Bajti është një njesi e informacionit dixhital qe zakonisht perbehet nga 8 bite. Historikisht, bajti ishte numri i biteve që përdoreshin për të shifruar një karakter të vetëm të një teksti në kompjuter[1][2] dhe për këtë arsye është njësia më e adresueshme e memories në shumë arkitektura kompjuterike. Madhësia e një biti ka qenë historikisht e lidhur me pjesën e ngurtë dhe nuk kanë ekzistuar standartet përfundimtare rreth madhësisë.Standarti de facto I 8 bitëve është e përshtatshme për lejimin e vlerave ndërmjet 0 deri 255 për një bajt. Standartet Ndërkombëtare IEC 80000-13 kodifikuan këtë kuptim të përbashkët. Shumë lloje aplikacionesh përdorin informacion të prezantuar në 8 8 ose më pak bite dhe optimizohet për përdorim të përbashkët. Popullariteti I arkitekturave të mëdha informatike komerciale ka ndihmuar në pranimin kudo të madhësisë prej 8-bit.[3]

Njësia octet ishte e përcaktuar të paraqesë në mënyrë të qartë një sëkuencë prej 8-bitesh për shkak të dykuptimtësisë të lidhur në të njëjtën kohë më bitin.[4] Përdorimi I termit octad(e) për 8 bit nuk është më e përdorur në kohët e sotme.[5][6]

Historia

Redakto

Termi bajt (byte) është shpikur nga Werner Buchholz në Korrik 1956, përgjatë fazës së hershme të dizajnit për shtrirjen e Kompjuterave IBM[7][8], e cila kishte adresuar tek biti dhe fusha e gjatësisë së variablave udhëzuan me një njësi biti të shifruara ne udhëzime. Kjo është një rishikim i paramenduar i bitit për të shmangur ndryshime në bit.[1]

Kompjuterët e hershëm përdorën një shumëllojshmëri prej 4-bit kodim dhjetor binary (BCD) te cilët paraqesonin dhe koded 6-bit për modele të përbashkëta të printueshme në Marinën dhe në Ushtrine e SH.B. Këto përfaqësime përfshinë karaktere alfanumerike dhe simbole speciale grafike. Këto hapa janë zgjeruar në 1963 në kodim 7-bitësh, të quajtura Kodet standarte Amerikane për shkëmbim informacioni (ASCII) si Standartet e Procesimit te Informacioneve Federale, e cila zëvendësoi koded e papërshtatshme teleprinter në përdorim nga degë të ndryshme të qeveria e SH.B dhe universiteteve përgjatë 1960-tes. ASCII përfshiu dallimet midis shkronjave kapitale dhe jokapitale dhe një set karakterësh kontrolli për të lehtësuar transmetimin e gjuhës së shkruar si dhe printimin e funksioneve të pajisjes, siç është avancimi I faqeve dhe linka e furnizimit, dhe kontrolli fizik dhe logjik I të dhënave rrjedhëse nëpërmjet medias. Përgjatë fillimeve të 1960-ës, gjithashtu active në standartizimin e ASCII, IBM njëkohësisht prezantuan në produktin e tyre linjën e Sistemit/360 Shkëmbimi I kodeve 8-bit të zgjeruara në kodim dhjetor binar(EBCDIC), një zgjerim i kodimit binary dhjetor 6-bit reprezantim I përdorur kohë më parë.[9] Rëndësia e sistemit/360 me drita çoi ne përdorimin kudo të madhësisë 8-bit, ndërsa në detaje EBCDIC dhe ASCII ndërsa skemat e shifrimit janë ndryshe.

Në filimet e 1960-ës AT&T prezantoi telefoninë dixhitale të parë në distancë të largët. Këto përdorën 8-bit shifrimiet u-laë. Ky investim I madh prmtoi të reduktonte koston e transmetimit të të dhënave 8-bit.

Krijimi I procesorëve 8-bit në vitet 1970 popullarizoi sasinë e ruajtjes. Mikroprocesorët si Intel 8008, paraardhësi I drejpërdrejtë I 8080 dhe 8086, të përdorur në kompjuterët e meparshëm, mund të kryenin një sasi të vogël operacionesh në çiftet 4-bit, siç është udhëzimi I shtesës së rregulluar dhjetore (DAA). Një sasi 4-bit është shpesh e quajtur brejtje (nibble), gjithashtu nibble e cila është e përshtatshme me një numër hexadecimal.

Termi octet është përdorur për të specifikuar qartë madhësine e 8-bitëve. Ajo është përdorur gjerësisht në përkufizimet e protokollit.

Historikisht, termi octad or octade ka qenë përdorur për të paraqitur 8-bitë të paktën në Europën Perëndimore;[5][6] megjithatë, ky lloj përdorimi nuk është më I zakonshëm në ditët e sotme. Origjina e saktë e termit është akoma e paqartë, por ajo mund të gjenden në burimet Angleze, Hollandeze dhe Gjermane te vieteve 1960 dhe 1970, dhe përgjatë dokumentacionit të kompjuterëve mainframe Philips.

Simboli i njësisë

Redakto

Simboli I njësisë për bajt-in është specifikuar në IEC 80000-13, IEEE 1541 dhe në Formatin e Shkëmbimit Metrik[10]  si karakteri capital B.

Ne Sistemin e njësive Ndërkombëtare (SI), B është simboli I bel, një njësi e raporteve të fuqisë logaritmike e quajtur pas Alexander Graham Bell, duke rënë ndesh me specifikimet e IEC. Ajo gjithashtu nuk është në përputhje me konventën SI që vetëm njësitë të emëruara pas personave duhet të kapitalizohen. Megjithatë, ka akoma rrezik në ngatërrim sepse bel rrallë përdoret si njësi. Kryesisht përdoret ne pjesën dekadike, deisbël (dB), për fuqinë e sinjalit dhe matjen e nivelit të shtypjes së zërit, ndërsa një njësi për një të dhjetën e bajtit, desibajti, mund të përdoret vetëm si njësi e drivuar, siç janë normat e transmetitmit.

Simboli i njësisë kB zakonisht përdoret për kilobajt, por mund të ngatërrohet me me shkurtimin qe perdoret shpesh kb për kilobit. IEEE 1541 specifikon karakterët jokapiatalë b si symbol I bit; megjithatë, IEC 80000-13 Formati i Shkëmbimeve Metrike specifikon simbolin si bit, p.sh. Mbit(Megabit), duke siguraru kthjellim nga B për bajt.

Shkronja jokapitale o për octet është e përcaktuar si symbol për octet ne IEC-80000-13 dhe dhe zakonisht ëeshtë përdorur në gjuhën Frenge[11] dhe Romune, dh e gjitashtu kombinon me parashtesat e shumëfisheve metrike, për shembull ko dhe Mo.

Njësitë e shumta

Redakto
 
Dallimi në përqindje mes interpretimeve dhjetore dhe binare të njësive të parashtesave rritet me rritjen e madhësisë magazinimit

Ekziston konfuzion konsiderueshëm për kuptimin e parashtesave të SI të përdorura me njësinë bajt, sidomos në lidhje me prefikset kilo(k ose K), mega(m ose M), giga(g ose G). Memorja e kompjuterit është e dizenjuar në arkitekturë binare, shumëfishet janë të shprehura në fuqi të 2. Në disa fusha të programeve dhe Industrise së ngurtë kompjuterike sasitë e parashtesave-SI të bajt-it dhe bit-it janë të përdorura me një kuptim shumëfish fuqish binare, ndërsa prodhuesit e pajisjeve kompjuterike të kujtesës preferojnë zbatim strikt të shumëfishave të SI. Për shembull, një Hard Disk kompjuteri me një kapacitet prej 100 gigabajt është specifikuar të përmbaje 93 gigabjt nga hapësira e kujtesës.

Ndërsa diferena numerike ndërmjet interpretimeve dhjetore dhe binare është relativisht e vogël për parashtesa kilo dhe mega, ajo rritet mbi 20% për parashtesën yotta. Grafiku i logartmit-linear ilustron diferencën përballë sasisë së ruajtjes deri në exabajt.

Përdorime të zakonshme

Redakto

Shumë gjuhë programimi përcaktuan llojin e të dhënave bajt.

Gjuhët e programimit C dhe C++ përcaktuan bajt-in si “njësi të adresueshme për regjstrimin e të dhënave si madhësi e mjaftueshme për të mbajtur cdo lloj karakteri ne kezekutim”(Pika 3.6 e standarteve të C). Standarti C kërkon që lloji I të dhënave integrale char duhet të përmbajë të paktën 256 vlera të ndryshme, dhe është e përfaqësuar nga të pakten tetë bit (pika 5.2.4.2.1).

Veç kësaj, Standartet e C dhe C++ kërkojnë që mso të jenë boshllëqe midis bajt-ësave. Kjo do të thotë që çdo bit në memorie është pjesë e bajt.[12]

Implementimi ndryshe i C dhe C++ rezervojnë 8,9,16,32, or 64 për ruajtjen e një bajt.[12][13] Numri actual I biteve në një implementim të veçantë është dokumentuar is CHAR_BIT siç është implementuar në skedarin limits.h.

Fillesat e Javas  bajt është gjithmonë e përcaktuar si e përbërë nga 8 bite dhe duke qenë lloj I dhënë I nënshkruar mban nga 128 deri në 127.

Gjuha e programimit .NET, siç është C# përcakton të dyja një bajt te nenshkruar dhe një bajt të panënshkruar, mban vlerat nga 0 deri 255, dhe 128 deri 127, respektivisht.

Në sistemin e transmetimit të të dhënave bajti është përcaktuar si sekuencë e afërt bitesh në një seri rryme të dhënash, përfaqësimi është njësia më e afërt e të dhënave. Një njësi transmetimi duhet të përmbajë bite fillestare, bite nadluese, ose bite të barabarte, dhe këta mund të variojne nga 7 deri në 12 bits pëer të mbajtur një cod 7-bit ASCII të vetëm.[citim i duhur]

Shiko Gjithashtu

Redakto
  • Fjala (Arkitektura Kompjuterike)
  • Të dhënat e hierarkisë
  • Octet (informatikë)
  • Lloji i të dhënave primitive
  • Tryte
  • Qubyte (sasia bajt)

References

Redakto
  1. ^ a b Bemer, RW; Buchholz, Werner (1962), "4, Natural Data Units", in Buchholz, Werner, Planning a Computer System – Project Stretch Arkivuar 3 prill 2017 tek Wayback Machine (PDF), pp. 39–40 
  2. ^ Bemer, RW (1959), "A proposal for a generalized card code of 256 characters", Communications of the ACM 2 (9): 19–23, doi:10.1145/368424.368435 
  3. ^ "Computer History Museum - Exhibits - Internet History - 1964".
  4. ^ "The TCP/IP Guide - Binary Information and Representation". 
  5. ^ a b "Philips - Philips Data Systems' product range - April 1971" Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine (PDF).
  6. ^ a b Williams, R. H. (1969-01-01).
  7. ^ Werner Buchholz (July 1956).
  8. ^ "byte definition". 
  9. ^ "IBM confirms the use of EBCDIC in their mainframes as a default practice" Arkivuar 3 janar 2013 tek Archive.today.
  10. ^ Metric-Interchange-Format
  11. ^ "When is a kilobyte a kibibyte? Arkivuar 25 shtator 2016 tek Wayback Machine
  12. ^ a b Marshall Cline.
  13. ^ Klein, Jack (2008), Integer Types In C and C++, archived from the original on 2010-03-27, retrieved 2015-06-18