Bedri Selmani
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Bedri Selmani u lind më 25 korrik 1960 në Dumnicë të Poshtme të Besianës. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Besianë, ndërsa studimet në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1983). Studimet posuniverzitare në Universitetin e Zagrebit në Fakultetin Ekonomik – Mardhënjet ekonomike ndërëkombëtare (1986), ndërsa titullin Doktor i Shkencave Ekonomike e mori në Universitetin e Prishtinës (2003). Është profesor dhe themelues i Universitetit Viktoria në Prishtinë. Ka punuar si mësimdhënës në Qendrën e Arsimit të mesëm në Besianë në vitet (1984-86). Me veprimtarinë profesinale-shkencore mirret tani e 24 vite, është Ekspert i marrëdhënjeve ekonomike ndërkombëtare . Është autor i librit : Globalizimi-Integrimet dhe transicioni, gjithashtu është autor i shumë shkrimeve dhe analizave profesinalo-shkencore të botuara jashtë vendi dhe në vend. Pjesmarrës i shumë tryezave dhe simpoziumeve shkencore me karakter ndërkombëtare dhe vendore.