Universiteti Ndërkombëtar i Strugës

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (maqedonisht: Меѓународен универзитет Струга, Meǵunaroden univerzitet Struga; anglisht: International University of Struga) është një universitet privat në Republikën e Maqedonisë. Universiteti ka dy kampe, me bazë në Strugë dhe Gostivar me afërsisht 2,500 studentë. Në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës ka katër fakultete: Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.[1]

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës
International University of Struga
Меѓународен универзитет Струга
MotojaInvest in your future
LlojiPrivat
Themelimi2005
RektoriSejfulla Osmani
Stafi akademik
40
Studentë2500
Location
Faqja zyrtareeust.edu.mk

Historiku

Redakto

Në vitin akademik 2007/2008 filloi aktivitetin e tij i ashtuquajturi “Euro College” dhe gjatë vitit 2008, nga ana e Ministrisë për Arsim dhe ShkencëRepublikën e Maqedonisë u bë akreditimi për dy institute të reja, Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik që sollën edhe nevojën dhe ishin arsyeja themelore për ndryshimin e emrit në “Universiteti Ndërkombëtar në Strugë”.

Sot, UNS është universiteti i parë privat në Ballkan që formalisht u pranua si anëtare e plotëfuqishme e Asociacionit Evropian të Universiteteve-EUA.[2]

Fakultetet dhe programet studimore

Redakto
Fakulteti Programet e Studimit
Bachelor Master PhD
Fakulteti i Ekonomisë Ekonomia dhe biznesi Doktoratura në Shkenca Ekonomike
Marketingu dhe menaxhimi financiar
Fakulteti i Drejtësisë Juridiksioni PhD në Ligjin e Shkencave
Kriminologji dhe detektivë
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Shkenca kompjuterike Informatika e biznesit PhD në Shkenca Kompjuterike
Fakulteti i Shkencave Politike Diplomacia PhD në Shkenca Politike

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "International University of Struga". eust.edu.mk. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2014-05-31.
  2. ^ "Historiku i UNS". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2016. Marrë më 29 mars 2017.