Hidrosistemi Ibër-Lepenc me seli në Prishtinë është ndërmarrje hidroekonomike dhe shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.[1]

Selia e Hidrosistemit Iber-Lepenc në Prishtinë
Hidrosistemi Ibër-Lepenc

Historiku

Redakto

Ndërmarrja Ibër-Lepenc është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 shkurt 1967, me seli në Prishtinë. Ndërmarrja është konstituar në vitin 1986 si ndërmarrje shoqërore me qëllim të operimit dhe mirëmbajtjes të infrastrukturës të këtij sistemi shumfunksional. Ndërtimi i këtij sistemi është paraparë të bëhet në dy faza:

  • Nënsistemi i Ibrit (ka përfunduar në vitin 1986)
  • Nënsistemi i Lepencit (ende nuk është realizuar)[2]

Ndërmarrja e hidrosistemit Ibër-Lepenc pas Luftës së Kosovës është transformuar në Ndërmarrje Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenc nga UNMIK-u. Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 1 janar të vitit 2008, ndërmarrja është shëndërruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. a. Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës. Objektet e ndërmarrjes shtrihen në territoret e 7 komunave të Kosovës (Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Kastriot, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas). Në kuadër të sistemit janë mes tjerash edhe:Penda e Liqenit të Ujmanit, 146 km të kanalit ujitës, 776 km të rrjetit nëntokësor, 120 km largëpërçues, 14 stacione pompimi, dhe 4 objekte ndarëse. [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 620-621. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Bashkim Kabashi (1993) Hidrosistemi Ibër-Lepenc, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti Hasan Prishtina, Prishtinë
  3. ^ https://kallxo.com/lajm/prezantohen-fazat-e-hidrosistemit-iber-lepenc-qe-do-te-siguroje-uje-per-gjysmen-e-kosoves/

Lidhje të jashtme

Redakto