë i takon) si dhe një krua në oborrin e saj. Fshati Koshtovë, në bazë të dokumenteve të shkruara, përmendet në regjistrin e pronave të krahinarit Turk të Shkupit, Isa Beg Is'hakut në vitin 1455, me emrin Koshutane, me 30 shtëpi, 5 beqarë e 5 veja. Në regjistrin e përgjithshëm të Sanxhakut të Bosnjës të viti 1604, në kuadrin e nahijes së Zveçanit ishin të regjistruar dy fshatra me emrin Koshtova e epërme me 39 të krishterë me bashtina, dhe Koshtova e Poshtme e cila kishte 14 të krishterë me bashtina dhe një musliman. Me ardhjen e Perandorisë Osmane, i tërë fshati pranon fenë Islame. Si vendbanim me ketë emër është i regjistruar në një hartë austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689, ndërsa përmendet më vonë edhe regjistrin e Manastirit të Deviçit (1774). Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, tërë tokat e fshatit deri në Zupç të Zubin Potokut, kanë qenë pronë e Brahim Agës. Në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, Koshtova paraqitet në sallnamet e Vilajetit të vitit 1893 (1311h)-1894 (1314h) dhe të vitit 1900 (1318h). Gjatë kësaj periudhe dihet se një pjesë e arave, livadheve, maleve e kullosave kanë qenë pronë e Hasan Prishtinës. Gjatë periudhës së Mbretërisë Jugosllave, në vendin e quajtur "Qafa e Lushtës" dhe në "Lejthi" janë vendosur disa familje kolone serbe. Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore ka pasur shpërngulje me dhunë të banorëve. Në mesin e viteve të pesëdhjeta, në kohën e aksionit për mbledhjen e armëve, nga ky fshat është shpërngulur një familje në Adapazar të Turqisë. Për shkak të kundërvënies ndaj regjimit turk e serb, ky fshat është djegur disa herë. Më se shumti ka përsuar gjatë kohës së Mbretërisë së SKS-së dhe në vitin 1999. Nga ky fshat dolën shumë Patriota, Luftëtarë, Mësues e Hoxhollarë. Koshtova ka pasur rreth saj fshatra serbe, (tani më pak) ku në të kaluarën luftëtarët e fshatit i kanë qëndruar besnik vendit duke mbrojtur fshatin nga barbarët serb. Vlenë të përmendet se në këtë fshat ka qëndruar disa ditë dhe Patrioti i madh Shqiptarë "Isa Boletini", i cili ishte mirëpritur nga banorët e fshatit gjatë një udhëtimi të tij.

GjeografiaRedakto

Ka një reliev mjaftë të mirë, kryesisht kodrionor dhe malor. Shtrihet pranë Lumit "Ibër" dhe kanalit "Ibër-Lepenc". Ka një sipërfaqe mjaftë të madhe me rreth 10km katror, duke përfshirë: Malet, Bjeshkët, Livadhet, Kodrinat etj. Ka një pozitë shumë të mirë, pamje të bukur dhe kushte të favorshme për ekzistencë. Për shkak të pozitës së mirë strategjike, në këtë fshat kanë gjetur strehim shumë luftëtarë të lirisë.

DemografiaRedakto

Në regjistrimet e fundit të vitit 2011 Koshtova ka pasur 1.702 banorë, ku 99.71% të banorëve janë deklaruar si shqiptarë. Kurse në vitin 1991 Koshtova kishte 1.935 banorë, dhe është mjaftë e rëndësishme të theksohet se shumë nga banorët janë shpërngulur në qytetin e Mitrovicës, por edhe më shumë në Diasporë dhe sipas kësaj kuptojmë që më shumë se 4 mijë persona kanë prejardhjen nga ky fshat, d.m.th. duke përfshirë: banorët e Fshatit dhe ata që janë shpërngulur në Mitrovicë dhe Diasporë.

EkonomiaRedakto

Banorët e fshatit Koshtovë zakonisht merren me: punimin e tokave bujqësore, me mbajtjen e Restauranteve të shumta në fshat, merren me prodhimin e llokumave dhe biskotave në fabrikën e fshatit "Driloni", merren me blegtori, me mbajtjen e Lopëve, Dheve, Dhijave etj. Prej banorëve ka mësues në shkollën e fshatit, etj.

HidrografiaRedakto

Fshati ka pasuri shumë të madhe ujore, kjo për shkak të Lumit "Ibër", Kanalit "Ibër-Lepenc", krojeve të shumta dhe rekave që rrjedhin në fshat, të cilat kanë shërbyer për: pije, ujitje të tokave bujqësore, pije për bagëtit, por edhe freskim gjatë Stinës së Verës. Vlenë të përmendet se banorët e Fshatit "Koshtovë" gjithmonë i kanë shfrytëzuar brigjet e Lumit "Ibër" për freskim gjatë veres, duke e zëvendësuar Detin.

Lidhje të jashtmeRedakto