Ermëz apo Ërmas, (maqedonisht: Мали Влај/Mali Vlaj) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.

Ermëz
Мали Влај
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej71

Gjeografia

Redakto

Nga veriu fshati Ermëz kufizohet me Frëngovën e Kalishti, nga jugu me Rodohozhdën, nga lindja me Liqenin të Ohrit dhe nga perëndimi me fshatin Rrajcë i Shqiperisë. Emri maqedonas i fshatit: Mali Vlaj e merr emrin nga fjala sllavisht Vlah për popullin latinishtfolës të Ballkanit, qe quhen vllehë. Në kohën mesjetare, vendbanimi ishte quajtur në të dhënat adminstrative serbe të Dushanit me emrin Фроугови Власи/Frougovi Vlasi dhe në kodeksin e tjera kishtare, si Власци/Vlasci dhe Влашци/Vlašci.[1] Kjo toponim mesjetare i fshatit Vlasi, ishte i përbërë nga fjala sllave Vlašci (nga fjala vlah dhe prapashtesa sllavisht ci) që shënonte 'banorë vllehe të fshatit'.[2] Pas kohë, tingulli c u bë në s dhe toponimi i fshatit u bë Vlasi.[3] Kurse forma Vlaj është një shumës kallëzore i vjetër, i cili ka pësuar një transformim gjuhësor nga Vlaxy > Vlaxi > Vlai > Vlaj.[4] Kurse fjala 'i vogël' (ose mali në sllavisht për këtë fshat), është përdorur zakonisht, nëse por të ekziston një opozitë në një tjetër vendbanim më të madhe.[3] Gjithashtu, në dokumentet mesjetare të periudhës, ka ekzistuar edhe një tjetër fshat të quajtur Golema Vlaj në veri të Strugës dhe në afërsi të fshatit e sotme Morunisht.[5] Për vendbanimin Фроугови/Frougovi ajo përfundimisht u bë një vendbanim të veçanta që është identifikuar me fshatin i sotme dhe i afërt: Frëngovë.[6]

Ndërsa në gjuhën shqipe, fshati është i njohur si Ermëz[7] apo edhe si Ërmas nëpër fshatrat përreth të Strugës.[3] Forma shqiptar i toponimit gjithashtu përdor një fjalë të vjetër për vllehëve: Rrëmenj, e cila ishte përdorur nga toskët, por nuk është sot në përdorim popullor. Kjo rrjedh nga fjala vllahe: Rrménji ose Rreménji, që vllehët ku jetojnë në mesin e popullsive shqipfolëse, e përdornin dhe ende quhen me këtë emërtim kombëtare për veten e tyre.[8] Kjo fjalë nga ana tjetër e ka prejardhjen nga fjala Armënji, një fjalë që shumica të vllehët ballkanike e përdorin si një emërtim kombëtare për veten e tyre.[9] Për toponimin Ermëz, fjala Rrëmenj ka pësuar një shkurtim në formën rëm dhe me kalimin e kohës, bashkëtingëlloret r dhe ë kanë ndryshuar vendin e tyre në shqiptimit të toponimit. Toponimi gjithashtu përdoren prapashtesën ëz ose as, që tregon 'ndonjë gjë të vogël' në gjuhën shqipe dhe vepron në të njëjtën mënyrë si fjala sllavisht: mali. Sipas Pianka Włodzimierz ajo thekson se emri i fshatit mund të jetë i lidhur etimologjikisht me një fshati shqiptar pranë Pogradecit i quajtur Rrëmenj.[3] Ndërsa Asterios Koukoudis thekson se sipas traditave vendore, paraardhësit e banorëve të Ermëz erdhën nga fshati Rrëmenj, pranë Pogradecit, ndoshta në fund të shekullit 18.[10] Ndërsa tradita të tjera tregojnë se kur Voskopoja ishte në gjendje të rënies (1769 dhe në 1788), Rrëmenj ishte një vend i përkohshëm dhe ndalesë për refugjatët vllehë, kur udhëtonin për në Belicë e Poshtme dhe Belica e Sipërme.[10] Ndonëse nuk ka vllehë sot në fshat, vllehët nga Belicë e Poshtme dhe Belicë e Sipërme, kujtojnë se njëherë vllehët kishin jetuar në fshat.[10] Këto lidhje gjuhësore dhe historike të gjitha shtojen për prejardhja komplekse të emrit së fshatit si një toponim në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Demografia

Redakto

Është fshat i vogël përnga numri i banorëve, 71 sipas vitit 2002 të gjithë janë Maqedonas.[11]



Burimet

Redakto
  1. ^ Pianka Włodzimierz (1970). Toponomastikata na Ohridsko-Prespanskiot bazen. Institut za makedonski jazik "Krste Misirkov". f. 70.
  2. ^ Włodzimierz. Toponomastikata. 1970. f. 70. "Влашци означувало 'жители на с. Власи' (*Vlaxьci), додекаодликот Власци има с или по пат на асимилација до ц, или пак по аналогија до Власи".
  3. ^ a b c d Włodzimierz. Toponomastikata. 1970. f. 70.
  4. ^ Włodzimierz. Toponomastikata. 1970. f. 70. "Формата Влај е стар акузатив во множина, (*Vlaxy > Vlaxi > Vlai > Vlaj).
  5. ^ Asterios Koukoudis (2003). The Vlachs: Metropolis and Diaspora. Zitros. f. 423-424.
  6. ^ Włodzimierz. Toponomastikata. 1970. f. 69.
  7. ^ Kaim Murtishi (2001). Ladorishti: histori dhe tradita. Asdreni. f. 47.
  8. ^ Koukoudis. The Vlachs. 2003. f. 270.
  9. ^ Koukoudis. The Vlachs. 2003. f. 270. "However the term which they use of themselves in their own language is Rmeni or Remeni (Rrméńi or Rreméńi), often with a very distinctive enunciation of the initial r. It is undoubtedly cognate with Armîńi (Aroumanians, which is what most of the rest of the Vlachs call themselves".
  10. ^ a b c Koukoudis. The Vlachs. 2003. f. 424.
  11. ^ Regjistrimi Kombëtar i Maqedonisë, 2002 (sipas etnitetit, gjinisë, përkatësisë fetare, dhe gjuhës) Stampa:Mk Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.