Korita (Gostivar)
Koritë, (maqedonisht: Корито/Korito) ёshtё fshat nё komunën e Gostivarit, Maqedoni.
Koritë
Корито | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 675 |
{{{postal_code_type}}} | 1230 |
Targat | GV |
Nga data 18.12.1996 dhe deri në fund të vitit 2004 fshati Koritë ishte pjesë e Komunës së Çegranit e cila me ndrishimin e ligjit për ndarje teritoriale ju bashkangjit Komunës së Gostivarit.
Gjeografia
RedaktoVend malor i cili shtrihet në Malin e Thatë. Fshati Koritë shtrihet në juglindje të qytetit të Gostivarit në një lartësi mbidetare prej 1400 metrash.Tipi i fshatit i takon vendbanimit ruralo-malor dhe shtrihet në mes të bjeshkëve të malit të thatë.Fshati Koritë kufizohet me këto vende: në anën jugore kufizohet me fshatin Tërnovë, në anën perendimore me fshatin Çajlë, Forinë dhe Çegranin në anën veriore kufizohet me fshatin Gurguricë dhe Vollkovi, ndërsa në anën lindore kufizohet me fshatrat e Poreçit, si fshatin Bitovë dhe fshatin Vollçe. Fshati Koritë për nga atari sipërfaqsor llogaritet si fshati më i madhë në komunën e Gostivarit me një sipërfaqe prej 31,7 km².
Toponimet të fshatit Koritë[1]
- Plloca - vend ku kane kripur bagetite.
- Taul - kodrina me e larte e fshatit.
- Gropa e Gjate - are pjellore.
- Cafkarnik - shpelle.
- Tri Shtrungat - vend i ngushte shkembor.
- Guri Shypes - guri i madh.
- Koshare - vend ne forme te koshit.
- Lom - vend si leme.
- Ara Isakut - prone e njefare Isakut.
- Gllavina - vend ne forme te kokes.
- Gjyle - vend ku ka rene nje gjyle.
- Guri krst - vend ku takohen dy gure.
- Qafa - vend, are e ngushte si qafa.
- Peklishte - vend me ara dhe livadhe.
- Kodra Taulit - Vend me i larte ne fshat.
- Gaber - mal.
- Fusha - livadhe.
- Samari - vend si samar.
- Jalov Doll - grope, hurdhe.
- Ballka Rupa - vend me livadhe.
- Polca - toke pjellore, ara.
- Plloshti - ara.
- Ligata - vend me lageshti.
- Gropat - vend me vrima.
- Kavashnica - vend.
- Qershia e Sallait - vend me qershia, prone e Sallait.
- Shafa e Shyrrshise - qafe mali, ngushtica ku mezi ka hyre njeriu.
- Te Kaliba e Deharit - vend ku i ka ruajtur bagetine Dehari.
- Sinori Vullkovise - vend ku kufizohet me fshatin Vullkovi.
- Sinori i Stences - vemd ku kufizohet me fshatin Stence.
- Te Stani i Jonuzit - vend ku i kanë ruajtur dhentë në bjeshkë.
- Kodra e Beqirit - vend ku ka vdekur ky person.
- Polca e Poshtme - vend me ara pjellore.
- Preme - vend me ara, dhe livadhe.
- Gjollët e Shpume - vend ku i kanë kripur dhentë.
- Murizi i Madh - vend me murriz.
- Topollat - vend ku ka plepa dhe ka puse.
- Çardaket - vend shkëmbor me shpella.
- Asoj - vend ku nuk e rrok dielli.
- Kodra e Naltë - bjeshka më e lartë e fshatit.
- Shpella e Sefes - vend ku ka mbetur gjallë ky person.
- Jasika - male me plepa të egër.
- Ara e Gjatë - ara më e gjatë në atë vend.
- Belencë - burim me ujë të bardhë.
- Bjeshka e Vogël - bjeshkë.
- Bjeshka e Madhe - bjeshkë me sipërfaqen më të madhe në fshat.
- Aret e Shkreta - vend me ara të papunuara fare një kohë të gjatë.
- Bunaret e Ri - vend me puse të reja.
- Bunaret e Vjetra - vend me puse të ndërtuara që më parë.
- Mbas Bregut - vend ku nuk duket asgjë.
- Lloka e Epërme - vend me tokë pjellore dhe me ujë.
- Lloka e Poshtme - vend me tokë pjellore afër lumit.
Demografia
RedaktoNga e kaluara historike e fshatit Koritë mund të konstatohet se ky fshat ka qenë i banuar një qind për qind me popullatë autoktone shqiptare. Popullata e fshatit dallohet duke folur gjuhen shqipe te pastër, duke mos përdorur barbarizma nga gjuha sllave.Poashtu një vecori tjetër e popullatës koritase është bujaria, ciltersia dhe kombëtarizmi. Në shënimet e para statistikore-tatimore e gjejmë në defterin regjistrues kadastral Nr.4 të viteve 1467-68 të perandorisë osmane. Nga defteri i zgjeruar regjistrues Nr.12 të shekullit XV Bleni III, botuar nga ana e Arkivit të Maqedonisë,Shkup 1976, shkruan se fshati ka pasur 26 Familje dhe 6 beqarë. Vendbanimi i fshatit Koritë përbëhet prej 11 lagjesh (muhallësh), dhe ato janë:Reçët(Reç); Dervishat, Kodrallarët; Puhillat; Bahullat; Bardhat; Xakët; Karabashët; Shahinallarët; Sharovallaret dhe Kacipulat. Gjatë të kaluarës historike por edhe sot, numri i popullsisë së fshatit Koritë ka shënuar në përgjithsi një shtim të pandërprerë, edhe pse në të kaluarën ka pasur periudha kohore ku numri i popullsisë ka stagnuar.
Të dhënat numerike për popullsinë e fshatit Koritë datojnë që nga periudha osmane 1455 e deri më sot. Kjo mund të shihet në tabelën që vijon:
Viti 1455(208 banorë),1467(312 banorë),1568(280 banorë),1921(403 banorë); 1942(330 banorë),1948(578 banorë), 1953(638 banorë), 1961(718 banorë),1971(926 banorë); 1981 (875 banorë); 1987(865 banorë),1992 (910 banorë), 1994(715 banorë), 2002(783 banorë).
Përveç të dhënave që u paraqitën për popullsinë, gjat regjistrimeve të bëra në kohë të ndryshme, numri i familjeve ka pasur oscilime të ndryshme.Në vitin 1455 ka pasur 21 familje, duke arritur deri në 120 familje në vitin 1925 dhe 122 familje në vitin 1971, duke pësuar zvogëlim të numrit të familjeve në vitin 2002 në 114.
Ekonomia
RedaktoVend qe zakonisht të ardhurat kryesore sigurohen nga mërgimtaret, pjesa tjeter e popullatës i siguron të ardhurat një pjesë të madhe nga blegtoria, pylltaria dhe veprimtari tjera induviduale.
KULTURA DHE TRADITA NË FSHATTIN KORITË
Shkruan Nafi Çegrani
Shtëpitë e fshatit Koritë kanë shkallë prej guri nga jasht prej nga hyhet Brenda. Dhomat I kanë në kat dhe të shtruara sipas traditës. Kur isha mësues në këtë fshat, shkruaja për jetën dhe mënyrën e të jetuarit, shkruaja për folklorin, veshmbathjen etj. Ose për të hyp në çardak, ka shkallë të jashtme prej dërrase, e cila të ngjit shpesh në një balkon të gjërë e me strehë. Shtëpia ka pak dritare të vogla. Zjarrin e ndezin në një vatër të hapur në një cep, ndërsa tymi del nëpër çati që nuk ka tavan. Prapa vatres ka një kamare për të mbajtur enë gatimi. Shumë shtëpi kanë një çarranik në oborr, kryesisht për të mbajtur bylmetin.Kështu ka qënë mënyra e të jetuarit para shumë vitesh e dekadash, kurse tani me kohërat e reja, edhe gyrbeti e ka bërë të veten, dhe sistemi i të jeturit në këtë fshat tipik malor ka ndryshuar fare
(Burrat mbanin veshmbathje ( që dallohej nga ajo e grave), tirq me gajtana prej qashe të leshtë, opinga lëkure të lidhura me xhalma e çorape të qendisura gjer në gjunj, mbanin breza të leshtë dhe në shok armë të shkëlqyera të lara me argjend, madje edha ata që kishin pistolla, mbanin dhe harbi të mëdha argjendi në brez për t'u kapardisur. Xhamadana me sumlla ari etj. Qeleshet e bardha si bora të vërbonin në diell, xhamadanët me të kuqe të artë dhe jelekët, xhurditë e shkurtëra, të zeza, gajtanët e zinj të ndritshëm, që zbukuronin çakshirët të ngjitur pas trupit, qostekët e orëve të rënda prej argjendi dhe të pistollës, të stolisur…)
Shih edhe
RedaktoPersonalitete
Redakto- Bilall Destan Selimi lindi në fshatin Koritë në vitin 1948,shkollën fillore deri në klasën e IV e kreu në vendlindje në Koritë,ndërsa pjesën tjetër të fillores e kreu në Çegran.
Referime
Redakto- ^ "Zulfi Islami, 'Material Leksikor dhe Onomastik nga Krahinëza e Malit të Thatë të Tetovës', Studime Albanologjike, no.1, 2009, f.205-206" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Selia: Gostivari dhe vendbanimet: Balindolli | Banjica e Epërme | Banjica e Poshtme | Çajla | Çegrani | Debreshi | Forina | Gjonovica e Epërme | Gjonovica e Poshtme | Jalloci i Epërm | Jalloci i Poshtëm | Korita | Kunova | Llakavica | Leshnica | Lumi Hekurt | Mirëdita | Mitrekërsti | Patalishti | Peçkova | Raveni | Reçani | Sërmnova | Simnica | Sushica | Strajani | Tërnova | Tumçevishti | Turçani i Madh | Turçani i Vogël | Vau | Vërtoku | Zdunja