Basil II (Greqisht: Βασίλειος Β΄, Basileios II; 958 – 15 Dhjetorë 1025) ishte një perandorë i Bizantit nga dinastia e Makedonëve i cili sundoi nga 10 Janari 976 deri më 15 Dhjetorë 1025. Ishte i biri i Romanusit II. Në kohën e vetë ishte i njohur si Basil Porphyrogenituesi dhe si Basili i Riu, për të veçuar atë nga Basili I Makedoni.

Vitet e para të regjimit të tij ishin të dominuar nga luftërat civile kundër gjeneralëve të fuqishëm të aristokracisë Anadolliane. Pas nënshtrimit të tyre Basili filloi të stabilizonte dhe të zgjeronte kufiret lindore, kurse në perëndim ishte i fokusuar veçanërisht në nënshtrimin e Bullgarëve, armiqtë më të mëdhenjë të Perandorisë. Për luften e tij ndaj Bullgarëve u bë i njohur edhe si "Vrasësi i Bullgarëve" (Greqisht: Βουλγαροκτόνος, Boulgaroktonos). Pak para vdekjes së tij Bizanti kishte një shtrirje prej Italisë së Jugut gjerë në Kaukaz, dhe prej Danubit deri te kufijtë e Palestinës; s'kishte pasur zgjerim më të madh territorial Perandoria që prej katër shekujve.

Pavarësisht prej luftës konstante që mbretëronte asokohe Basili e tregoi vetën si administrues i shkëlqyeshëm, duke zvogëluar fuqinë e familjeve të mëdha që ishin pronarë të tokave të shumta të cilët dominonin administratën dhe ushtrinë e perandorisë. Një tjetër lëvizje e tij e cila do të ishte me rëndësi afatëgjate ishte Martesa e motrës së tij Anës me Vladimir I të Kievit, në ndërrim me mbështetje ushtarake, e cila rezultoi me konvertimin e Rusëve në fenë e krishterë dhe inkorporimin e tyre në traditën kulturore dhe religjioze.

Fëmijëria

Redakto

Basili ishte i biri i perandorit Romanos II dhe perandores Theophani, e cila ishte nga Lakonia e Peleponezit, ndoshta nga qyteti i Spartës. Origjina e babait të tij është e pasigurt. Paraardhësi i tij i supozuar Basili I, themeluesi i dinastisë, mendohej se mund të ketë qenë Armenë, Sllavë ose Grek. Por babai i stër-gjyshit të Basil II mendohet se nuk ishte Basili I, por Mikaeli III. Familja e Mikaelit III ishin anadollian nga Phrygia dhe me kulturë dhe gjuhë greke. Më 960 Basilit u dha hise në fron nga babai i tij, i cili vdiq 3 vite më vonë kur Basili ishte vetëm 5 vjeç. Për arsye se Basili dhe vëllau i tij (i cili do të bëhej pas Basilit perandorë) ishin shumë të rinjë që të marrin fronin, nëna e tyre u martua me një nga gjeneralët e Romanos (burrit të saj), që mori fronin si Perandorë Nikephoros II Phokas në 963. Nikephoros është vrarë në vitin 969 nga nipi i tij John I Tzimisces, i cili pastaj u shpall perandorë dhe sundoi për shtatë vite. Kur më 10 Janar 976 Tzimisces vdiq, më në fund Basili II e mori fronin.

Rebelimet e Anadollit dhe Aleanca me Rusët

Redakto

Basili u shqua si ushtarë trim dhe kalorës madhështorë, dhe do të dëshmonte vetën si një gjeneral të aftë dhe sundues të fortë. Në vitet e hershme të sundimit të tij administrata qëndronte në dorë të Basil Lekapenosit (një djalë ilegjitim i perandorit Romanos I), president i senatit, një politikan i zgjuar e dinak i cili shpresonte se perandorët e rinjë do të bëheshin kukulla të tij. Basili priti dhe vëzhgojë duke mos u përzier, duke u kushtuar në mësimin e detajeve rreth administratës dhe shkencave ushtarake. Edhe pse Nikephoros II Phokas dhe John I Tzimisces ishin udhëheqës briliant ushtarak, të dytë treguan dobësi në lidhje me punët administrative. Pak para përfundimit të sundimit të Tzimisces ai me vonesë planifikojë zvogëlimin e fuqisë së pronarëve të tokave, dhe vdekja e tij e cila erdh shpejt pasi që kishte folur kundër tyre shpërndau fjalë se ishte helmuar nga Basil Lekapenos. Ky i fundit kishte siguruar prona të mëdha në mënyrë ilegale dhe frikohej nga një investigim dhe denim. Si rezultat i dështimeve të pararendësve të tij, Basili II e gjeti vetën në probleme serioze që në fillim të sundimit të tij. Dy pjesëtarë të elitës ushtarake anadolliane, Bardas Skleros dhe Bardas Phokas kishin mjete të bollshme për të ngritur në këmbë një rebelion kundër autoritetit të Basilit II. Motivet kryesore të këtyre burrave (të dytë ishin gjeneralë me eksperiencë) ishin që të marrin pozitat e Nikephoros II Phokas dhe John I Tzimisces dhe që të japin Basilit një rol të pafuqishëm. Basili II, duke treguar një prirje për pamëshirësi (e cila më vonë edhe do të bëhej tipari i tij dallues), personalisht merr fushën e betejës dhe shtyp rebelionet e të dyve, Bardas Skleros (979) dhe Bardas Phokas (989), me ndihmën e 12,000 trupave Gjeorgjiane. Marrëdhënia ndërmjet Skleros dhe Phokas ishin interesante: Phokas kishte qenë ndihmues për shuarjen e rebelimit të Skleros, por kur Phokas më vonë u rebelua vetë, Skleros u kthye nga eksili që të ndihmojë armikun e tij të vjetër. Kur Phokas vdiq në betejë, Skleros i cili ishte burgosur nga Phokas merr në dorë rebelionin, para se të detyrohej të dorëzohej në vitin 989 nga Basili. Sklerosit i ishte lejuar të jetonte, por ditët e mëtejshme të jetës së tij ai u detyrua ti kaloi si qorr. Këto rebelime kishin një efekt në pikëpamjen dhe metodën e qeverisjes se Basilit. Historiani Psellus përshkruan Bardas Sklerosin e mundur, duke i dhënë Basilit një këshillë: "Hjeq guvernatorët të cilët bëhen tej-krenar. Mos i lejo gjeneralët në fushatat e tyre të kenë resurse të tepërta. Rraskapit ata me kërkesa të pavendta, që të mbahen të angazhuar me aferat e tyre. Mos lejo asnjë grua nëpër Këshillet Imperiale. Bënu i paarritshëm nga askush. Mos i ndaj planet e tua me askënd." Basili, siç u duk, do të mirrte këtë këshillë afër zemrës. Në mënyrë që të shkatërrojë këto revolta të rrezikshme, Basili formojë një aleancë me princ Vladimir I të Kievit, i cili pushtoj më 988 Chersonesos, bazën kryesore perandorake në Krim. Vladimiri ofrojë që të kthejë Chersonesosin dhe të jap 6,000 ushtarl si riforcim për ushtrinë e Basilit. Si shkëmbim donte dorën e motrës së Basilit, Anën. Së pari Basili hezitojë. Bizantinët shikonin të gjithë popujt e veriut, Frankët apo Sllavët si barbarë. Ana vetë nuk donte të martohej me një barbarë, sepse një martesë si kjo nuk do të kishte ndonjë vlerë në kronikat e perandorisë. Vladimiri kishte ndërmarrë shumë kërkime në religjione të ndryshme, bile edhe ksihte dërguar delegatë të shumtë nëpër vende të ndryshme. Martesa nuk ishte arsyeja primare për tu konvertuar në fenë Ortodokse. Kur Vladimiri pranoj që të pagëzohej dhe që të konvertojë popullin e tij në fenë e krishterë, Basili më në fund ia dha dorën e motrës. Vladimiri dhe Ana u martuan në 989 në Krim. Rekrutimet te populli i Rusëve ishin vegla kryeesore për të ndal rebelionin, dhe më vonë u formua me ta Roja Varangiane. Kjo martesë kishte rëndësi të mëdha afatëgjate, duke qenë ndodhia kryesore pse Dukati i madh i Moskës, shumë shekuj më vonë, shpalli vetën si "Roma e tretë", dhe pa vetën si trashëgimtare të politikës dhe kulturës Bizantine. Rënja e Basil Lekapenos pasoj pas shtypjes së rebelionit. Ai ishte akuzuar për bashkëpunim me rebelët dhe u dënua me eksil dhe konfiskimin e të gjitha pronave të tij. Duke mbrojtur shtresat e ulëta dhe të mesme, Basili II zhvillojë luftë të pamëshirshme ndaj sistemeve të pronave të mëdha në Azinë e vogël.

Fushatat ndaj Kalifatit të Fatimidëve

Redakto

Konflikti i mbrendshëm u shua dhe Basili II kthejë vëmendjene tij në armiqtë e jashtëm të perandorisë. Lufta civile në Bizant kishte dobësuar pozitat në lindje të perandorisë, dhe gjithçka e arritur prej Nikephoros II Phokas dhe John I Tzimisces gati ishte humbur kundër Fatimidëve. Në 987/988 një armëpushim u nënshkrua me Fatimidët: Ishin marrë vesh që të shkëmbejnë të burgosurit; u njohë perandori Bizantin si mbrojtës i krishterëve nën sundin e Fatimidëve, dhe Kalifi i Fatimidëve si mbrojtës i muslimanëve nën sundin e Bizantinëve; dhe u morrën vesh që të ndërrohej emri në lutjen e të premtës në xhaminë e Konstantinopojës nga Kalifati i Abasidëve në Kalifatin e Fatimidëve. Megjithatë, në vitin 991 Fatimidët nisën një fushatë kundër Emiratit të Alepos nën Hamdanidët, një protektorat Bizantin, ndoshta me mendjen se Bizanti nuk do të ndërhynte. Nën guvernatorin e Damaskut, Manjutakinit, Fatimidët korrën suksese të shumta kundër Hamdanidëve dhe aleatëve Bizantin. Një ndër fitoret më të sukseshme ishte ajo në betejën e Orontes kundër dukës së Antiokit, Michael Bourtzes, në shtatorë viti 994. Kjo e fundit e detyrojë Basilin të ndërhyjë personalisht në lindje. Në një fushatë Blitz ai marshoi me ushtrinë e tij për 16 ditë tejpërtej Anadollit dhe mbërriti në Alepo në prillë 995. Ushtria e Fatimidëve u detyrua të tërhiqej pa bërë as betejë. Bizantinët rrethuan Tripolisin, pa sukses, dhe okupuan Tartusin të cilin e rifortifikuan dhe e garnizuan me trupa armeniane. Kalifi i Fatimidëve Al-Aziz tani u përgadit që të marrë personalisht fushën e betejës kundër Bizantinëve. Luftimet vazhduan ndërmjet këtyre dy fuqive pasiqë Bizantinët mbështetën një kryengritje anti-Fatimide në Tyre. Në vitin 998 Bizantinët nën Damian Dalassenos nisën një sulm në Apamea, por gjenerali Jaush ibn al-Samsama i mundi më 19 Korrik 998. Kjo humbje e shpie Basilin edhe njëherë në Siri në tetorë ti vitit 999. Basili kaloi 3 muaj në Siri, ku gjatë kësaj kohe Bizantinët bastisën Baalbekun, pushtuan Shaizarin, dhe pushtuan tri fortesa tjera në afërsi, plus plaçkitën Rafaniyan. Një tjetër rrethim i Tripolisit u tregua i pasuksesshëm. Mirëpo, vëmendja e Basilit devioj në zhvillimet në Armeni. Ai u nis për në Kiliki në janar dhe dërgoi një ambasadë në Kajro. Në vitin 1000 u nënshkrua një armëpushim 10 vjeçarë. Gjatë regjimit të al-Hakim bi-Amr Allah (996-1021) marrëdhient ndërmjet Bizantit dhe Fatimidëve qëndruan paqësore, ngaqe al-Hakimi ishte i interesuar më shum për punët e brendshme. Madje edhe me njohjen e pushtetit Fatimid në Alepo nga Lu'lu' i Alepos në 1004, dhe të instalimit të Fatik Aziz al-Dawla si emir në 1017 nuk shpiu deri te veprime ushtarake të mëtejme. Kjo mund të ketë qenë edhe se u morën vesh se Alepo do të vazhdonte pagesen e tributit ndaj Bizantint.

Pushtimi i Bullgarisë

Redakto

Një tjetër synim i Basili ishte edhe kthimi i tokave të dikurshme Bizantine. Në fillim të mijëvjeçarit të dytë ai filloi luftën me kundërshtarin e tij kryesorë, Samuelin e Bullgarisë. Bullgaria ishte nënshtruar pjesërisht nga John I Tzimisces pas invasionit të Svyatoslav I të Kievit, por pjesë të vendit kishin mbetur jashtë kontrollës së Bizantit nën kontrollën e Samuelit dhe vëllezërve të tij. Meqenëse bullgarët ishin duke shkatërruar e plaçkitur tokat Bizantine që nga viti 976, qeveria Bizantine deshi të shkaktoj përçarje ndërmjet tyre, dhe për të arritur këtë ata lejuan ikjen e Boris II të Bullgarisë nga burgjet e tyre. Kjo dredhi dështoi, kështu që Basili përdori një pushim nga konflikti i tij me fisnikërinë dhe drejtoi një ushtri prej 30,000 burrave që të rrethojnë Sofinë më 986. I shqetësuar ndaj lojalitetit të disa guvernatorëve të tij, Basili ndërpreu rrethimin dhe marshoi prapa në Thraki, ku ra në një pritë dhe pësoi një disfatë serioze në betejën te portat e Trajanit.Pas vdekjes se tij perandoria Bizantine u shperbe brenda gjysme shekulli.