Banka islame
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Banka Islame si edhe ajo konvencionale, ka burimin e vet të mjeteve dhe formë të shfrytëzimit të saj.
Format e Financimit
Redakto- Mushareke - Partneritet ose Ortakëri
Musharaka përfaqëson një metodë të financimit islam të projektit ndërmjet dy ose më shumë palëve. Partnerët ose Ortakët marrin pjesë bashkarisht në formimin e kapitalit fillestar musharaka dhe veprojnë në bazë të marrëveshjes. Princip i funksionimit është se bëht ndarja e fitimit edhe e humbjes.
- Murabaha - shitja në bazë të urdhërit
Kjo është një transakcion financiar e cila bazohet në marëdhëniet shitje-blerje ku blehet malli dhe shitet me një provision të caktuar për profi të ndërmjetësit e në këtë rast bankës.
Mudarabah është marrëveshjet ndërmjet dy palëve e ku kjo marrëveshje përfundon me ndarjen e profitit pas përfundimit të projektit. Njëra palë përfaqëson kapitalin si udhëheqës ndërsa pala tjetër përfaqëson agjendin. Mudarabaha mund të specifikohet sipas karakterit të thjeshtë. Marrëveshja Mudarabah përfaqëson një marrëveshje të besimit sipas së cilës partneri aktiv menaxheri i ri, ai nuk garanton për problemet që lindin, vetëm në rast të mallverzimit, thyerjes së obligimeve ose delikuencë.
- Financimi Al Salam
Al Salam merret me shitjen e mallrave të cilat saktësisht nuk janë prezent në rastin e pagesës së qmimit. Kushtet për validitet të marrëveshjes janë:dy palët (blerësi i mallit dhe shitës i mallit), malli i kontraktuar (objekt transakcioni) dhe ai mall i kontraktuar duhet t`i përshtatet rregullave të sheriatit.
- Istisna (Financimi i zanateve)
Istisna përfaqëson njërën prej metodave të cilën banka mund ta shfrytëzoj që t`i plasoj mjetet e saja. Banka, në realitet përfaqëson një partner i cili del në tender dhe merr disa projekte të caktuara në përgjegjësi të saj, qka do të thotë se ajo realizon atë projekt (parimisht në ndërtimtari, prodhimtari, hulumtim). Ajo atë projekt mund ta kontrolloj dhe verifikoj në kompanitë e specializuara e cila nuk ka qenë në gjendje për pjesëmarrje në tender. Kështu që ky operacion banker është i përshtatshëm edhe për prodhime të parealizueshme ose të kushtueshme mjaft.
- Ixharah (huazimi ose lizingu)
Ixharah definohet si pagim të shërbimit nga shfrytëzimi i një të mire të caktuar për periudhën e kontraktuar. Ekzistojnë dy lloje të ixharas: 1. Ixharah operative, e cila përfaqëson marrëveshje dhe nuk kryen bartjen e pronësisë së mjetit të huazuar në bazë të objektit që ka huazuar dhe 2. Ixharah muntahia bittameek, që ka kuptimin e “ huazim në bazë të shitjes”. Kjo është një marrëveshje e cila kryen bartjen e pronësisë së sendit të huazuar.