Konrad Kyeser
Konrad Kyeser (26 gusht 1366, Eichstätt - mbas 1405) ka qene një teknik lufte gjerman dhe shkrimtar për shkrime të specializuara te Evropës për mesjetën e vonë.
Jeta dhe vepra
RedaktoKonrad Kyeser ishte një inxhinier ushtarak gjerman, autor i veprës në dorëshkrim Bellifortis (1405), një libër mbi teknologjinë ushtarake të njohur gjatë shekullit XV. Fillimisht i konceptuar për Mbretin Wenceslaus, Kyeser ia dedikoi veprën e tij Rupertit të Gjermanisë.
Kyeser, i lindur në Eichstätt, fillimisht u përgatit si mjek dhe jetonte në oborrin e Padovës para se të bashkohej me kryqëzatën kundër turqve e cila përfundoi me fatkeqësi në Betejën e Nikopolisit në vitin 1396. Kyeser më vonë iku në mërgim në një fshat malor të Bohemisë gjatë sundimi të Sigismundit në vitet 1402-1403. [1]
Vepra Bellifortis për herë të parë u publikua në vitin 1967 në Düsseldorf të Gjermanisë. Po në këtë vit, dy studiues, Dh. Todericiu dhe D. Polena nga Bukureshti, pohuan se gjetën një tekst të shkurtër në gjuhën shqipe të futur në tekstin Bellifortis. Aty në fletën 153 verso, teksti latin ndërpritet prej dy insertesh. Studiuesit në fjalë mundën ta dëshifrojnë tekstin në vija të përgjithshme dhe mbërritën në përfundimin se kishin të bënin me një dokument të gjuhës shqipe. [2] [3] [4]
Shih edhe
RedaktoGaleria
RedaktoBurime
Redakto- ^ Stadtmuseum Ingolstadt: Konrad Kyeser – ein bayerischer Leonardo da Vinci, Eine Ausstellung des Stadtarchivs Ingolstadt in Zusammenarbeit mit Herrn Helmut Mahr
- ^ Dhimitër S. Shuteriqi:Shkrimet shqipe në vitet 1332 - 1850, Rilindja, Prishtinë, 1978, fq. 33, OCLC 567808142
- ^ P. Thëngjilli:Historia e popullit shqiptar (395 - 1875), SHBLU, Tiranë, 1999, fq. 112. OCLC 44523116 ISBN 99927 0 037 8.
- ^ Robert Elsie:The Bellifortis Text and Early Albanian, Harrassowitz, 1986
Lidhje
Redakto- TU Graz, Konrad Kyeser. Bellifortis Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine
- Konrad Kyesers Kurzbiografie auf kriegsreisende.de