"Heroi i Dukagjinit: Biografia e Beg Rizaj"

```

Beg Rizaj
Lindur më1977
Prekolluk, Deçan, Kosovo
Vdekur më10 Maj 2015
Kumanovë,Maqedonia e Veriut
Varrosur në
Në aleancë me UÇK
GradaSoldier
Betejat/luftrat

Beg Rizaj ishte hero dhe ushtar i [[Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës] (UÇK), i lindur në Prokolluk të Deçanit, Kosovë në vitin 1977. Shkollimin e filloi në fshatin Irzniq dhe shkollimin e mesëm e vazhdoi në Deçan.Ai luajti një rol të rëndësishëm në beteja të ndryshme gjatë Luftës së Kosovës, duke përfshirë kryengritja në rajonin e Dukagjinit, konfliktet në Luginën e Preshevës dhe kryengritja në Maqedoni në vitin 2001. Rizaj ia kushtoi jetën luftës për liri dhe drejtësi të popullit shqiptar. Ai humbi jetën tragjikisht në betejën e Kumanovës në vitin 2015 dhe u varros në Gllogjan të Deçanit të Kosovës.. ```.

    • Përfshirja në konflikte**

Beg Rizaj mori pjesë në katër konflikte të ndryshme. Pas fillimit të Luftës së Kosovës, ai u kthye në vendlindje dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rajonin e Dukagjinit, së bashku me shokun e tij Gani Zejnan. Ai ishte pjesëtar i njësisë speciale të UÇK-së të quajtur “Shqiponjat e Zeza”, e cila vepronte kryesisht në Koshare dhe zona të tjera në Dukagjin. Beg Rizaj u plagos rëndë dhe u dërgua për mjekim në Angli, ku ndodhej i vëllai Ramizi. Pas shërimit të tij, ai u kthye menjëherë në vijën e frontit.


    • Komandant në beteja të ndryshme**

Beg Rizaj luajti një rol të rëndësishëm edhe në Luftën Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e njohur edhe si UÇPMB, ku shërbeu si komandant i njësisë. Ai ishte ndër të parët që u përfshi në konfliktin në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001, duke luftuar për të drejtat e shqiptarëve atje dhe gjithashtu shërbeu si komandant gjatë kësaj kohe.

    • Fundi dhe trashëgimia tragjike**

Më 9 maj 2015, Beg Rizaj dhe disa shokë, përfshirë Mirsad Ndrecaj, udhëtuan për në Kumanovë të Maqedonisë, ku përfundimisht u tradhtuan nga vendasit shqipfolës. Ata u rrethuan nga forcat maqedonase dhe u përfshinë në një betejë 36 orëshe. Beg Rizaj me nëntë shokë të tij u vranë, ndërsa tetë policë u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën. Beg Rizaj ra në betejë më 10 maj 2015, në Kumanovë. Ai u varros më 21 maj 2015, në varrezat e dëshmorëve në Kullën e Haradinajt në fshatin Gllogjan të Deçanit.

    • Nderim kujtimin e Beg Rizajt**

Në përkujtim të jetës dhe bëmave të tij, në qendër të Deçanit është ngritur një përmendore, ku në ceremoninë e zbulimit mori pjesë edhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një postim në Facebook, Beg Rizaj dikur tha: “Nuk kam lindur për t'u plakur, o miku im, por për të përmbushur misionin dhe për t'u larguar. Kujtimi dhe bëmat e tij vazhdojnë të nderohen, të kujtohen përjetësisht si hero. Lavdi!