Besëlashtët janë ata besimtarë shqiptarë që besojnë në perënditë e hyjnitë e lashta iliro-arbërore. Feja ilire mbështetej në perënditë e lashta ku kryesorët ishin En(j)i, Perendi, si dhe Zana (apo zanat) që herë del me emrin Thana e herë me emrin Zana. Perëndi të tjera ishin Bindi, Redoni, Bolla etj, dhe në kulti i hyjit më të rëndësishëm, Dielli. Kulti i Diellit ende mbijeton edhe në ditët e sotme në formën e spiraleve, kryqit të thyer dhe simboleve të Diellit si një rreth me rreze të shumta. Dielli adhurohej në shkëmbinj të rrafshët lart në bjeshkë, ku për nder të tij bëhej një fli në formën e diellit. Simbolika e këtij kulti është ende e gjallë në viset veriore të trojeve shqiptare, ku mbijeton edhe në gjuhë në formën e shprehjes si "Pasha Diellin/dritën".

Ndjekësit e besimit të lashtë ilir festojnë festat tona të lashta sipas riteve të moçme.[1]

Besëlashtët që nga 17 marsi 2013 kanë një forum interneti ku shkëmbejnë njohuritë e veta rreth besimit fetar ilir si dhe njihen e shoqërohen mes vete dhe bëjnë organizimet e nevojshme për mbajtjen e kremteve dhe ritualeve.

https://zojsi.albanianforum.net/

Simboli i diellit

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2017. Marrë më 6 mars 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)