Bashkia Skrapar
Bashkia Skrapar është një nga 61 bashkitë në Shqipëri. Ajo ka një sipërfaqe prej 774 kilometër katror, dhe përfaqëson një tërësi prej 103 fshatrash.
Këto fshatra, lidhur nga afërsia gjeografike, traditat dhe ritalet historikë janë të grupuar në 8 Njësi Administrative, pas ndarjes administrativo-territoriale të vitit 2015.
8 Njësitë Administrative të Bashkisë Skrapar janë:
- Njësia Administrative Bogovë
- Njësia Administrative Qëndër
- Njësia Administrative Gjerbës
- Njësia Administrative Zhepë
- Njësia Administrative Leshnje
- Njësia Administrative Çepan
- Njësia Administrative Potom
- Njësia Administrative Vëndreshë
Çorovoda, është qëndra kryesore e Skraparit. Aty ndodhen të lokalizuara institucionet kryesore të Skraparit. Sipas të dhënave të INSTAT në 01.01.2019 numri i popullsisë së Skraparit është 17 343 banorë. Bashkia Skrapar bën pjesë në Qarkun e Beratit dhe është 1 nga 5 Bashkitë e këtij Qarku. Bashkia Skrapar në gjithë qarkun zë 43% të sipërfaqes së gjithë qarkut.
Vendbanimet
RedaktoBurimet
RedaktoShiko edhe
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |