Bajgora (Mitrovicë)
Bajgorë është një vendbanim në komunën e Mitrovicës, Kosovë. Vendbanimi shtrihet në shpatijet e Shalës së Bajgorës.
Bajgorë | |
---|---|
Fshati Bajgorë | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Mitrovicë |
Komuna | Mitrovicë |
Krahina etnografike- gjeografike |
Shalë e Bajgorës |
Lartësia | 1280 m (m.n.d.) |
Zona Kohore | UTC+1 |
Verore | UTC+2 |
Koordinatat | 42° 57′ 23″ Veri 21° 0′ 23″ Lindje |
Popullsia | 1098 banorë (2011) |
GjeografiaRedakto
Bajgora shtrihet në pjesën veriore të vendit, 30 km në veri të Prishtinës, me një lartësi prej 1,203 metra mbi nivelin e detit. Numri i banorëve është 1 098.
Terreni përreth Bajgorës është kodrinor. Pika më e lartë në afërsi ndodhet 1.7 km në verilindje të Bajgorës dhe është 1501 metra mbi nivelin e detit. Bajgora është e populluar mjaft dendur, me 222 banorë për kilometër katror. Qyteti më i afërt është Mitrovica, 14 km në jugperëndim të Bajgorës. Bajgora me rrethinë karakterizohet me një mozaik të zhvilluar të vegjetacionit natyror. [1]
Temperatura mesatare vjetore në fshat është 9° C . Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 20 ° C, dhe më e ftohti është dhjetori, me -4 ° C. Mesatarja e të reshurave vjetore është 931 milimetra. Muaji me shira më të shumta është muaji maj, me një mesatare prej 131 mm reshjesh kurse muaji më i thatë është gushti, me një sasi mesatare të reshjeve prej vetëm 17 mm. [2]
KulturaRedakto
Qendra SkitareRedakto
Shiko gjithashtu artikullin Shala e Bajgorës |
Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë. Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe Moteli “Dodona” me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive. [3]
GaleriaRedakto
BurimetRedakto
- ^ ”NASA Earth Observations: Land Cover Classification”. NASA/MODIS. 30 januari 2016.
- ^ ”NASA Earth Observations: Rainfall (1 month - TRMM)”. NASA/Tropical Rainfall Monitoring Mission. 30 januari 2016.
- ^ http://fs-kos.com/per-ne/
Lidhje të jashtmeRedakto
Bajgora | Barja | Batahiri | Broboniqi | Dedia | Gushaca | Kaçandolli | Kçiqi i Madh | Kçiqi i Vogël | Kopriva | Koshtova | Kovaçica | Kutlloci | Lisica | Lushta | Magjera | Mazhiqi | Melenica | Ofçari | Pirçi | Rahova | Rashani | Reka | Rrëzhana | Selaca | Stantërgu | Strana | Suhodolli i Epërm | Suhodolli i Poshtëm | Svinjara | Shipoli | Shupkoci | Tërstena | Tuneli i Parë | Vaganica | Vërbnica | Vidishiqi | Vidomiriqi | Vinarca e Epërme | Vinarca e Poshtme | Vllahia | Zabërgja | Zasella | Zijaça | Zhabari i Epërm | Zhabari i Poshtëm
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |