Çajla
Чајле
Fshat
Hyrja në Çajlë
Hyrja në Çajlë
Popullsia
 • Gjithsej4,862
{{{postal_code_type}}}
1230
TargatGV

Gjeografia

Redakto

Fshati Çajlë shtrihet në hapësirën gjeografike te Pollogut të Epërm, gjendët në veri-perëndim të Republikës së Maqedonisë, i vendosur në fushëgropën e Pollogut në lindje të komunës së Gostivari. Në lindje kufizohet më Malin e Thatë në perëndim me Gostivarin, në veri me fshatin Forin dhe në jug me Balindollin.

Territori i këtij fshati përfshin shpërfaqë prej 18,2 km², prej së cilës kullotave i takojnë 1.073 ha, tokës punuse 316 ha dhe pyjeve 388 ha. Fshati ka funksion lavërtar-blegtoral.

Fshati Çajlë gjendet në lartësi mbidetare prej 510 m, është fshat rrafshinor.

Demografia

Redakto

Për nga numri i popullsisë, fshati Çajlë ka qen i banura qysh nga sh. XVII ku sot kanë mbetur vetëm themelet e Kalas së fshatit Çajlë, kurse në sh. XIX fillojnë të zbresin në rrëzë të Malit të Thatë.

Zhvillimet demografike të sh. XX, më saktë në vitin 1929 kur kanë filluar të vendosen me banim të përhershëm në Çajlë të Rë ka numëruar një numër afërsisht prej 800 banorësh. Në vitin 1944 ka pas një numër prej 1000 banorëve. Në vitin 1961 ka pasur 1.681 banorë, prej të cilëve 1.380 shqiptarë, 288 maqedonë dhe 7 turq, kurse në vitin 1994 në të janë regjistruar 2.674 banorë, prej të cilëve 2.672 shqiptarë dhe 2 të tjerë. Ndërsa sipas statistikave të vitit 2002 nga Enti shtetëror i Republikës së Maqedonisë numëronte një numër prej 3070 banorë.

Tash fshati Çajlë numëron 661 familje dhe 831 shtëpi banimi. Në numrin e popullsisë një epërsi më të madhe ka gjinia femërorë me një numër prej 1613, kurse gjinia mashkullore bën pjesë me një numër prej 1499.

Sipas përkatësisë etnike numrin më të madh përbëjnë shqiptarët, 3028 (1478 meshkuj dhe 1592 femra), 4 turq (2 meshkuj dhe 2 femra) dhe 38 të tjerë (19 meshkuj dhe 19 femra).

Sipas përkatësisë fetare numrin më të madh e përbëjnë pjesëtarët e fesë Islame me një numër prej 3028 (1478 meshkuj dhe 1592 femra), ndërsa të fesë së krishterët, gjegjësisht të sektës katolike ka vetëm 4 femra, kurse 38 të tjerë që nuk janë të përcaktuar për ndonji sekt fetar.

Me qenë se në të dhënat nga Enti shtetëror për statistikën e vitit 2002, janë bërë disa këqpërdorime në numrinë popullsis, në vecanti nuk është prezantuar numri i saktë i shqipëtarëve me qëllimë politike. Nga numri i dhëna nga kryetari i Bashkësis Lokale të fshatit Çajlë del së numri i këtij fshati është mbi 4000 banorë.

Në periudhën midis dy Luftërave Botërore kur është bërë shpërngulja e madhe e popullsisë shqiptare nga Maqedonia për ne Turqi, në fshatin Çajlë një gjë etill ka qënë active. Por edhe nuk ka pasur numër te zvogëluar te popullsisë me shpërnguljen prej fshati ne qytet siç është rasti me disa fshatra tjerë. Kjo tregon se fshati ka posit te volitshme gjeografike në të ardhmen e afërt do te hy ne planin urbanistik te Gostivarit si lagje e madhe.

Ekonomia

Redakto

Në fshatin Çajlë ka disa objekte afariste industriale të cilët merren me përpunimin e drurit, metaleve, etj. Ka disa firma të vogla afariste të cilat merren me lyerjen e fasadave të objekteve, pastaj me ndërtimin e shtëpive, një numër të madh të marketeve ushqimore dhe për nevoja të tjera të qytetarëve, kafene, internet klube, etj.

Në të gjitha këta ndërmarrje të vogla dhe të mesme janë të punësuar një numër afërsisht prej 70 vetash që e siguroj ekzistencën e tyre.

Po ashtu në fshatin Çajlë është e zhvilluar bujqësia falë tokave pjellore që japin shumë rendimente, ku më së tepërmi kultivohen gruri, misri, pasulja, specat, domatet, patatet , lakrat, qepët dhe disa lloje të perimeve. Bujqësia ndikon që një pjesë e banorëve të këtij fshati prej tokës ta sigurojnë ekzistencën.

Sa i përket komunikacionit rruga kryesore Gostivar-Çegran është e afalltuar dhe me trotuare, kurse janë të asfalltuara edhe lagjet e fshatit ku vetëm në disa lagje nuk ka trotuare.

Për sa i përket burimeve ka shumë pak, më i rëndësishëm është Stërçeku dhe disa kroje të vogla. Stërçeku deri para disa vjetësh kishte ujë të bollshëm dhe të ftohtë gjatë stinës së verës, kurse gjatë dimrit uji kishte temperaturën e duhur për pije. Tash për fatë të keq është tha dhe ka vetëm një sasi të vogël rrjedhëse.

Si lumë mund të përmendim Lumin Vardar i cili e ndan fshatin në dy pjesë në Çajlën e Re dhe në Çajlën e Vjetër.Lumi Vardar shërben edhe për ujitjen e tokave bujqësore të fshatit.