Bilall Destan Selimi lindi më 1948KoritëGostivarit, RSFJ (sot IRJM)

Bilall Destan Selimi
Lindi1948
Vdiq1977
Çegran Qafa e Çegranit
KombësiaShqiptar
ProfesioniInxhinier i Maqinerisë

Golgota Shqiptare

Redakto

GJURMËVE TË NDRIÇIMIT TË VRASJES SË INXHINIERIT TË DIPLOMUAR TË MAQINERISË BILALL DESTAN SELIMI 1948-1977 Gjurmëve të ndriçimit të vrasjes së Bilall Destan Selimit (1948-1977) Material i shkëputur nga dorëshkrimi GOLGOTA SHQIPTARE pjesa e VI 1980-1990 Fare rastësisht takohem me një malësor nga Mali i Thatë, i cili që kur u njohëm vite më parë, sa e sa herë më thoshte se punët që bëj unë janë vepra madhore. Por, disi malësori ruante në vete një rrëfim dhe, sikur kishte drojë të më thoshte. Pasi unë botova golgotën shqiptare nr. 5, më tha se ka diçka të më tregojë. Dhe vërtetë ashtu ndodhi para dy vitesh (2009) pasi dola nga puna (nga USHT-ja), u takuam në qendër të Tetovës. Sikur malësori që me profesion është Hoxhë, mori guximin e më rrëfeu për një vrasje të pandriçuar që paska ngjarë në vitin 1977 në fshatin Koritë të malësisë së Malit të Thatë. Më zgjoi interesim vrasja se, që në fillim më tha se i ndjeri Bilall Selimi paska qenë shok i mirë me Jusuf Gërvallën dhe se edhe sot e kësaj ditë në shtëpinë e tij gjendet një çifteli që ia paska falur këtij malësori. U përpoqa të kuptoj më shumë për personalitetin e inxhinierit të makinerisë, por Hoxha nga Korita më tha se e ka dajë dhe se, është duke biseduar me dajën e vet (vëllain e Bilall Selimit), por, ai nuk është i gatshëm që të takohemi e të bisedojmë ngase arsyeja e vetme është se ka drojën tash e 34 vjet, se gjithmonë vrasjen e tij dikush ka desh ta keqpërdor e ta interpretojnë sipas tekeve të sistemit komunist se gjoja Bilalli paska bërë vetëvrasje në muajin shtator të 1977. Dhe fare rastësisht në javën e dytë të muajit shtator të këtij viti (2011), më takoi Hoxha e më nxitim më pyeti, mos vallë e botove librin e ri “Golgota shqiptare” nr. 6 e viteve 1980-990, unë i thash se jo! Por, e kam gati.

Më tha se, javën e ardhshme do të shkojmë në fshatin Koritë të Malit të Thatë në Gostivar e, do ta vizitojmë Dajën Ramazan se ka pranuar të bisedojë në lidhje me vrasjen e Bilall Selimit. Dhe vërtet ashtu ndodhi, ditë e shtunë e shtatorit u nisëm për në Koritë. Atje më priti një burrë malësor siç e do zakoni. Me të hyrë në dhomën e pritjes vërejta një diplomë në kornizë dhe një fotografi ku ishin absolventët e vitit 1973 dhe në anën tjetër të murit në një rrëgall ku kishte fotografitë e Bilall Selimit dhe ca orendi të blera diku në Stamboll. Pasi u përshëndetëm, nipi i tij i tha se erdhëm që së fundi ta ndriçojmë vrasjen e dajës Bilall e ta nxjerrim në shesh.

U përpoqa në fillim që të nisi e të inçivizoj, por më tha prit se, dua njëherë të ta tregoj më gjerësisht historinë e familjes dhe të vëllait që ta dijë se çfarë duhet ta pyes dhe vërtet ashtu ndodhi. Në fillim më tha se familja e tyre ka ardhur para se 300 vitesh nga Nistrova e Josif Bagerit dhe se familja e tyre quhet Kacipuli, është në një lagje ku ka jetuar edhe Josif Bageri. Pjesëtarët e familjes Kacipuli ka edhe sot në Gostivar dhe se shumë të tjerë janë shpërngulur në Turqi. i pari i tyre që ka ardhur në Koritë ka qenë Lazam Kacipuli, ka ardhur si qehajë në Koritë për shkak të bagëtisë që edhe sot e kësaj ditë hasen vendemërtime si mbi fshatin Çegran tek miniera afër fshatit Çajle i thonë te Llombi i Lazam Kacipulit shume e shume vende të tjera, pra të parët janë marrë më blegtori dhe se Korita dhe fusha e Pollogut të Epërm i është përshtatur kësaj veprimtarie. Ndërsa, për Jusif Bagerin paska kuptuar prej vëllait të vet Bilallit, ndërsa Bilall Selimi po ashtu paska punuar një kohë edhe mësues në fshatin e lindjes në Koritë, ku edhe ka mbaruara shkolën fillore katërvjeçare dhe ciklin tjetër fillor në Çegran dhe të mesmen në gjimnazin e Tetovës me sukses të shkëlqyeshëm.

Gjithashtu, nga kjo familje malësor, fisnike e bujare me tradita kombëtare paskan pësuar nga sunduesit si gjyshi i tyre Sulë Qehaja të cilin e kanë vrarë pushtuesit bullgarë pas 1912, dhe atë e paska ekzekutuar duke e djegur në turmën e drunjve diku afër Samakovit me të vetmen arsye se gjatë periudhës së kryengritjes së Shën Ilisë (Ilindenit) 1903, fare rastësisht u paska dhënë bukë dy veprimtarëve të kësaj lëvizjeje duke mos e ditur se kush janë ngase ata të dy kanë punuar në Koritë në blegtori. Dhe, vrasja tjetër qenka e Kasamit, mixha i cili është vrarë në masakrën e Dubrovnikut 1945 dhe fare në fund edhe tragjedia e vrasjes së vëllait të tij Bilall Selimit në shtator të 1977.

Pasi m’i rrëfeu të gjitha, pranoi ta flasë për vrasjen e vëllait. “Ishte muaji shtator i vitit 1977, pasi hëngrëm syfyr. Në këtë natë të kobshme, Bilalli më tha se sonte pasi të hamë syfyr unë do të arratisem për në Amerikë se këtu nuk kam më jetë se herën e fundit së bashku me te fejuarën e vet në Strugë i ka shpëtuar atentatit dhe se dikush e ndjek dhe se duan ta likuidojnë dhe më tha se niset për në Amerikë ku do të qëndrojë 5 vjet e më pas mund ta merr edhe të fejuarën e tij Lutfijen nga Kërçova, por nëse ajo e prit nesh jo më tha i qoftë rruga e mbarë dhe le të ketë fat në jetë. Pasi mbaroi fakultetin në Shkup 1976, menjëherë shkoi në Ferizaj ku ishte i angazhuar pos në fabrikë e gypave, po ashtu edhe si profesor në një shkollë me emrin “Marshall Tito”. Edhe pse Bilalli në vitin e parë të studimeve ka punuar mësues në fshatin e lindjes këtu në Koritë.

Por, Bilalli në Ferizaj kishte shumë shokë, ndërsa gjatë studimeve në Shkup ka qenë cimer me Maksut Deharin-këngëtar nga Gostivari, ndërsa shokë studimesh me dr. Harunin nga Tetova dhe spec. gjinekologun Abaz Halilin nga Kërçova e shumë të tjera. Më kujtohet sikur tani se me të qëndroja net të tëra në dhomë duke më mësuar për konstruksione të ndërtimit e shumëçka, dhe po ashtu me një rast më pat thënë se çiftelinë qe e ruajmë edhe sot e kësaj dite ia kishte dhuruar Jusuf Gërvalla, që atëherë ka qenë gazetar në Radio Shkupin dhe se është këngëtar, por më tregoi se prej nga është, por falë Jusuf Gërvallës, ai shkoi të punojë në Ferizaj, pra e ka pasur shokë shumë të mirë dhe me atë dhe shokë të tjerë ka shkuar të punojë në Ferizaj, edhe pse këta të Shkupit e kanë kërkuar që të vjen e të punojë këtu në minierën e Tajmishtes në Krçovë ku edhe punoi deri në shtator të 1977, edhe pse nuk e kishin mirëprit si kuadër i ri kuptohet si shqiptar se ka qenë bursist i tyre. Edhe pse ne si familje kemi traditë nga muzika se të parët dhe babi im u kemi rënë kavalleve (fyjeve), por pasi ma vranë vëllain, unë më kurrë nuk i kam prek me dorë.” Në pyetjen se kur e përcollët vëllain për në Amerikë, dhe pas sa ditësh kuptuat se ai është gjetur i vrarë. Si e pranuat lajmin e kobshëm për vrasjen e Bilallit? Ramazani, me lot në sy duke iu dridhur buza e sytë me lot mezi mu përgjigj:” Më zi nuk ka, edhe sot e kësaj dite nuk mund ta harrojmë, por jeta vazhdon…!?”. Me të kuptuar se është gjetur i vdekur aty te vendi i quajtur Qafa e Çegranit, shkuam me vrapë dhe ishim diku mbi 200 burrat e katundit, por po ashtu aty ishte edhe milicia dhe nuk na lejonin t’i afrohemi trupit të pajetë. Pasi erdhën edhe milicia dhe shërbimet e krimmilicisë dhe atyre që bënin obduksionin nga Shkupi.

Kufoma e vëllait tim kishte qëndruar në vendin e quajtur Qafa e Çegranit ndër ca shkurre gati 10 ditë. Këtë e kanë gjetur fare rastësisht do banorë nga Korita. E morën organet e sigurimit dhe e kishin bërë punën e vete dhe e thirrën babain tonë dhe i kishin thënë se Bilalli ka bërë vetëvrasje. Mirëpo, atëherë unë mora guximin dhe reagova para milicit dhe i thash se si është e mundshme të ketë bërë vetëvrasje me pistoletën e vet, cilat janë shkaqet? Ja edhe ju keni pistoletë përse nuk e vritni vetveten? Ndërsa milici me emrin Zdravko që ishte nga Vollkovia (që është i ndjerë), në mënyrë kërcënuese mu drejtua maqedonisht duke më thënë “pazi shto govorish” (ke kujdes se farë je duke thënë). Por, vrasja e tij, më nuk u përfol prej familjes sonë të ngushtë si nga unë dhe nga babai im. Shokë e dashamirë na sugjeronin që më mos flasim me askënd për vrasjen e Bilallit se do ta pësojmë si familje. Dhe, ne për shkak të kohës dhe regjimit komunist nuk kemi folur kurrë, por kemi heshtur dhe kemi vuajtur si familje.

Kjo ishte shkas që prindi im tash i ndjerë na u lut që sa më larg të jemi nga politika dhe të heqim dorë në kohën e komunizmit nga shkollimi si përndryshe do ta pësojmë dhe se ai gjithmonë na thoshte se mjaftë më djega se e humba babanë e nuk e di ku e ka varrin, ma vranë vëllain dhe së fundi ja edhe djalin, andaj heshtin dhe duron se durimi i ka rrënjët e hidhura, por frutet e ëmbla e një ditë ju pasardhësit e mi do ta shijoni dhe keni kujdes se shkiet (sllavët) kurrë nuk zihen besë.

Bilalli duheshe pas dy javësh, pra mbas Bajramit në tetor të 1977, ta bënim dasmën, ta martonim me të fejuarën e tij Lutfijen nga Kërçova, por ai vendosi që të ikte nga këtu se më thoshte se këtu bukë për mua dhe shqiptarët nuk ka. Më tregoi se ishte ndarë nga e fejuara duke i thënë se nëse pajtohet ta presë që pas pesë vjetësh do ta merr me vet në Amerikë, që rruga për në Amerikë i doli e kobshme ashtu siç e paralajmëroi se organet e sigurimit janë përpjekur ta likuidojnë dhe në këtë natë shtatori të 1977 edhe e vrasin ashtu siç kanë bërë me shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Ne kemi vuajt dhe do të vuajmë si shqiptarë. Natën që doli nga shtëpi doli në skaj të Koritës dhe e shprazi revolen në ajër me arsyen që tu jep haber të rrejshëm përcjellësve të cilët edhe ia morën jetën se ai do të niset në atë kahe, edhe pse ani nisi në drejti të kundërt ngase ishte thellë i bindur se e ndjekin. Do të shkoj në Amerikë se atje ka përparim për ne shqiptarët, ndërsa komunizmit shumë shpejt do të bjere dhe do të shkatërrohet dhe se Shqipëria e Enver Hoxhës është po ashtu komuniste. Pra, Bilalli kishte mundësi të mira për të ikur në Shqipëri dhe atë nëpër male, por nuk e donte komunizmin.

Të ritheksoj se baba Sulë Qehaja, në kohën e tij ka qenë plakë katundi, ndërsa Korita në atë kohë (1912-1915) ka qenë në kuadër të komunës së Brodit të Maqedonisë.”. Ramazan Selimi, është i lindur më 03.08.1944, atë ditë kur forcat atdhetare të Koritës të udhëhequra nga Shaban Korita ia kanë sprapsur keq partizanët, ndërsa nga Korita e Malit të Thatë vetëm në Luftën e Dytë Botërore janë vrarë 17 malësor dhe se kurrë nuk u ndriçua vrasja makabre e tyre. Pra, nga familja atdhetare Selimi që në këto anë e njohin si Kacipuli, janë vrarë tre burra, Sulë Qehaja nga Bullgarët më 1912, Kasami në Dubrovnik në masakrën e organizuar kundër shqiptarëve dhe intelektuali i rrallë antikomunist në moshën 29 vjeçare Bilall Selimi-Kacipuli në shtator të 1977, nga dora gjakatare e komuniste se i kishin rënë në fije se dëshironte të emigrojë në SHBA që ndoshta edhe kishte marrë udhëzime nga i Madhi Jusuf Gërvalla. Për këtë dëshmon vetë Ramazani vëllai i Bilallit që ka punuar në vitet e 80 të shekullit të kaluar në Zvicër, ku shokë nga Kosova kanë kuptuar se ky është vëllai i Bilallit, që në qarjet e aktivistëve të ilegalitetit kombëtar në perëndim ky emër është çmuar lartë, por Ramazani kurrën e kurrës nuk e ka përmendur jo se nuk ka dashur, por ka pasur drojën e pësimeve të tij dhe të familjes së tij. Por, kjo vrasje mbetet ende e pandriçuar fare, ndoshta në të ardhmen e afërt do të gjenden dëshmi dhe argumente të reja të veprimtarisë së këtij atdhetari antikomunist. Por, habit fakti se as në varrim as pas 34 viteve askush nga gjenerata e tij e shkove të studimeve nuk kanë qenë as për kreshendosh e lërë që të pyesin se çfarë u bë me këtë inxhinier.

Sido që të jetë, jeta dhe vepra e Bilall Selimit, ishte e shkurtër se gjakatarët nuk deshën intelektual të kalibrit të tillë që të emigrojë në SHBA e t’i kundërvihet sistemit totalitar antishqiptar. Më të kthyer nga Korita, u ndalëm më shokët që më shoqëruan tek vendi i quajtur Qafa e Çegranit, ku edhe është ekzekutuar Bilall Selimi, që sipas dëshmitarëve të kohës, herët në mëngjes të shtatorit të 1977, është dyshuar e shtënë në këtë vend, këtë e kanë dëshmuar banorët e Çegranit që janë shumë pranë këtij vendi. Andaj, Qafa e Çegranit mbetet vendi ku u likuidua Bilall Selimi. Ndoshta së shpejti, për aktivitetet dhe veprimtarinë e këtij atdhetari do ta botoj një monografi për të mos e harruar kurrë brezat e rinj se këtë ia kemi borxh këtij intelektuali dhe së ardhmes sonë.

Shih edhe

Redakto

Bibliografia

Redakto

Golgota Shqiptare



Lidhje të jashtme

Redakto

Faqja në Facebook