Behar Haxhiu është një biznesmen dhe politikan i suksesshëm, i lindur më 01/04/1964 në Milot, ku edhe banon. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Menaxhimi i suksesshëm i kompanisë dhe bashkëpunimi me partnerë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, ka sjellë një impakt pozitiv për qytetarët dhe zonën e Milotit. Karriera politike fillon në vitin 1991, kur ai u bashkua me Partinë Demokratike. Ai ka mbajtur pozicione drejtuese të ndryshme brenda PD-së, duke përfshirë kryetar i seksionit të PD-së në Milot, kryetar i grup seksionit të PD-së për dy mandate, dhe anëtar i kryesisë së degës Kurbin. Në vitin 2011, ai u zgjodh si kryetar i komunës së Milotit dhe gjithashtu ishte anëtar i këshillit të qarkut Lezhë. Nga viti 2015 deri në 2022, ai është kryetar i PD-së në Kurbin. Më 4 dhjetor 2022, Haxhiu fitoi primaret dhe u bë kandidati zyrtar për kryetar bashkie të PD-së për Kurbinin. Përvoja në menaxhimin e biznesit dhe karriera e suksesshme në politikë e kanë bërë Haxhiu-n një figurë të respektuar në fusha të ndryshme duke e kthyer në një zë të rëndësishëm për zhvillimin e Kurbinit dhe mbështetës të vlerave të demokracisë në vend.