Zagraçani
Zagraçan (maqedonisht: Заграчани/Zagračani) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.
Zagraçan
Заграчани | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,488 |
Emri i banorëve | Zagraçanas |
{{{postal_code_type}}} | 6330 |
Gjeografia
RedaktoFshati Zagraçan shtrihet aty ku mbarojnë kodrinat me komplekset shkëmbore magnetike të malit Jabllanicë, me një lartësi mbidetare 664 metra. Në fillim, në vendbanimin e parë banorët merreshin ekskluzivisht me bujqësi dhe blektori, ndërsa bujqësia i nënshtrohej fatit të kushteve klimatike (mungesa e ujit për vaditje). Nga aspekti socio-ekonomik, egzistenca e banorëve është varur ekskluzivisht nga bujqësia dhe blektoria, dhe kjo nevojë jetike i ka detyruar që të nguliten në këtë luginë për të mos i zënë me shtëpi tokat pjellore.
Demografia
RedaktoFshati zagraqan është një fshat ne Maqedoni , perberja etnike është me Shqiptarë.[1]
Veprimtaritë Ekonomike
RedaktoBujqësia
RedaktoBujqësia deri nga vitet 70-ta paralel me blegtorinë dhe kurbetin ka qënë veprimtari ekonomike dominante ndër banorët e këti fshati, për të siguruar egzistencën. Për këtë kanë qënë të angazhuar të gjithë familjarët, duke filluar që nga të miturit preh moshës 8-vjeçare, gratë, burrat dhe pleqtë. Ky angazhim me punët bujqësore ka qënë aktiv në gjith stinët e vitit por me një intensitet më të madh gjatë stinës së pranverës dhe të verës, kur fshati dhe fusha vëlonin nga si një kosh blete. Atëher toka punohej me mjete primitive. Lavrohej me qe dhe kuaj dhe me parmend. Korreshin dhe të lashtat ( gruri, thekri, tërshëra, elbi, gaori etj ). Barishtat nëpër livadhe dhe vende të tjera kositeshin me kosë dore. Ndërsa misri priteshte me drapër. Fusha e cila mbillej me një sipërfaqe prej më se 500 h kultivonte të gjitha bimët lavërtare si: grurin, elbin, tërshërë, thekër, urofi, graor, duhan, patate etj. dhe perimet si: domatja, speci, qepa, lakra etj. Deri në vitin 1957 deri atëher kur u ndërtua sistemi I kanalizimit për ujitje kultivoheshte misri dhe grosha në sipërfaqe më të vogla për shkak të mungesës së ujit për ujitje. Për atë kultivohështe një lloj misri që quheshte Shingjin, I cili nuk kërkonte ujë dhe bëheshtë edhe nëpër viset e thata. Të gjitha prodhimet bujqëaore nga fusha barteshin larë në fshat me qerre qesh prej druri dhe me kuaj samari . të gjitha aktivitetet bujqësore zhvilloheshin nëpër lëmenjtë që ishin aatëher nja 20 sosh, të vendosur në dy brigjet dhe ndonjë tjetër nga mesi I fshatit.
Pra me fjalë të pakta në këtë vend ka pas kushte të volitshnme për shumë kultura bujqësore, kështu në pjesën veri-lindore të fshatit janë ofruar kushte për kultivimin e hardhisë së rrushit. Në kohën e kolekivizimit (1951) u ngritën disa dhjetra hektar të vreshtave, mirë po pas prishjes së kolektivitetit ato iu këthyen pronarëve të më parshëm të tokave dhe nga vitet 90-ta nga mos kujdesia e madhe e këtyre pronarëve at u zhdukën për gjithmon. Kështu hardhia e rrushit nuk prodhohet më në as një vënd të fshatit. Mund të haste vetëm si pemë decorative-pjergulla para oborreve të shtëpive.
Pemteria në të kaluarën shum pak ka qënë e kultivuar. Mirë po pas viteve70-ta u bë kultivimi I disa pemëve si: molla, dardha, kajsia, qershia etj në sipërfaqe të konsiderueshme. Ndërsa sot po thuaj se ajo nuk kultivohet. Aty këtu mund të shohish nëpër kopshtet ndonjë dru peme, që mbahen më tepër si pemë dekorative se sa për ndonjë prodhim.
Pas viteve të 70-ta fbujqësia fillon të zhvillohet me një intenzitet më të shpejtuar dhe bujqësinë ekstensive dal ngadalë e zëvendëson ajo intensive. Gjatë kultivimeve të prodhimeve bujqësore u ndërmorën edhe shumë masa agrokteknike që bëri mjaft për ngritjen e rendimenteve sin ë kualitetin dhe kualitetet të këtyre prodhimeve. Ky zhvillim permanent arriti deri nga vitet e 90-ta. Që prej asaj kohe e këtej ajo do të pësoj një stangim të vërtetë. Ky stagnim filloj të ndiheshte edhe më parë, si pasojë e asaj që kurbeti mori një hov të madh, dhe njerëzit me të madhe fillojnë ta braktisin tokën duke parë levërdinë nga kurbeti e jo nga prodhimet puqësore.
Si pasojë e mungesës së krahut të punës dhe mos parja e prespektivave për të ardhmen e kësaj veprimtarie, koheve të fundit toka ka mbet e mjeruar dhe e braktisur krejtësisht. Arat e braktisura janë shëndruar në ambullishta ku rriten vetëm ferrat dhe bari i keq.
Toponimet
RedaktoToponomia e fshatit Zagraçan është përfshirë me një sipërfaqe prej afër 12 km² dhe e emëruar me nomenklatura të ndryshme varësisht nga pozita gjeografike, përbëria gjeografike e tokës dhe periudhave të ndryshme kohore, që nga ditët më të lashta e deri në ditët tona. Në përgjithësi ato janë me prejardhie nga gjuha shqipe, por disa prej tyre kanë emërtime me prejadhie nga gjuhët e tjera ballkanike (sllave-turke-arabe). Kjo dukuri eshtë si pasojë e regjimeve të ndryshme, të pushtetit që kanë sunduar në këtë trevë që nga koha e ilirëve e deri në sot. Kështu disa prej tyre janë tjetërsuar, emëruar dhe përvetësuar me forcën dhe gjuhën e të huajve.
Toponimet në këtë trevë tregojnë pronësi që i përkasin emrave të pronarëve dhe këto toponime dalin si: patronime, ojkonime, antroponime, etj. Toponomia për të cilën bëhet fjalë nuk është prezente dhe e regjistruar sipas radhës së nomenklaturës por sipas vendosjes së tyre (vendin se ku ndodhen), pozitës gjeografike etj.
Toponomia në këtë trevë edhtë njëra ndër më të lashtat dhe me trashëgimi autoktone historike dhe gjuhësore në këtë lokalitet, siq është kështu p.sh. Maja e Spasit që ngrihet në veri të fshatit me një larësi mbidetare 874 metra, për veq kesaj ka dhe toponime të shumta por ajo më e njohtura është Guri I Gjyshit, I cili është një toponim në gur , është një monument natyror dhe merret si symbol I lashtësisë të fshatit, gjendet nja 50 metra në perëndim të Xhamis së re, në një larësi mbi detare 600 metra. Prej aty mund të sudisësh natyrën e cila ofron një panoramë të mrekullueshme që shtrihet në katër anët e horizontit, që nga jug lindia e deri në veriperëndim dhe të rrallë janë ato vende që kanë tëtë pozitë. Prandaj ky gur mbetet një monument natyror I pa vdekshëm për gjeneratat që kanë kaluar janë e do të vijnë mbas kësaj. Jo rastësisht e ka marrë këtë emër, sepse aty kanë pushuar, kanë soditur panoramën e natyrës që të magjeps stërgjyshërit e gjyshërit tane të cilët dhe kane kuvenduar për hallet e pleqërisë dhe për të kaluërën e tyre. Ketu qëndrojnë edhe vlerat historike të ketij monumenti natyror. Në fillim Guri I Gjyshit nuk ka qën edhe aq I rregulluar ka pas nje gur te madh që është quajtur me këtë emër dhe një dru ku kanë pushuar njerëzit, mirë po sot ai është bërë mjaft modern me punën e pa lodhme të zotëri Islam Baftiarit I cili e bëri këtë vend që të jet njëri ndër vendet më të bukura të këti lokaliteti, dhe njërin ndër vendet ku e kalojnë ditën shum pleq por dhe fëmi ku për dit ndëgjohet zëri I tyre duke thënë: “Ajde të dalim nga Guri I Gjyshit për ti shpëlodh syt, të pim ujë, të marrim ajër të pastër dhe të shohim nynjallëk”.
Historia
RedaktoKëtë emër e hasim për here të parë në kohën e sundimit te Car Dushanit në këto anë, respektivisht në këtë trevë në fillim të shekullit XIV-te (1342-1345), saktësisht në vitin 1342, Car Dushani lëshoj një dokument të shkruar me të cilin urdhëron se kishat e Zagraçanit t'i bashkohen kishës “Sveti Bogorodica-Shën Mërise Perivlepta” sot Shën Klimenti në Ohër, këtu ky emër përdoret me emrin Zagraçanah. Ky lokalitet përmendet në tefteret e perandorisë Osmane në gjysmen e dytë të shekullit XVI-te (1580) me emrin Zagraçan si vendbanim me gjashtëmbëdhiet familje dhe njëqind e dhjetë banorë, edhe atë me dhiet familje shqiptare të krishterë dhe gjashtë familje të fesë islame. Në shekullin e XVI-të filloj përhapia e sektit Bektashian në këto anë si:Kosel , Veleshtë , Ladorisht , Raonik dhe Zagraçan , ku vepronin disa dervishë të këtij sekti. Dhe ketu ky emër përdorët me nje variantë tjetër, pasi qe ne vend të rrënjës së fjalës së sotme ZAGRA është përdorur ZAGOR. Në vitin 1881, sipas një të dhënë historike në afërsi të Zagraçanit të sotëm është zhvilluër një betejë ndërmiet ushtrisë së Xheladin Beut ( sundimtar i Ohrit ) dhe Ibrahim Pashës së Elbasanit. Për veç këtyre dëshmive ne kemi edhe dëshmi të tjera që flasin për këtë fshat siq janë vepra “Kraj obale Ohridskoga jezera” (Përreth brigjeve të liqenit të Ohrit) e shkrimtarit sërb Branisllav Nushiq i cili e përmend fshatin Zagraçan ne vitin 1892, ndërsa bugari Vasil Kënçov fshatin Zagraçan e përmend si venbanim në vitin 1902, kurse në vitin 1914 Zagraçani përmendet në të dhënat statistikore te nje regjistrimi nga autoritetet e pushtetit sërb që është bërë për rrethimin e Ohrit .
Burimet
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Selia: Struga dhe vendbanimet: Belica e Poshtme | Belica e Sipërme | Bixhova | Bogovica | Boroveci | Bezeva | Bërçeva | Burineci | Dobovjani | Dollogozhda | Drasllavica | Drenoku | Ermëzi | Frëngova | Glloboçica | Jabllanica | Kalishti | Koroshishti | Ladorishti | Livadhia | Llabunishti | Llakavica | Llozhani | Llukova | Misleshova | Misllodezhda | Modriçi | Morovishti | Morunishti | Nerezi | Novosella | Oktisi | Podgorca | Pohumi | Preskopshtina | Prisovjani | Rodohozhda | Shumi | Tateshi i Epërm | Tateshi i Poshtëm | Teferiqi | Toska | Veleshta | Vishnja | Vranishti | Zagraçani | Zbazhdi | Zhepini
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |