Bell V-280 Valor
Bell V-280 Valor është një avion tiltrotor[1] i zhvilluar nga Bell dhe Lockheed Martin për programin Future Vertical Lift (FVL) të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Avioni u zbulua zyrtarisht në Forumin dhe Ekspozitën Vjetore Profesionale të Shoqatës së Aviacionit të Ushtrisë së Amerikës 2013 (AAAA) në Fort Worth, Teksas. V-280 bëri fluturimin e tij të parë më 18 dhjetor 2017 në Amarillo, Teksas.
Më 5 dhjetor 2022, V-280 u zgjodh nga Ushtria Amerikane si fituesi i programit Future Long-Range Assault Aircraft[2] për të zëvendësuar Sikorsky UH-60 Black Hawk.
Referime
Redakto- ^ "Tiltrotor", Wikipedia (në anglisht), 2022-10-31, marrë më 2022-12-18
- ^ "Future Long-Range Assault Aircraft", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-06, marrë më 2022-12-18