Banka Emporiki (greqisht; Εμπορική Τράπεζα) u themelua në 1907, u regjistrua në "Bursa e Athines" që në 1909 dhe sot është një nga bankat tregtare Greke më të fuqishme. Në qershor 2000, Banka Emporiki hyri në një koalicion me grupin bankar ndërkombëtar Crédit Agricole i cili përvetësoi si fillim 6.7% të aksioneve të Bankës Emporiki. Mbas ofertës nga Crédit Agricole në qershor 2006 për blerjen e 100% të aksioneve nga Banka Emporiki, ky grup tashmë zotëron 72% të aksioneve të bankës dhe pjesa tjetër zotërohet nga rreth 46,000 aksionerë.

Banka Emporiki është aktive në tregjet e huaja dhe ato vendase duke ofruar një gamë të plotë të shërbimeve bankare moderne e tradicionale që përmbushin nevojat për kursim dhe financim të klientëve të saj. Banka Emporiki operon në 370 degë në Greqi dhe zhvillon aktivitetin e saj nëpërmjet 54 filialeve bankare në Qipro, Rumani, Bullgari e Shqipëri dhe nëpërmjet 1 dege në Londër.

Grupi Emporiki është një nga grupet më dinamike në sektorin financiar dhe ofron një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh si: investime, leasing, sigurime, siguracione bankare, menaxhim asetesh për investitorë institucionalë, menaxhim fondesh të përbashkëta, zhvillim e menaxhim pronash të paluajtshme dhe kredive konsumatore. Nëpërmjet aksionerit të tij të ri, Grupit Crédit Agricole, i cili është një nga institucionet financiare më të fuqishme në arenën botërore, Emporiki tashmë shfrytëzon eksperiencën e Grupit dhe rrjetit të tij ndërkombëtar që shtrihet në 70 shtete.

Referime

Redakto

[1]

Lidhje

Redakto