Komuna e Strugës
Komuna e Strugës është komunë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në qytetin e Strugës. Komuna e Strugës kufizohet në hapësire të ngushtë me komunën e Ohrit, pastaj me një pjesë të bregut të liqenit të Ohrit dhe me vijën kufitare shtetërore me Shqipërinë.
Komuna e Strugës |
---|
Gjeografia
RedaktoKomuna shtrihet në luginën fushore të Ohrit, mes maleve Jabllanicë (Guri i zi 2259m), mali i Belicës (1946m) dhe Mokra (1522m) në perëndim, Galiçica (2255m), Petrinja (Goga 1737), mali Plaqenska (Konjarnik 1933m) dhe mali Ilinska (Liska 1909m), në lindje Stogova (2242m) dhe dega e saj Karaorman (2076m) në veri dhe pjesa kodrinore Gora në jug. Kështu e rrethuar lugina fushore zë një sipërfaqe prej 103 407 Ha.
Demografia
Redakto
Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë. Shkalla e nataliteti në vitin 2004 ishte 10,2% (në 1000 banorë), kurse shkalla e mortalitetit të përgjithshëm ishte 7,5 % (në 1000 banore).Shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ishte 10,6‰ promilë. Shumëzimi natyror në numra ka qenë 101, në promilë 2,7. Me këto të dhëna komuna është nën mesataren e republikës.Qarku i migracionit në vitin 2004 është 6.Ndaj saj si të ardhur janë regjistruar gjithsej 223 persona,nga të cilët 152 janë qytetarë të ardhur brenda Republikës së Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i të shpërngulurve është 217,prej të cilëve 150 janë qytetarë të shpërngulur brenda Maqedonisë.
Karakteristikë është se nga numri I përgjithshëm i qytetarëve të shpërngulur(113) janë të gjinisë femërore, kurse shkaqet më të shpeshta për shpërngulje janë kurorëzimi dhe shkaqet tjera familjare (respektivisht 78 dhe 52). Numri mesatar i banorëve është 130,5 persona na km2. Numri i kurorëzimeve në vitin 2004 ishte 288 ose 7,8 kurorëzime në 1000 banorë dhe numri i shkurorëzimeve ishte 12 ose 0.3 shkurorëzime në 1000 banorë.Në raport me kurorëzimet komuna është mbi, ndërsa në krahasim me shkurorëzimet komuna është nën mesataren republikane, gjegjësisht i takon grupit të komunave me shkallë më të ulët të shkurorëzimeve. Struktura sipas gjinisë në Komunën e Strugës është 31743(50%) të gjinisë femërore dhe 31633(50%) të gjinisë mashkullore.
Shkalla mesatare e moshës së popullatës sipas regjistrimit të vitit 2002,është 33,1 vite. Pjesëmarrja e popullatës së re deri ne 20 vjeç moshë është 36,2%.Pjesëmarrje më të madhe në numrin e përgjithshëm të banorëve ka popullata me moshë nën dyzet vjeç 67,2%, ndërsa përqindja e banorëve mbi 60 vjeç është 11,7%.
Kombësia | Numri | % |
---|---|---|
Shqiptarë | 49,559 | 61,5% |
Maqedonas | 18,158 | 28% |
Turq | 3628 | 6% |
Romë | 116 | 0.18% |
Vlleh | 656 | 1% |
Serbë | 106 | 0.16% |
Boshnjakë | 103 | 0.16% |
Të tjerë | 2402 | 4% |
Gjithsej | 63376 | 100% |
Ekonomia
RedaktoPopullata e komunës së ... më së shumti merret me ...
Vendbanimet
RedaktoKomuna e Strugës i përfshin këto vendbanime:
Selia: Struga dhe vendbanimet: Belica e Poshtme | Belica e Sipërme | Bixhova | Bogovica | Boroveci | Bezeva | Bërçeva | Burineci | Dobovjani | Dollogozhda | Drasllavica | Drenoku | Ermëzi | Frëngova | Glloboçica | Jabllanica | Kalishti | Koroshishti | Ladorishti | Livadhia | Llabunishti | Llakavica | Llozhani | Llukova | Misleshova | Misllodezhda | Modriçi | Morovishti | Morunishti | Nerezi | Novosella | Oktisi | Podgorca | Pohumi | Preskopshtina | Prisovjani | Rodohozhda | Shumi | Tateshi i Epërm | Tateshi i Poshtëm | Teferiqi | Toska | Veleshta | Vishnja | Vranishti | Zagraçani | Zbazhdi | Zhepini