Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Hotel "Grand Prishtina" është një hotel i vendosur në Sheshin Nënë Tereza në qendër të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës. Projektuar nga arkitekti kosovar Bashkim Fehmiu së bashku me arkitektet beogradas Dragan Kovaçeviq dhe Misha Jevremoviq, ku ndërtimi i tij zgjati 4 vite; nisi me 1974 dhe në vitin 1978 u hap për publikun.[1]

Hotel Grand Prishtina
Hotel Grand në Prishtinë
Informacion i përgjithshëm
Stili arkitekturalArkitektura Moderne
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
AdresaRruga Nënë Tereza
Koordinatat42°39′36.18″N 21°9′34.16″E / 42.6600500°N 21.1594889°E / 42.6600500; 21.1594889
Ndërtimi filloi1974
Përfundimi1978
PronarUnio Commerce
Technical details
Floor area32.000m2
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektBashkim Fehmiu, Dragan Kovaçeviq, Misha Jevremoviq
Informata tjera

Hoteli u ndërtuar në perfundim të qytetit si porta e qendrës së re të Prishtinës, me arkitekturën moderne duke reflektuar fuqi dhe përparim. Enterieri luksoz shërbeu si në një pikë takimi të pronarëve të kapitalit politik dhe kulturor, i zbukuruar me veprat të artit modersnist të cilat ende janë të pranishme,[2]

Ndërtesa ikone ishte në pronësi të qeverisë jugosllave, para Luftës së Kosovës të vitit 1999, kurse pronari i saj tani është Unio Commerce.

Historiku

Redakto

Ndërtesa e ndërtuar gjatë viteve 1974–1978 si hotel i kategorisë A luan rolë të rëndësishëm në arkitekturën moderne të Kosovës, si edhe një simbol vendtakimi dhe rezistence. Nga vendi i takimeve të figura të njohura politikane por edhe të sektorit argetimi, në pikëtakimi i rinisë së sotme, të Sheshit Nënë Tereza.

Hoteli me pesë yje ka pasuar ndryshimet të mëdha; ato politike, shoqërore dhe kulturore. I vetmi hotel i kategorisë A në Kosovë sipas klasifikimit të hoteleve në atë kohë, u bë qendra e jetës shoqërore të Prishtinës. Në këtë hotel kanë flejtur të gjitha figura të rëndësishme që kanë vizituar Kosovën, duke përfshirë edhe presidentin Josip Broz Tito, në vitin 1979.[1]

Situacioni

Redakto

Vepra moderniste e Prishtinës ndodhet në pjesën jugore të shetitores së planifikuar nga plani i Partoniqit i vitit 1953, shetitore që edhe sot përfundon me sheshin “Zahir Pajaziti”. Me masivitetin dominues është shfryëzuar edhe si porta hyrëse të qendës së re, tani shetitores dhe si krijimi i një tërësie urbane, të "qytetit të vogël". I pozicionuar në menyrë të tillë që të krijohet një dimension i ri me silueten e tre kullave me numrin e kateve të ndryshme, arkitektet kanë inkuadruar hapësira të lira publike në shfrytëzim të qytetarëve. Lidhja e tij arkitektonike me konteksin lokal arritet me parimet e arkitekturës internacionale, organizimi dhe kompozimi i masave, ku dominon loja ritmike me lartësinë në kubikë e cila korrespondon edhe me ambientin përrreth.[3]

Arkitektura

Redakto
 
Hotel Grand, Prishtinë

Hoteli i mermertë ka një formë T të planimetris i cili shtrihet në 32.000m2 me etazhitet të ndryshëm por me një mveshje të fasadë të njejtë unike – ritmike. Hoteli përbëhet nga tri kulla me numër të ndryshëm të kateve, ku kapaciteti akomodues përbëhet nga 600 shtretër me gjithsej 500 dhoma, dy salla ngjarjesh, sallë konferencash për 200 njerëz, i kompletuar me restorantin e madhë me mbi 1000 ulëse si dhe hapësira të tjera përkatëse, të projektuara për një hotel modern.[4]

Arkitektura e ndërtesës flet me format te pastra dhe loja me vëllimet, me fokus te kati i parë i cili brenda shtrytezohet si një sallë kongresesh kurse jashtë vazhdon me një strehë elegante. Kulla kryesore dominon në qendër të projektit me 13 kate, ku 12 kate janë me fuksion të akomodimit e dhomave, ndërsa kati i 13-të është restorant me një pamje panoramë të qytetit. Kulla në anë jugore, me 6 kate, u krijua si një fillim fizik i qendrës së re të qytetit.[5]

Loja e linjave vertikale dhe horizontale ndihmon leximin arkitektonik të hotelit, ku linjat horizontale tregojnë ndarjen e kateve, kurse linjat vertikale me brinjët ndajnë fasadën në numrin e njësive të dhomave për kat. Veshja e fasadës me gurë Onyx karakterizon dhe e dallon hotelin në siluetën urbane edhe në netët më të errëta.[5]

Ndryshimet e pësuara

Redakto
 
Fasada e Hotelit me hyrje kryesore, Prishtinë

Që nga viti 1978, kur hoteli u hap për publikun shërbeu si ndër hotele më të mira në rajon. Faza kritike ishte rruga drejt privatizimit të Hotel Grand, në kuadër të programit të rrëzimit për privatizimin e aseteve shtetërore të ish-Jugosllavisë. Në vitin 2006 hoteli u vënë në shitje dhe u ble për shumën prej 8 milionë eurosh.

Investimi i premtuar nuk u realizua kurrë dhe, në vitin 2012, Agjencia Kosovare e Privatizimit anuloi kontratën e shitjes, duke mbajtur shumën e paguar. Përpjekjet për të gjetur një blerës të ri u komplikuan nga një betejë e gjatë ligjore, pasi Behgjet I. Pacolli, një biznesmen zviceran me origjinë kosovare, njoftoi se kompania e tij kishte ngritur padi kundër qeverisë për shitjen fillestare të hotelit.[5]

 
Pamje të Hotelit, Prishtinë

Pas privatizimit, ndërtesa nuk e ka vazhduar vetëm fuksionin e mëparshëm të hotelit pasi që ai sot strehon edhe bizneseve të shumta, duke përfshirë një klub nate. Edhe pse Hotel Grand është ende aktiv për vizitorë duke ofruar dhoma për qira, gjurmat e fundit të funksionit të hotelit janë të vogla pasi që vetëm 1% e dhomave janë të zëna nga mysafirët e hotelit.[6]

Në vitin 2022, hapësirat e hotelit janë përdorur për ekspozimin dhe ndërhyrjen e artit bashkëkohor në kuader të Manifesta 14, Bienalen nomade evropiane, nga 22 korrik deri më 30 tetor.[6]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Sadiki, Arbër (2020). Arkitektura e ndërtesave publike në Prishtinë: 1945–1990 Faktorët shoqëror dhe formësues. Prishtinë: NTG Blendi. fq. 74. ISBN 978-995-1-716-43-7.
  2. ^ "Grand Hotel". Oralhistorykosovo.org. Marrë më 2024-09-28.
  3. ^ Sadiki, Arbër (2015). Kontributi i arkitektit Bashkim Fehmiu në arkitekturën e Prishtinës së pas Luftës së dytë botërore. fq. 8.
  4. ^ Xërxa Beqiri, Flaka (2021). The 16th International Docomomo Conference (bot. Volume 3). Tokyo, Japan: docomomo. fq. 886. ISBN 978-4-904700-77-8.
  5. ^ a b c Hoxha, Eliza (2021). "The GRAND story". Archipelagopr.com. Marrë më 2024-09-28.
  6. ^ a b "Grand Hotel Prishtina". 2022. Marrë më 2024-09-28.