Baftjar Luzati i njohur me emrin Ben Andoni (Tiranë, 29 qershor 1966) është gazetar dhe përkthyes shqiptar.

Biografia Redakto

Me prejardhje nga Radostina e Fierit,[1] u lind në Tiranë, i biri i Ismetit dhe Agustellës. Ka studiuar gjeografi dhe punoi më së pari në Institutin Hidrometeorologjik. Prej vitit 1996 është gazetar profesionist. Ka shkruar për gazetën "Koha Jonë", ishte redaktor kulture i gazetave "Gazeta Shqiptare" dhe "Korrieri", kryeredaktor i revistës "ABC" dhe zv. kryeredaktor i revistës "MAPO". Veç kësaj ka qenë korrespondent i agjencisë së lajmeve të Beogradit "BETA" dhe agjencive e gazetave të tjera të huaja. Andoni përkthen nga serbishtja, kroatishtja, bosnjishtja dhe anglishtja.

Referime Redakto

  1. ^ Myftaraj, Kastriot (9 shkurt 2017). "Ben Andoni / Baftjar Luzati". ata.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2021. Marrë më 19 korrik 2021.