Barbun
Peshk i ujërave te kripura, me kokë të gjerë e me luspa të blu te errëta dhe te argjendta. Specia me e zakonshme e peshkimit në brigjet dhe lagunat e Shqipërisë.
Qefull | |
---|---|
Mugil cephalus | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | Mugiliformes
|
Familja: | Mugilidae
|
Shtrirja gjeografike e vendbanimit
RedaktoSpecia është e përhapur kryesisht në ujërat tropikale dhe subtropikale me temperatura te ngrohta. Kufiri verior i shtrirjes në Evrope janë brigjet veriore te Spanjës. Është karakteristike për ketë specie te rritet në ujëra me kripshmëri te ndryshuashme siç janë dajlanët, kënetat, lagunat dhe grykëderdhjet e lumenjve.
Përhapja në brigjet e Shqipërisë dhe disa karakteristika te trupit
RedaktoQefulli ekziston në disa variete te ndyshme te tij. Te zakonshëm janë llojet e kësaj specie që në zhargonin e peshkatarëve te brigjeve tona quhen :
- Qefulli gushtak - i shtrire thuajse në gjithë vijën e bregdetit tone.
- Qefulli i lagunave - i cili rritet në ujërat e lagunave siç janë ato te Karavastasë, Butrintit, Nartës dhe në grykëderdhjet e lumenjve apo kanaleve te ndryshme.
Qefulli ka një trup thuajse cilindrik me forme te mprehte te kokës, me shume luspa. Spektri i ngjyrave te lëkurës nis nga bluja e grija e erret në kurriz vazhdon e argjende dhe përfundon e bardhe në pjesën e poshtme te trupit.
Te ushqyerit
RedaktoUshqehet me organizma jovertebrore si edhe me lende organike te dekompozuara. Ushqevet në thellësi te ujërave megjithëse takohet edhe në sipërfaqe.
Riprodhimi
RedaktoKur specia arrin 20 cm konsiderohet seksualisht e pjekur për riprodhim. Vezët lëshohen pranë kontaktit me ujërat e ëmbla te lumenjve.
Te peshkuarit
RedaktoËshtë një nga peshqit e preferuar për peshkatarët sportive. Gjuhet me grep, rrethim (rrjete), mrexhe (rrjete therëse apo korridor), si dhe me pezevol (rrjete tip lak) në cektira 10 - 50 cm.
Vlerat ushqimore
RedaktoQefulli është përdoret shpesh në gatimet e menuve peshkatarë jo vetëm sepse është produkti me i shpështë i këtij aktiviteti por edhe pse shija e tij është e përshtatshme për disa receta gatimi siç janë ato në tave me perime dhe salce. Si çdo lloj peshku një vlere te veçante ushqimore kane vezët e tij te cilat për dorën shpesh te thara në tym dhe te kriposura në formën e një produkti i cili quhet në gjune e zakonshme te peshkatarëve si putarga.
Bibliografia
Redakto- Peshqit e Ujërave Tane - Me autor Meno Xhuveli 1964.