Bellifortis
Bellifortis ("I Fortë në Luftë", "Fortifikimet e Luftes") është dorëshkrimi i parë i teknologjisë ushtarake i ilustruar i cili daton nga fillimi i shekullit XV.[1] Ai përmbledh materiale nga shkrimtarët klasike mbi teknologjinë ushtarake, si p.sh. nga vepra De Re Militari e Vegetiusit dhe Strategemata anekdotike e Frontinusit, duke theksuar artin e rrethimit luftarak, por duke e trajtuar magjinë si një shtesë e arteve ushtarake. Libri është "i stëngarkuar me astrologji". Kjo vepër është hartuar nga ushtaraku gjerman Konrad Kyeser (1366 - 1405).[2]
Në vitin 1967, dy studiues, D. Todericiu dhe Dh. Polena nga Bukureshti, pohuan se gjetën një tekst të shkurtër në gjuhën shqipe të futur në tekstin Bellifortis, një libër të shkruar në latinisht që daton nga periudha e viteve 1402-1405. Në fletën 153 verso, teksti latin ndërpritet prej dy insertesh. Studiuesit në fjalë mundën ta dëshifrojnë tekstin në vija të përgjithshme dhe mbërritën në përfundimin se kishin të bënin me një dokument të gjuhës shqipe. [3][4] [5]
Dr. Robert Elsie, një specialist në studimet shqiptare, lidhur me "Dorëshkrimin Bellifortis" mes tjerash thot:"Teksti mua më duket shqip. Jam i bindur, të paktën, se nuk ka një gjuhë tjetër evropiane që të përputhet më mirë me tekstin se sa gjuha shqipe. Mirëpo, duhet të tregoj sinqerisht se nuk kam qenë në gjëndje ta zgjidh çështjen përfundimisht dhe do t'ju isha shumë mirënjohës për mendimet tuaja. Në rast se nuk jeni ju në gjëndje ta zgjidhni misterin e parë në historinë e letërsisë shqiptare, atëhere ka shumë të ngjarë që teksti i Bellifortis-it do të ruajë fshehtësinë e vet për një kohë të gjatë. Por ndoshta ky ishte qëllimi i autorit anonim." [6] [7]
Duhet theksuar se kronisti osman i shekullit XVI, Ruhi, pohon se, "shqiptarët në kohën e kontaktit me osmanët kishin shkrimin e tyre, por në një stad jo shumë të zhvilluar."[4]
Shih edhe
RedaktoGaleria
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Anzovin, Steven et al, Famous First Facts, International Edition — A Record of First Happenings, Discoveries, and Inventions in World History, H. W. Wilson Company (2000), p. 263 item 4117: "The first illustrated manual of military technology was Bellifortis, written and illustrated by Conrad Kyeser of Eichstatt, Germany, and covering a thousand years of European weaponry."
- ^ Conrad Kyeser aus Eichstätt, Bellifortis, vol. I, facsimile edition in color, edited, with German translation, introduction and notes by Götz Quarg (Düsseldorf) 1967; extensively reviewed by Lynn White, Jr, in Technology and Culture, 10,.3 (July 1969: 436–441)
- ^ Dhimitër S. Shuteriqi:Shkrimet shqipe në vitet 1332 - 1850, Rilindja, Prishtinë, 1978, fq. 33, OCLC 567808142
- ^ a b P. Thëngjilli:Historia e popullit shqiptar (395 - 1875), SHBLU, Tiranë, 1999, fq. 112. OCLC 44523116 ISBN 99927 0 037 8.
- ^ Robert Elsie:The Bellifortis Text and Early Albanian, Harrassowitz, 1986
- ^ Robert Elsie:Seksi dhe fillimet e të shkruarit në gjuhën shqipe
- ^ Robert Elsie:Bellifortis text and early Albanian