Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë
Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë ishte organizatë rinore e Partisë së Punës së Shqipërisë. U themelua gjatë Kongresit të Unifikimit, që synonte bashkimin e dy organizatave të themeluara dhe drejtuara nga PPSH: Rinia Komuniste dhe Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare. Si datë themelimi për BRPSH-në u caktua ajo e themelimit të Rinisë Komuniste, 23 nëntor 1942. Zyrtarisht BRPSH-ja cilësohej si "forca më e madhe revolucionare e fuqisë së pashtershme" dhe një "rezervë e fortë luftuese e partisë". Ajo kishte një rol kyç në indoktrinimin politik të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipërinë socialiste. Organizata ishte e lidhur me Frontin Demokratik.
Organizimi
RedaktoAnëtarësia
RedaktoMbi 200.000 anëtarë të grupit ishin të moshës 15-25 vjeçare. Grupi ishte përgjegjëse për kontrollin e të gjitha organizatave të Pionerëve të cilat përfshinin fëmijët 7-14 vjeç, për zbatimin e direktivave të partisë në mesin e të rinjve, si dhe për mobilizimin e brigadve të punës vullnetare për të punuar në projekte të veçanta ekonomike. Anëtarësimi në kë këtë grup ishte një parakusht për ata që aspironin për një karrierë në parti apo aparatin shtetëror.
Punë vullnetare
Redakto- Hekurudha Durrës–Tiranë: Punuan rreth 29.000 të rinj.
- Hekurudha Fier - Ballsh: Punuan rreth 22.000 të rinj[1].
- Hekurudha Durrës - Peqin: Punuan 30.000 vullnetarë.
- Hekurudha Peqin - Elbasan: Punuan 28.000 vullnetarë.
- Hekurudha Rrogozhinë - Fier: Punuan 65.000 vullnetarë.
- Rruga Kukës - Peshkopi: Punuan 4.000 vullnetarë.
- Rruga e Dritës: Punuan 12.800 vullnetarë.
- Përfundimi i Stadiumit "Qemal Stafa": Punuan rreth 1.500 vullnetarë në ditë[2].
Referime
Redakto- Biblioteka e Kongresit amerikan