Banesa e Afroviti Dushanit
monument kulturor në Shqipëri
Banesa e Afroviti Dushanit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër 266/1 më 16.02.1979.
Banesa e Afroviti Dushanit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturë |
Vendndodhja | Korçë, Shqipëri |
Koordinatat | 40°37′06″N 20°46′55″E / 40.61836°N 20.782013°E |
Ndërtuar | Shek. 19 |
Organi drejtues | DRKK Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 266/116.02.1979 |
Nr. i referencës | KO014 |
Tipologjia | Banesë |
Banesa e Afroviti Dushanit është dykatëshe, me zhvillim planimetrik jo të njëjtë të kateve. Kati përdhe ka shtrirje më të madhe. Nga porta hyhet direkt në hajat. Korridori i madh mbas hajatit shërben për ndërlidhjen e tre mjediseve të katit përdhe, dhomës së ndenjës, ashefit dhe qilarit. Kati i sipërm është një ndërtim i lehtë me strukturë çatmaje. Ai përmban një korridor të ngushtë dhe një dhomë, me të sobalken përbri. Lartësia e objektit është rreth 7 m.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |