Frashër (Mitrovicë)
Frashëri është një vendbanim në komunën e Mitrovicës, Kosovë. Para vitit 1999 fshati njihej edhe me emrin Svinjarë.
Frashër | |
---|---|
Fshat |
Përmbledhje
RedaktoFshati Frashër është një fshat fushor mesjetar shqiptar tri-katër kilometra në jug-perëndim të qytetit pranë rrugës së vjetër Mitrovicë-Vushtrri. Në regjistrimin e Vilajetit Vëllk të vitit 1455 është i shënuar si vendbanim me disa shtëpi me emrin Isfinjar. Në burimet e mëvonshme poashtu përmendet si vendbanim dhe si fshat kufitar. Në veri-perëndim të fshatit deri vonë është ruajtur një përmendore kulturoro-historike që popullsia lokale e quante “kishë” që datonte nga antika. Fshati ishte i banuar nga shqiptarët në të gjitha periudhat historike. Në fillim të shek. XX në këtë fshat banonin 5-6 shtëpi serbe. Në vitin 1922 pushteti i Jugosllavisë Monarkiste kolonizoi në këtë fshat 22 familje kolone. Kolonët u vendosën në tokat e shqiptarëve të cilat ua konfiskuan. Deri vonë në qendër të fshatit ekzistonin rrënojat e një kishe katolike. Serbët e fshatit në vitin 1955 i hoqën të gjithë gurët dhe i dërguan në drejtim të panjohur dhe ngritën aty kishën e ritit ortodoks. Gjatë luftës në Kosovë serbët dëbuan nga fshati banorët shqiptarë të 65 shtëpive të tyre ua vunë zjarrin. Pas lufte banorët shqiptarë me shumë vështirësi u kthyen në vendlindje. Në vitin 2004 pas protestave shqiptare u dogjën edhe shtëpitë e serbëve.[1]
Shih dhe këtë
RedaktoReferime
Redakto- ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 24. ISBN 978-9951-663-35-9.
Lidhje të jashtme
Redakto
Bajgora | Barja | Batahiri | Broboniqi | Dedia | Frashër | Gushaca | Kaçandolli | Kçiqi i Madh | Kçiqi i Vogël | Kopriva | Koshtova | Kovaçica | Kutlloci | Lisica | Lushta | Magjera | Mazhiqi | Melenica | Ofçari | Pirçi | Rahova | Rashani | Reka | Rrëzhana | Selaca | Stantërgu | Strana | Suhodolli i Epërm | Suhodolli i Poshtëm | Shipoli | Shupkoci | Tërstena | Tuneli i Parë | Vaganica | Vërbnica | Vidishiqi | Vidomiriqi | Vinarca e Epërme | Vinarca e Poshtme | Vllahia | Zabërgja | Zasella | Zijaça | Zhabari i Epërm | Zhabari i Poshtëm
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |