Gostivari
Koordinatat: 41°29′V 20°33′L / 41.48°V 20.55°L
Gostivar, (maqedonisht: Гостивар/ Gostivar) është qytet dhe qendër e komunës së Gostivarit në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 47,12% të popullatës së Gostivarit.
Gostivar Гостивар | |||
---|---|---|---|
Pamje nga bulevardi Meleardi | |||
| |||
Shteti | ![]() | ||
Rajoni | Pollog | ||
Komuna | Gostivar | ||
Kryetari i Komunës | Arben Taravari | ||
Vendasit | Gostivaras | ||
Krahina etnografike- gjeografike |
Pollog i Epërm | ||
Lartësia | 520 m (m.n.d.) | ||
Zona Kohore | CET (UTC+1) | ||
Verore | CEST (UTC+2) | ||
Kodi Postal | 1230 | ||
Prefiksi | (+389) 042 | ||
Targa | GV | ||
Sipërfaqja | 1.341 km2 | ||
Popullsia | 35.847 banorë (2002) | ||
Faqja Zyrtare gostivari.gov.mk |
Pozita gjeografike
GjeografiaRedakto
Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë së Veriut, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve gostivari.
HistoriaRedakto
Rreth qytetit te Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17 p.e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërçovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjendur në mes të Kërçovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.
Në vitin 1850 gjeologu dhe ballkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë se në Pollog gjendet “fshati i madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë.
Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për vendbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.
Si dëshmi e emrit Gostivar origjinë sllave mund të marrë faktin që në Republikën Çeke në kuadër të Pragës kryeqytetin Pragë (zona 15) është e vendosur lagje dhe zonë të synuar që quhet Hostivarzh (Çeke: Hostivař), i cili në të kaluarën ka qenë një vendbanim i ndarë, dhe në regjistrat gjermane të shekullit të 12-të mund të gjenden edhe nën emrin Gostiwar [1]. Duke pasur parasysh se në gjuhën çeke zë të butë për zëvendësim x d (p.sh. Praha - Praga) emri i kësaj lagjeje të madhe në juglindje Pragë është në të vërtetë Gostivar, dhe njohja e fjalëve është pothuajse e njëjtë (maqedonisht: гости (gosti - guests), mysafirët e Çekisë: hoste) lirë për të konkludojmë se Gostivar emri që mund të gjendet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Republikën Çeke është me origjinë sllave.
DemografiaRedakto
- Nacionaliteti Numri Përqindja
- Shqiptar 54038 66.7%
- Maqedonas 15877 19.6%
- Turq 7991 9.8%
- Rom 2237 3.8%
- Vlleh 15 0.01%
- Serb 160 0.19%
- Boshnjakë 39 0.04%
- Të tjerë 685 0.84%
- Gjithsej 81042 100%
KulturaRedakto
Gostivari është i njohur për kulturën e tij, duke marrë parasysh artistët e mëdhenj që kanë dal prej këtij qyteti, si ato të aktrimit, muzikës popullore e sidomos të asaj "Electronic" - (meqë janë të parët dhe të vetmit shqiptar në këtë drejtim.
PolitikaRedakto
- Kryetar i Komunës së Gostivarit është Arben Taravari, kandidat i ASH-së i iniciativës qytetare. Kryesues i këshillit komunal është ..., nga lista e zgjedhësve, që edhe ka shumicë në këshillin komunal.
Gostivari në vitin 1997Redakto
Ne vitin 1997 filloi nje konflikt mes qytetarve dhe policis maqedonase
SportiRedakto
Qyteti i Gostivarit ka pasur tradite te madhe ne sport vecanarisht ne Hendboll,Futboll,Karate etj. Duke theksuar se klubi i Hendbollit K.H.JEHONA ka bere zhurme shume ta madhe ne ligen e 1 pare te Maqedonisë së Veriut. Ku me kalimin e kohes per shkak te situates politike e cila ka shkaktuar debate dhe te themi xhelozi ndermjet shqiptareve ne gostivar. Ka bere nje pauze shum te madhe kur pas nje kohe perseri aktivizohet por perseri nuk qendron shum gjate ne kembe. Per momenti ne Gostivar kemi 2 hendbollist shume te talentuar FETA SULEJMANI dhe ADIS SALIU,per te cilet shume klube jane te interesuar ne Maqedoninë e Veriutdhe jashte shtetit. Gjithashtu dhe klubi i femrave te hendbollit K.H.F.UNIVERSI ka pasur shum suksese te medha ne Maqedoninë e Veriut. Poashtu edhe ne Futboll klubi i Gostivarit F.K.GOSTIVAR ka qene shum i sukseshem ne futboll si shum vite me pare. Duhet theksuar se kycja ne Ligen e pare te Maqedonisë së Veriut u be ne vitet kur prof.dr.Rufi Osmani ishte kryetar i komunes se Gostivarit dhe me ndihmen e tije dhe te shume njerezve sportdashes u mundesua kjo. Qyteti i gostivarit ka pasur nje tradite te madhe ne KARATE ku tashme zotrojme me vendin e trete (3) ne bote me sportistin tone BERAT JAKUPI. BERAT JAKUPI zotron vendi e 3 ne Bote, kurse ne Europe zotron vendin e pare (1).
Shiko dhe këtuRedakto
Lidhje të jashtmeRedakto
- POLLOGU.NET - Dedikuar fushës së Pollog-ut!
- Gostivari info (anglisht)
- Gostivari dhe fusha e Pollogut
Selia: Gostivari dhe vendbanimet: Balindolli | Banjica e Epërme | Banjica e Poshtme | Çajla | Çegrani | Debreshi | Forina | Gjonovica e Epërme | Gjonovica e Poshtme | Jalloci i Epërm | Jalloci i Poshtëm | Korita | Kunova | Llakavica | Leshnica | Lumi Hekurt | Mirëdita | Mitrekërsti | Patalishti | Peçkova | Raveni | Reçani | Sërmnova | Simnica | Sushica | Strajani | Tërnova | Tumçevishti | Turçani i Madh | Turçani i Vogël | Vau | Vërtoku | Zdunja
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |