Bashkim Rama (1951 - 2021) ka qenë diplomat dhe profesor universitar, rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. [1]

Biografia Redakto

Bashkim Rama pasur një karrierë të suksesshme në diplomacinë shqiptare, por njëkohësisht edhe si profesor në disa universitete brenda dhe jashtë vendit. Ai ka punuar si drejtor i Akademisë Diplomatike, si ekspert në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si Sekretar i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Gjermani, Kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në UNESCO, Ambasador i Shqipërisë në Bullgari, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka qenë një njohës shumë i mirë i çështjeve rajonale dhe një analist në media, si dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikës dhe diplomacisë, si dhe praktikës diplomatike në disa universitete. Bashkim Rama ka qenë edhe rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë.[2] [3]

Referime Redakto

  1. ^ http://www.mcntv.al/2021/10/14/ndahet-nga-jeta-nga-nj-s-mundje-e-r-nd-ish-ambasadori-bashkim-rama
  2. ^ https://www.syri.net/syri_kosova/shqiperi/329222/meta-dekoron-pas-vdekjes-me-titullin-per-merita-te-vecanta-civile-ish-ambasadoret-marko-bello-dhe-bashkim-rama/
  3. ^ https://telegraf.al/aktualitet/prof-dr-ksenofon-krisafi-bashkim-rama-personalitet-i-shquar-ne-diplomacine-shqiptare/