Ladorisht, (maqedonisht: Радолишта/Radolišta) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoninë e Veriut.

Ladorisht
Радолишта
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej3.119
Emri i banorëveLadorishtar
{{{postal_code_type}}}
6333
Faqja zyrtarehttp://www.ladorishti.org

Gjeografia Redakto

Ky fshat ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Strugës, rrëzë malit Jabllanicë. Ka tokë pjellore, kullosa dhe pyje. Popullata merret me bujqësi dhe blegtori. Fshati është kodrinoro-malor në lartësi mbidetare prej 700-820 metra.

Demografia Redakto

Ladorishti është një ndër fshatrat më të mëdhenj të rajonit të Strugës me rreth 700 shtëpi dhe mbi 3100 banorë sipas vitit 2002, shumica e tyre shqiptarë. Shënim: Statistikat demografike janë nga regjistrimi i vitit 2002, që është regjistrimi i fundit i kryer në Maqedoninë e Veriut[1].

Popullsia sipas etnisë:

Shqiptarë Maqedonas Turq Të tjerë Gjithsej
Meshkuj 1540 21 1561
Femra 1545 1 1 11 1558
Gjithsej 3085 1 1 32 3119

Popullsia sipas gjuhës:

Gj. shqipe Gj. turke Gj. serbe Të tjerë Gjithsej
Meshkuj 1542 19 1561
Femra 1545 1 1 11 1558
Gjithsej 3087 1 1 30 3119

Popullsia sipas përkatësisë fetare:

Muslimanë Katolikë Të tjerë
Meshkuj 1538 23 1561
Femra 1539 2 17 1558
Gjithsej 3077 1 40 3119


Kultura Redakto

Në fshat është e organizuar jeta kulturore dhe sportive nëpërmjet aktiviteteve te klubit futbollistik “Përparimi” dhe SHKA “Valët e Liqeni” janë përfaqësuar nëpër shumë festivale si vende ashtu edhe jashtë duke u nderuar me shumë çmime dhe lëvdata. Në Ladorisht gjithashtu ndodhen rrënjë të trashëgimisë kulturore si “Ura e gurit”(OPALE). Popullata i takon religjionit islam dhe ka dy xhami .

Historia Redakto

Për rrënjët e thella në histori të këtij vendbanimi flasin:

  • gjurmët e vendbanimit “Ladorishte” që ndodhet në pjesën lindore të fshatit
  • varrezat e jevgjive
  • bazilika paleokristiane (shekulli V) dhe
  • nekropoli (shekulli VII – VIII)[2]

Galeria Redakto

Shih edhe Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Regjistrimi Kombëtar i Maqedonisë së Veriut, 2002 (sipas etnitetit, gjinisë, përkatësisë fetare, dhe gjuhës) Stampa:Mk Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  2. ^ Historia e Ladorishtit [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)

Lidhje të jashtme Redakto