Bashkim Fehmiu
Bashkim Fehmiu (23 dhjetor 1930 – Gjakovë, 29 prill 2008) ka qenë arkitekti i parë i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Pasi që përfundoi shkollën e mësuesisë në vitin 1947 dhe gjimnazin në vitin 1949, ai vazhdoi studimet në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në vitin 1958. Pas diplomimit,Bashkim Fehmiu filloi karrierën si drejtor i Shërbimit Teknik të Komunës së Prishtinës. Më pas, themeloi Entin e Urbanizmit të Prishtinës, ku drejtoi projekte kyçe në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës. Krahas angazhimit profesional, kontributi i tij më I madh si një profesionist e pedagog I shquar ishte themelimi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës- Fakulteti Teknik dhe funksionimit të tij me staf të ardhur për t’u kompletuar nga universitetet e tjera jashtë Kosove. Ai dha një kontribut të madh në edukimin e brezave të rinj si profesor në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, duke luajtur një rol kyç në themelimin e këtij departamenti në vitin 1978. Metodat e tij mësimore ishin në përputhje me shkollat më të avancuara ndërkombëtare. Në Universitetin e Prishtinës punoi deri në mbajtjen e mësimit të zhvilluar nëpër shtëpi private, të ciliën nuk mundi të pajtohej dhe në shenjë proteste nuk vazhdoi më me ligjëratat.[1]
Biografia
RedaktoNë familjen e tij Bashkimi ishte I treti nga tetë fëmijët. Babai i tij Ibrahim Fehmiu ishte mësues I parë, ku pos virtyteve të larta arsimdashëse ishte edhe patriot I madh, ndërsa nëna Hejdie Haxhisadiku nga Xërxa, ishte një nënë e përkushtuar ndaj tyre. Pas internimit të Ibrahim Fehmiut për shkaqe të veprimtarive patriotike, e gjithë familje shpërngulen në Sarajevë në prill të vitit 1931, ku Bashkimi nis edhe shkollimin fillor (1937–1939), vazhdon në Shkodër (1939–1941) dhe pas prishjes së Mbretërisë Jugosllave në vitin 1941, familja Fehmiu kthehet në Kosovë, në qytetin e Prizrenit ku edhe përfundon shkollën fillore në shkollën “Bajram Curri” (1941–1944). Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, pastaj kaloi në Shkollën Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë (1942–1944), aty përfundoi shkollimin e mesëm me maturë në Gjimnazin Real Shqiptar të Prishtinës (1949).
Pas përfundimit të shkollimit Bashkimi punoi si arsimtar I lëndës së matematikës dhe vizatimit pranë kurseve pedagogjike(1948–1952) ku përgaditeshin mësuesit e ciklit të ulët të shkollës fillore. Bashkimi regjistrohet në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd më 1950, ku në vitin 1955 ai absolvon, mirëpo për shkak të rrethanave të vështira materiale në familje përkohësisht I ndërpret studimet për t’u punësuar në Ndërrmarjen Ndërtimore ‘Ramiz Sadiku”.
Më vonë Bashkimi kthehet në Beograd dhe në vitin 1958 mbron punimin e diplomës te prof.Ark.Stanko Kliska me titull “ Teatri popullor krahinor në Prishtinë” dhe merr titullin akademik Inxhinier I Diplomuar I Arkitekturës. Ku me këtë rast bëhet arkitekt I parë shqiptar I diplomuar nga ky Fakultet dhe ish-Jugosllavia. Në vitin 1965 nga ark.Bashkimi kërkohet që ta lëshojë Kosovën, pasiqë nuk pajtohej me realizimin e disa projekteve të cilët nuk ishin në të mirë të Kosovës. Gjatë këtyre viteve Bashkim Fehmiu ndjek studimet postdiplomike nga lëmia e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd. Më 1968 zgjedhet si ligjërues në Fakultetin Teknik në Prishtinë , I caktohet lënda “Rregullimi I vendbanimeve”. Dhe ne vitin 1970 u zgjedh si docent në Fakultetin Teknik.
Kontributi i tij gjatë viteve
RedaktoKontributi I tij si student
RedaktoAi pothuajjse të gjitha detyrat studentore I merrte me lokacione dhe kontekst nga Prishtina. Këtu bëjnë pjesë edhe projekti I spitalit në qendrën spitalore në vitin e fundit të studimeve dhe teatri I dramës në Prishtinë si temë e diplomës në përfundim të studimeve të cilën prezentoi në vitin 1958.
Përmes funksionit tejet racional, formave të pastra gjeometrike dhe raporteve në mes volumeve që përbënin kompozicionin e objektit, ai ishte tërësisht brenda parimeve të Stilit Internacional, I cili kishte themelet e saj brenda shekullit 20 në vitet e tridhjeta me arkitektë Hitchcock dhe Johnson, e që kishte marrë hov në të pesëdhjetat. Profesor Bashkimi përmes këtyre detyrave bënë që edhe Prishtina të përfshihet brenda Stilit Internacional dhe të mos mbetet jashtë.
Kontributi në fushën e urbanizmit
RedaktoBashkim Fehmiu pati një kontribut të madh në fushën e urbanizmit në Kosovë. Ai ishtë një profesionisti që u njoh për ide, analiza, studime programe, plane dhe projekte të realizuara në nivel të Prishtinës dhe Kosovës në etapa të ndryshme të arta e të errëta. Si themelues i studimeve në drejtimin e urbanizmit, ai pati një vizion të qartë, ku bëri shumë punë për drejtimin e ri në një qendër universitare të re. Ai e pasuroi literaturën universitare, enkas në fushën e urbanizmit duke e përmbushur boshllëkun e mungesës në literaturë sidomos në hartim të programeve... Bashkim Fehmiu themeloi entin për urbanizëm dhe projektime në vitin 1960 në Prishtinë. Ky ent si institucion i Planifikimit hapësinor, fillimisht është emëruar si: “Enti Krahinor Për Urbanizëm, Punë Komunale dhe Banesore”. Përveç rënsesisë funksionale ky Ent krijoi kuadrin profesional për disa gjenerata të arkitekteve e stafit inxhinierik.
Pas kryerjes së obligimit ushtarak ark.Bashkimi punon një kohë të gjatë në Kombinatin Ndërtimor Industrial “Ramiz Sadiku” në Prishtinë si projektues I pavarur.
Nga veprimtaria e tijë mund të veçohet:
-Analiza e Planit Gjeneral Urbanistik të Prishtinës 1953.
-Përmbajtet dhe kahjet kryesore në hartimin e Planit të ri Gjeneral Urbanistik të Prishtinës.
-Plani detaj i lagjes “Ulpiana”
-Zgjedhja ideore e Sheshit të Republikës në Prishtinë etj.
Studime dhe skica programore për zgjidhjen urbanistike:
-Qendra e qytetit të Prishtinës, revitalizmi i qendrës së vjetër të qytetit
-Qendra e objekteve të fakulteteve në Prishtinë
-Qendra Spitalore
-Plani hapësinor i komunës së Prishtinës etj.
Ai ka qenë autori i planit ideor urbanistik për Qendrën Universitare të Prishtinës në vitin1971, projekt që përfshinte shpërndarjen funksionale të ndërtesave universitare dhe trajtimin e hapësirave të gjelbërta. Plani synonte të krijonte një qendër universitare organike dhe të integruar me qytetin, me qasje të lehtë për këmbësorët dhe përdorim të gjelbërimit të stilit anglez. Plan ideor i cili fatkeqsisht nuk u realizuar për shkaqe politike.
Kontributi në fushën e arkitekturës
RedaktoBashkim Fehmiu ka realizuar gjithashtu disa projekte arkitekturore të rëndësishme, përfshirë Hotelin "Grand Prishtina", projektuar në bashkëpunim me Dragan Kovaçeviqin. Hoteli, i përfunduar në vitin 1978. Në këtë projekt, ai përdori parimet e arkitekturës internacionale, duke krijuar një ndërtesë që kontribuoi në formësimin e siluetës së qytetit.
Gjatë karrierës së tij, Fehmiu ndihmoi në vendosjen e themeleve të zhvillimit modern të Prishtinës dhe ishte një prej figurave më të rëndësishme në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës në Kosovë. Ai la një trashëgimi të madhe në fushën e edukimit dhe në planifikimin urban, që vazhdon të jetë e rëndësishme edhe sot.
Zgjedhja ideore Urbanistike e Qendrës Universitare
RedaktoMe themelimin e Uniiversitetit të Prishtinës në vitin 1970 , lindi nevoja edhe për objekte të tjera universitare si godina fakulteti, amfiteatro e bibioteka. Në këto rrethana në vitin 1971 “Enti I Urbanizmit dhe Projektimit” në Prishtinë mori përsipër të hartoj projektin urbanistic ideor, në krye me Bashkim Fehmiun si projektues I përbërë nga Miodrag Peciq, Ranko Radoviq, Dimitrije Mladenoviq dhe Rexhep Luci.
Koncepti ishte parashtruar që qarkullimi I makinave të bëhej në periferi të kufirit të Qendrës Universitare duke I organizuar në disa pika grumbullimi, parkingje si dhe garazha nëntokësore, në mënyrë që shumica dërmuese e sipërfaqes të mbetet në shërbim të këmbësorëve, e mbuluar me gjelbërim, objekte me atrium dhe pasarela që të shpienin nga një objekt në tjetrin.
Në qendër parashihej të jetë Biblioteka Kombëtare në mënyrë që të jetë e qasshme afërsisht njëjtë nga të gjitha objektet përreth. Amfiteatri, Agora, parashihej si një element funksional I hapur tek I cili mund të zhvilloheshin aktivitete të ndryshme shoqërore. Objekti I rektoratit pozicionohej me mundësi të lehtë qasje nga rrugët kryesore që të sjellin në lokacion,
Për fat të keq nga I tërë ky projekt është realizuar vetëm objekte I “Bibliotekës Ubiversitare dhe Kombëtare të Kosovës” me autor ark.Andrija Mutnjakoviq nga Zagrebi e projektuar në vitin 1971 e ndërtimi I së cilës zgjati deri në vitin 1982.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Memedi Agushi, Burbuqe (2016). Bashkim Fehmiu Doajeni i Arkitekturës dhe Urbanizmit të Kosovës. Prishtinë: KOHA. fq. 5–15.
- ^ Sadiki, Arbër (2015-05-08). "Kontributi i arkitektit Bashkim Fehmiu në arkitekturën e Prishtinës së pas Luftës së dytë Botërore". KONFERENCË NDËRKOMBËTARE E SHKENCAVE TË APLIKUARA I. 9: 9.