Bardhyl Tahiri
Bardhyl Tahiri (1955, Ersekë) është ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe oficer karriere.
Biografia
RedaktoBardhyl Tahiri lindi në Ersekë. Në vitin 1974 filloi studimet në Shkollën e Lartë të Oficerëve, ndërsa në vitin 1978 mori gradën oficer i xhenios. Në vitet 1987- 1989 vijoi studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë. Në vitin 1992 u gradua kolonel dhe u emërua komandant i divizionit të xhenios në Ushtrinë Shqiptare. Në vitin 1994 kaloi oficer në rezervë. Në mars të vitit 1999 kaloi në Kosovë dhe, pasi mbërriu në malet e Berishës (Drenicë), u emërua shef i inxhinierisë së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Deri në përfundim të luftës në Kosovë qëndroi në detyra të ndryshme në këtë Shtab. Në qershor e të vitit 2001 i bashkëngjitet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, duke marrë detyrën e shefit të shtabit të Brigadës 15 të UÇK-së, me qendër në Radushë-Shkup. Me mbarimin e asaj lufte u kthye në Tiranë. [1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalor Enciklopedik i Kosovës, L-ZH [Encyclopedic Dictionary of Kosova, L-ZH]. Vëll. 2. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1638. Marrë më 2024-06-18.