Bekim Sele
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Bekim Sele, është regjisor shqiptar i lindur me 27.03.1983 në Dragash të Kosovës. Në vitin 2007 ka diplomuar në degën e Regjisë së Filmit të Prof: Isa Qosja në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndërkaq në vitin 2009 kryen studimet posdiplomike në këtë Fakultet po në degën e Regjisë së Filmit dhe merr titullin: “Master i Regjisë së Filmit”. Studimet e ciklit të tretë i vazhdon në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Fakulteti i Arteve Dramatike (FDU – Shkup), kur merr titullin; Doktor of Arts (D.A). Me disa filma të tij, ai ishte pjesëmarrës në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit. Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Filmografia
RedaktoFILMA ARTISTIK
- Film i shkurtë artistik "Amaneti i plakut", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "S’po rrihet ma", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "Me vizatu n’ujë", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "Kush e sheh, zemërohet", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "Pa sy", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "Ngutu ngadalë", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "PULA", Regjisor, Skenarist
- Film artistik "Liza po fle", Regjisor
- Film artistik "Gomarët e Kufirit", Ass. Regjisor
- Film i metrazhit të mesëm artistik "Lufta", Regjisor, Skenarist
FILMAT DOKUMENTAR
- Film dokumentar "Divi", Regjisor, Skenarist
- Film dokumentar "O Zot", Regjisor, Skenarist
- Film dokumentar "Baba Tomor", Regjisor, Skenarist
- Film dokumentar "Fidani", Regjisor
- Film dokumentar "Ulpiana antike" Regjisor
- Film dokumentar “Trokitje” (Portret - Fadil Vata) Regjisor, Skenarist
- Film dokumentar “Dëshmorët e Opojës” Regjisor, Producent
- Film dokumentar “Një jetë për Kosovën” (Portret - Shaban Manaj) Producent
- Film dokumentar "MAPL - 5 vjet" Regjisor, Producent
- Film dokumentar “Kur Vritet Tribuni” (Portret – Ismet Rraci) Regjisor, Producent
- Film dokumentar “Dita e Çlirimit e Komunës së Gjakovës ” Regjisor, Producent
- Film dokumentar shkencor- artistik “GJURMË” Regjisor, Producent
FESTIVALET
Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut: ”Një Botë”-Prishtinë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të shkurtër: ”SWIKOS”-Bazel-Zvicër, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të shkurtër dhe Dokumentar i Studentëve: ”SKENA UP”-Prishtinë, “NINE ELEVEN”, Prishtinë.
SHPËRBLIMET
1. Regjia më e Mirë-“SWIKOS”-BAZEL,(Me Filmin LUFTA)
2. Skenari më i Mirë-“Nine Eleven”-Prishtinë,(Me Filmin LUFTA)
3. Muzika më e Mirë-“Nine Eleven”-Prishtinë,(Me Filmin LUFTA)
Aktualisht ligjëron në Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejë, Fakulteti i Arteve
Drejtimi: Regji Filmi dhe TV.